Amosi 8:1-14

  • Vegimi i shportës me fruta vere (1-3)

  • Shtypësit dënohen (4-14)

    • Uri për fjalën e Perëndisë (11)

8  Ja ç’më bëri të shoh Zotëria Sovran Jehova: një shportë me fruta vere.  Ai më tha: «Çfarë shikon, Amos?» «Një shportë me fruta vere»,​—iu përgjigja. Atëherë Jehovai më tha: «I erdhi fundi popullit tim, Izraelit. Unë nuk do t’i fal më.+  Atë ditë, këngët e tempullit do të kthehen në ulërima,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​Do të ketë shumë kufoma, të cilat do të flaken gjithandej;+ do të ketë heshtje!   Dëgjojeni këtë, ju që shkelni të varfrite që shfarosni zemërbutët e vendit+   dhe thoni: ‘Kur do të mbarojë festa e hënës së re,+ që të shesim drithin? Edhe sa do që të kalojë Sabati,+ që të nxjerrim në shitje drithin, që të zvogëlojmë efën,*të zmadhojmë siklën,*të bëjmë hile me peshoret për të mashtruar,+   ta blejmë nevojtarin me argjend,të varfrin me një palë sandale,+dhe të shesim mbeturinat e grurit?’   Jehovai është betuar për Krenarinë e Jakobit:+ ‘Kurrë s’kam për t’i harruar tërë veprat e tyre.+   Për këtë arsye, vendi* do të dridhetdhe çdo banor do të mbajë zi.+ Ai do të ngrihet i tëri si Nili,do të fryhet dhe do të bjerë si Nili i Egjiptit.’+   Zotëria Sovran Jehova thotë: ‘Atë ditëdo ta bëj diellin të perëndojë në mesditëdhe do t’i sjell vendit errësirë në një ditë të kthjellët.+ 10  Festat tuaja do t’i kthej në zi+dhe të gjitha këngët tuaja në këngë të përvajshme.* Do të mbuloj çdo mes me copë thesi* dhe do të bëj që çdo kokë të jetë e rruar. Gjendja juaj do të jetë sikur të mbanit zi për një bir të vetëmdhe përfundimi i asaj dite do të jetë i hidhur.’ 11  Zotëria Sovran Jehova thotë: “Po vijnë ditëtgjatë të cilave unë do të sjell uri në vend,jo uri për bukë dhe etje për ujë,por për të dëgjuar fjalët e Jehovait.+ 12  Njerëzit do të shkojnë duke iu marrë këmbët nga njëri det në tjetrindhe nga veriu në lindje. Do të bredhin lart e poshtë duke kërkuar fjalën e Jehovait, por nuk do ta gjejnë. 13  Atë ditë, vajzave të bukuradhe djemve të rinj do t’u bjerë të fikët nga etja. 14  Këta që betohen për fajin e Samarisë+ dhe që thonë: ‘Siç është e vërtetë që rron perëndia yt, o Dan’,+ dhe ‘Siç është e vërtetë që ka një udhë për në Ber-Shebë’,+ do të bien e s’do të ngrihen më.”»+

Shënimet

Ose «toka».
Ose «këngë vajtimi».