Abdia 1:1-21
1 Vegimi i Abdisë.*
Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova për Edomin:+
«Kemi dëgjuar një lajm nga Jehovaidhe drejt kombeve është nisur një lajmëtar për të thënë:
‘Çohuni e le të bëhemi gati për betejë kundër tij.’»+
2 «Ja, të kam bërë të papërfillshëm mes kombeve;ti je shumë i përbuzur.+
3 Arroganca e zemrës sate, të mashtroi,+o ti që banon në strukat e shkrepit,ti që rri në shkrepa të lartë e që thua me vete:*
‘Kush do të më zbresë poshtë në tokë?!’
4 Edhe sikur ta bëje çerdhen lart* si shqiponjaose ta vije folenë mes yjeve,do të të zbritja poshtë që andej,—thotë Jehovai.
5 Sikur hajdutët të hynin te ti, grabitësit të vinin natën,a s’do të vidhnin sa të donin?
(Po, do të të shkatërronin krejt!)*
E sikur vjelësit e rrushit të vinin te ti,a nuk do të linin ndonjë bistak?+
6 Oh, sa shumë është hetuar Esau!
Sa shumë i kanë rrëmuar thesaret e tij të fshehura!
7 Të dëbuan deri buzë kufirit.
Të gjithë aleatët* të mashtruan.
Njerëzit me të cilët ishe në paqe, dolën më të fortë se ti.
Ata që hanin bashkë me ty, do të të vënë poshtë një rrjetë,por ti nuk do ta dallosh.»
8 Jehovai thotë: «A nuk do t’i zhdukatë ditë të mençurit e Edomit?+
A nuk do ta heq aftësinë dalluese nga rajoni malor i Esaut?
9 Luftëtarët e tu do të tmerrohen,+ o Teman,+sepse do të shfarosen të gjithë nga masakra në rajonin malor të Esaut+.
10 Për shkak të dhunës kundër Jakobit, vëllait tënd,+do të të mbulojë turpi+dhe do të zhdukesh përgjithmonë.+
11 Ditën kur qëndrove mënjanë,ditën kur të panjohurit robëruan ushtrinë e tij+kur të huajt hynë në portën e tij e hodhën short+ për Jerusalemin,ti u solle si një prej tyre.
12 Ti s’duhej të fërkoje barkun për të keqen e vëllait tënd ditën kur ishte në hall,+s’duhej të gëzoheshe për popullin e Judës ditën kur ata morën fund,+as s’duhej të flisje me aq arrogancë ditën e vuajtjes së tyre.
13 Ti s’duhej të hyje në portën e popullit tim ditën e katastrofës së tij,+s’duhej të fërkoje barkun për të keqen që i ra ditën e katastrofës së tijdhe as duhej të vije dorë mbi pasurinë e tij atë ditë.+
14 Ti s’duhej të qëndroje në kryqëzim që të shfarosje ata që iknin për të shpëtuar,+
s’duhej t’i dorëzoje të mbijetuarit e tij ditën e vuajtjes.+
15 Se dita e Jehovait kundër të gjitha kombeve është afër.+
Si bëre me të tjerët, ashtu do të bëhet edhe me ty.+
Do të të trajtojnë njësoj siç i trajtove të tjerët.
16 Si pitë mbi malin tim të shenjtë,po ashtu do të vazhdojnë të pinë pareshtur të gjitha kombet.+
Po, do ta pinë e do ta rrëkëllejnë kupën e zemërimit të Perëndisëdhe do të bëhen sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
17 Por të shpëtuarit do të jenë në malin Sion,+e ai do të bëhet i shenjtë;+shtëpia e Jakobit do të shtjerë në dorë ato që i përkasin.+
18 Shtëpia e Jakobit do të bëhet zjarr,shtëpia e Jozefit, flakë,kurse shtëpia e Esaut, kashtë.
Ata do t’i vënë zjarrin shtëpisë së Esaut e do ta përpijnë,dhe prej saj s’do të mbetet asnjë i mbijetuar,+sepse vetë Jehovai e ka thënë.
19 Ata do të shtien në dorë Negebin, rajonin malor të Esaut,+Shefelahun dhe vendin e filistinëve.+
Do të shtien në dorë fushën e Efraimit dhe fushën e Samarisë.+Beniamini do të marrë Galadin.
20 Të mërguarit e këtij vendi të fortifikuar,*+populli i Izraelit, do të marrin zotërimet e kananitëve deri në Zarefat.+
Të mërguarit e Jerusalemit, që ishin në Sefarad, do të shtien në dorë qytetet e Negebit.+
21 Shpëtimtarët do të ngjiten në malin Sionpër të gjykuar rajonin malor të Esaut,+dhe mbretëria do të bëhet e Jehovait.»+
Shënimet
^ Do të thotë «shërbëtor i Jehovait».
^ Fjalë për fjalë «në zemër».
^ Një mundësi tjetër «të fluturoje lart».
^ Një mundësi tjetër «Deri në ç’pikë do të të shkatërronin?»
^ Ose «ata me të cilët bëre besëlidhje».
^ Ose «e këtij ledhi mbrojtës».