Amosi 6:1-14
6 Mjerë ata në Sion që kanë siguri te vetja,*ata që ndihen të sigurt në malin e Samarisë,+
më të shquarit e parisë së kombeve,te të cilët shkon shtëpia e Izraelit.
2 Kaloni në Kalneh e shikoni.
Që andej shkoni në Hamathin e Madh,+dhe zbritni në Gathin e filistinëve.
A janë ata më të mirë se mbretëritë tuaja?*
A kanë territor më të madh se juaji?
3 Mos po e hiqni nga mendja ditën e kobshme+dhe sillni në vend mbretërimin* e dhunës?+
4 Ju shtriheni në shtretër të fildishtë+ dhe rehatoheni sa gjatë gjerë mbi divane,+duke ngrënë deshtë e kopesë dhe viçat e majmë.*+
5 Ju sajoni këngë sipas tingullit të harpës,*+dhe njësoj si Davidi shpikni instrumente muzikore;+
6 pini verë në kupa të mëdha,+lyheni me vajrat më të zgjedhura
dhe nuk shqetësoheni për* katastrofën e Jozefit.+
7 Prandaj do t’ju çojnë në mërgim në krye të mërgimtarëve të tjerë,+dhe ata që rehatohen sa gjatë gjerë, s’do të bëjnë më ahengje të shfrenuara.
8 Jehovai, Perëndia i ushtrive, thotë: “Unë Zotëria Sovran Jehova jam betuar për veten:+
‘E urrej krenarinë e Jakobit,+i urrej kullat e tij të fortifikuara+dhe do ta dorëzoj në duart e armikut qytetin e gjithçka në të.+
9 Edhe sikur të mbeten dhjetë vetë në një shtëpi, ata do të vdesin.
10 Një i afërm* do t’i nxjerrë një nga një e do t’i djegë. Kështu do t’i nxjerrë eshtrat nga shtëpia. Pastaj do t’i thotë atij që është në dhomën e brendshme të shtëpisë: “A ka të tjerë me ty?” Tjetri do t’ia kthejë: “Asnjë tjetër.” Atëherë i afërmi do t’i thotë: “Hesht, se nuk është rasti të përmendet emri i Jehovait.”’
11 Se Jehovai jep urdhrin+dhe do ta katandisë shtëpinë e madhe në rrënojëdhe shtëpinë e vogël në gërmadhë.+
12 A rendin kuajt mbi shkrepa?
A lërojnë tokën atje njerëzit me qe?
Ju e keni kthyer të drejtën në një bimë helmuesedhe frytin e drejtësisë në pelin.*+
13 Ju gëzoni për diçka të kotëe thoni: ‘A nuk jemi bërë të fuqishëm* falë forcës sonë?’”+
14 Jehovai, Perëndia i ushtrive thotë: ‘Prandaj unë do të nxjerr kundër teje një komb,+ o shtëpi e Izraelit,që do t’ju shtypë që nga Lebo-Hamathi*+ deri te vadi* i Arabahut.’»
Shënimet
^ Ose «që janë të vetëkënaqur».
^ Ka të ngjarë t’u referohet mbretërive të Judës e të Izraelit.
^ Ose «fronin».
^ Ose «demat e rinj».
^ Ose «të instrumentit me tela».
^ Ose «nuk ndieni dhembje për».
^ Fjalë për fjalë «Xhaxhai».
^ Ose «hidhësirë».
^ Ose «nuk i kemi ngritur brirët».
^ Ose «nga hyrja e Hamathit».
^ Shih Fjalorthin.