Estera 10:1-3

  • Madhështia e Mordekait (1-3)

10  Mbreti Asuer vuri në punë të detyruar vendin dhe ishujt e detit.  A nuk janë shkruar në librin e historisë+ së mbretërve të Medisë dhe të Persisë+ gjithë arritjet e mëdha e të fuqishme të Mordekait,+ si edhe tregimi i hollësishëm për pozitën e nderuar me të cilën mbreti e lartësoi?+  Judeu Mordekai vinte i dyti pas mbretit Asuer. Ai ishte i shquar* mes judenjve dhe respektohej nga tërë vëllezërit e tij, pasi punonte për të mirën e popullit të tij dhe sigurohej për mirëqenien e* tërë pasardhësve të tyre.

Shënimet

Ose «vlerësohej shumë».
Ose «u fliste për paqen».