Eksodi 11:1-10
11 (Jehovai i kishte thënë Moisiut: «Edhe një plagë do të sjell mbi faraonin dhe Egjiptin. Pas asaj, ai do t’ju lërë të ikni+ dhe, kur t’ju lërë të ikni, do t’ju dëbojë njëherë e mirë.+
2 Tani, thuaji popullit që gjithë burrat e gratë t’u kërkojnë fqinjëve sende argjendi dhe ari.»+
3 Falë Jehovait, populli fitoi pëlqimin e egjiptianëve, e veç kësaj, Moisiu ishte bërë njeri shumë i nderuar në vendin e Egjiptit, në sy të shërbëtorëve të faraonit dhe në sy të popullit.)
4 Pastaj Moisiu i tha akoma faraonit: «Kështu thotë Jehovai: ‘Aty nga mesnata do të kaloj nëpër Egjipt,+
5 dhe çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë,+ nga i parëlinduri i faraonit që rri në fron deri tek i parëlinduri i skllaves që punon në mokër,* si dhe çdo pjellë e parë e kafshëve.+
6 Në mbarë vendin e Egjiptit do të dëgjohet një klithmë aq e madhe, sa s’është dëgjuar kurrë më parë dhe as do të dëgjohet kurrë më.+
7 Por izraelitëve, njerëzve e kafshëve të tyre, nuk do t’u lehin as qentë,* që ta dini se Jehovai do të bëjë dallimin mes egjiptianëve dhe izraelitëve.’+
8 Gjithë shërbëtorët e tu me siguri do të vijnë tek unë, do të bien përmbys para meje dhe do të më thonë: ‘Ik, ti dhe tërë populli që të vjen nga pas.’+ Atëherë unë do të iki.» Me të thënë këtë, Moisiu u largua në kulmin e zemërimit nga faraoni.
9 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Faraoni nuk do t’ju dëgjojë,+ që vendi i Egjiptit të shohë edhe më shumë mrekulli të miat.»+
10 Moisiu dhe Aroni i kryen gjithë këto mrekulli para faraonit,+ por Jehovai lejonte që faraonit t’i ngurtësohej zemra e të bëhej kryeneç, prandaj ky nuk i lejonte izraelitët të largoheshin nga vendi i tij.+