Amosi 4:1-13

  • Mesazh kundër lopëve të Bashanit (1-3)

  • Jehovai përbuz adhurimin e rremë të Izraelit (4, 5)

  • Izraeli refuzon të pranojë disiplinën (6-13)

    • ‘Bëhu gati të përballesh me Perëndinë tënd!’ (12)

    • ‘Perëndia i tregon njeriut mendimet e Tij’ (13)

4  Dëgjojeni këtë fjalë, o lopë të Bashanit,që ndodheni në malin e Samarisë,+ju gra që i zhvatni fukarenjtë,+ që shtypni të varfrite që u thoni burrave* tuaj: ‘Na sillni diçka për të pirë!’   Zotëria Sovran Jehova është betuar për shenjtërinë e tij: ‘Ja, po vjen koha që ai t’ju ngrejë me çengeladhe ato që do të mbeten nga ju, me grepa.   Do të dilni nga të çarat e mureve, secila drejt përpara,dhe do t’ju hedhin në Harmon,​—thotë Jehovai.   Shkoni në Bethel dhe kryeni shkelje.*+ Shkoni në Gilgal dhe kryeni edhe më shumë shkelje.+ Në mëngjes sillni flijimet tuaja+dhe ditën e tretë sillni të dhjetat.*+   Digjni edhe një blatim falënderimi me bukë me maja+dhe shpallni me zë të lartë se po bëni blatime vullnetare. Po, sepse kështu doni të bëni, o popull i Izraelit,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.   Në të gjitha qytetet bëra që të kishit uri*dhe ju lashë pa bukë në të gjitha shtëpitë tuaja;+prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+​—thotë Jehovai.   Gjithashtu, tre muaj para korrjes jua mbajta shiun.+ Lashë që të binte shi në një qytet, por në një tjetër jo. Në një pjesë toke binte shi,kurse pjesa tjetër ku nuk binte shi, u tha.   Njerëzit e dy ose e tri qyteteve shkonin duke iu marrë këmbët në një qytet tjetër për të pirë ujë+e nuk e shuanin dot etjen;prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+​—thotë Jehovai.   Ju godita me të nxehtët zhuritës e me vrug.*+ Vërtet i shtuat kopshtet e vreshtat,por fiqtë e ullinjtë jua përpiu karkaleci;+prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+​—thotë Jehovai. 10  Dërgova mes jush një murtajë si ajo që dërgova në Egjipt.+ I vrava me shpatë të rinjtë tuaj,+ kurse kuajt tuaj ranë pre.+ Era e qelbur e kampeve tuaja jua shpoi hundët;+prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,​—thotë Jehovai. 11  Unë e ktheva përmbys vendin tuaj,si ktheva përmbys Sodomën dhe Gomorrën.+ Ju ishit si një kërcu i nxjerrë nga zjarri;prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+​—thotë Jehovai. 12  Prandaj do të të ndëshkoj sërish, o Izrael. Meqenëse do të veproj kështu,bëhu gati, o Izrael, të përballesh me Perëndinë tënd! 13  Se ja, Ai formoi malet+ dhe krijoi erën,+ai i tregon njeriut mendimet e Tij,ai e kthen agimin në terr+dhe shkel vendet e larta të tokës.+ Ai e ka emrin Jehova, Perëndi i ushtrive.’

Shënimet

Ose «zotërinjve».
Ose «rebelohuni».
Fjalë për fjalë «të kishit dhëmbë të pastër».