Eklisiastiu 10:1-20

  • Pak marrëzi zbeh mençurinë (1)

  • Rreziqet e pazotësisë (2-11)

  • Hallet e të pamendit (12-15)

  • Marrëzia mes sundimtarëve (16-20)

    • Një zog mund të përsëritë atë që thua (20)

10  Nga mizat e ngordhura, vaji aromatik bie erë të qelbur. Po kështu, pak marrëzi e zbeh mençurinë dhe lavdinë.+  Zemra e prin të mençurin në rrugë të drejtë, kurse të pamendin në rrugë të gabuar.*+  Të marrit i mungon gjykimi i mirë*+ në çdo udhë që ecën dhe e tregon sheshit sa i marrë është.+  Nëse një sundimtari i ndizet zemërimi* kundër teje, mos e lër vendin tënd,+ sepse qetësia fashit mëkate të mëdha.+  Kam parë një gjë dëshpëruese nën diell, një gabim të njerëzve në pushtet:+  të marrët vihen në pozita të larta, kurse të aftët* qëndrojnë në pozita të ulëta.  Kam parë shërbëtorë që kalëronin mbi kuaj dhe princa që ecnin në këmbë si shërbëtorë.+  Kush hap një gropë, mund të bjerë vetë brenda,+ dhe kush shemb një mur guri, mund ta kafshojë ndonjë gjarpër.  Kush nxjerr gurë në gurore, mund të vritet me ta, dhe kush çan dru, mund të vihet në rrezik prej tyre.* 10  Nëse sëpata nuk pret dhe nuk mprehet, duhet më shumë forcë për ta përdorur, por me mençuri mund të kesh sukses. 11  Nëse gjarpri kafshon para se të hipnotizohet, s’hyn më në punë një hipnotizues i zoti.* 12  Fjalët që dalin nga goja e të mençurit janë të këndshme,+ kurse buzët e veta e rrënojnë të pamendin.+ 13  Me të hapur gojën ai flet marrëzira+ dhe e mbyll bisedën me budallallëqe që sjellin veç shkatërrim. 14  E megjithatë i marri s’pushon së foluri.+ Njeriu nuk e di të ardhmen. E kush mund t’i thotë ç’do të ndodhë kur të mos jetë më?!+ 15  Të pamendin e rraskapit mundi i vet, sepse ai s’di të gjejë as rrugën për në qytet. 16  Mjerë ai vend ku mbreti është çunak+ dhe princat ia shtrojnë me të ngrëna e të pira që në mëngjes! 17  Lum ai vend ku mbreti është bir fisnikësh dhe princat hanë në momentin e duhur për të marrë fuqi, e jo për t’u dehur!+ 18  Nga përtacia e madhe trarët e çatisë bëjnë bark, dhe po të rrish duarkryq shtëpia pikon.+ 19  Buka* ia shton gëzimin jetës dhe vera të sjell në qejf,+ kurse paraja i përgjigjet çdo nevoje.+ 20  As me mendje* mos fol keq për* mbretin+ dhe as në dhomën e gjumit mos fol keq për të pasurin, sepse ndonjë harabel mund ta çojë larg zërin* tënd ose ndonjë zog* mund ta përsëritë atë që thua.

Shënimet

Fjalë për fjalë «Zemra e të mençurit është në të djathtë të tij, kurse zemra e të pamendit është në të majtë të tij».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Fjalë për fjalë «fryma».
Fjalë për fjalë «të pasurit».
Një mundësi tjetër «duhet të bëjë kujdes me ta».
Fjalë për fjalë «një mjeshtër i gjuhës».
Ose «Ushqimi».
Një mundësi tjetër «As në shtratin tënd».
Fjalë për fjalë «mos e mallko».
Ose «mesazhin».
Fjalë për fjalë «krijesë fluturuese e qiejve».