Amosi 1:1-15
1 Fjalët e Amosit,* një bariu delesh nga Tekoa.+ Vegimet* që pa ai lidhur me Izraelin në ditët e Uziahut,+ mbretit të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit,+ birit të Joashit,+ mbretit të Izraelit, dy vjet para se të binte tërmeti.+
2 Ai tha:
«Jehovai do të ulërijë si luan nga Sionidhe do ta ngrejë zërin nga Jerusalemi.
Kullotat e barinjve do të mbajnë zidhe kreshta e Karmelit do të thahet.+
3 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër* rebelimet* e Damaskut, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ai e shiu Galadin me shirëse* hekuri.+
4 Prandaj do të dërgoj zjarr në shtëpinë e Hazaelit+që do të përpijë kullat e fortifikuara të Ben-Hadadit.+
5 Do të thyej shulat e Damaskut.+
Do të shfaros banorët në Bikat-Avendhe atë që sundon* në Beth-Eden.
Populli i Sirisë do të mërgojë në Kir,’+—thotë Jehovai.
6 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Gazës,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ajo mori një grup të tërë robërish+ dhe ia dorëzoi Edomit.
7 Prandaj do të dërgoj një zjarr në muret e Gazës+që do të përpijë kullat e saj të fortifikuara.
8 Do të shfaros banorët në Ashdod+dhe atë që sundon* në Ashkelon.+
Do ta ngre dorën kundër Ekronit,+dhe filistinët e mbetur do të zhduken’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
9 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Tirit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ai i dorëzoi Edomit një grup të tërë robërishdhe nuk e kujtoi besëlidhjen e vëllazërisë.+
10 Prandaj do të dërgoj një zjarr në muret e Tiritqë do të përpijë kullat e tij të fortifikuara.’+
11 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Edomit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ai e ndoqi të vëllanë me shpatë+e nuk donte të tregonte mëshirë.
Nga zemërimi e shqyen prenë e tij pareshturdhe vazhdon të jetë shumë i zemëruar me ta.+
12 Prandaj do të dërgoj një zjarr në Teman+që do të përpijë kullat e fortifikuara të Bozrahut.’+
13 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e amonitëve,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ata u çanë barkun grave shtatzëna të Galadit, që të zgjeronin territoret e tyre.+
14 Prandaj do t’u vë zjarrin mureve të Rabahut+që do të përpijë kullat e tij të fortifikuara,mes britmës së luftës në ditën e betejës,mes furtunës në ditën e shtrëngatës.
15 Mbretin e tyre do ta çojnë në mërgim bashkë me princat e tij’,+—thotë Jehovai.
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Do të thotë «të jesh ngarkesë» ose «të mbash një ngarkesë».
^ Shprehja «për tri, madje për katër» mund t’i referohet një veprimi të përsëritur.
^ Ose «krimet».
^ Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
^ Fjalë për fjalë «atë që mban skeptrin».
^ Fjalë për fjalë «atë që mban skeptrin».