Ezdra 5:1-17

  • Judenjtë rifillojnë ndërtimin e tempullit (1-5)

  • Letra e Tatenait drejtuar mbretit Dar (6-17)

5  Pastaj profetët, Hageu+ dhe Zakaria,+ nipi i Idos,+ u profetizuan judenjve që ishin në Judë dhe në Jerusalem në emër të Perëndisë së Izraelit që ishte me ta.  Pikërisht atëherë Zorobabeli,+ biri i Shealtielit, dhe Jeshuai,+ biri i Jehozadakut, nisën të rindërtonin shtëpinë e Perëndisë+ që ishte në Jerusalem. Me ta ishin edhe profetët e Perëndisë që i mbështetnin.+  Në atë kohë Tatenai, guvernatori i rajonit Përtej Lumit,* Shetar-Bozenai dhe bashkëpunëtorët e tyre erdhën tek ata dhe i pyetën: «Kush ju dha urdhër që të ndërtoni këtë shtëpi dhe të mbaroni këtë ndërtesë?»*  Veç kësaj i pyetën: «Cilët janë emrat e burrave që po punojnë në këtë ndërtesë?»  Mirëpo Perëndia po i mbante sytë mbi pleqtë e judenjve+ dhe ata nuk i ndalën, derisa raporti t’i dërgohej Darit dhe të vinte një dokument zyrtar për këtë.  Ja një kopje e letrës që Tatenai, guvernatori i rajonit Përtej Lumit, Shetar-Bozenai dhe bashkëpunëtorët e tij, guvernatorët më të vegjël të rajonit Përtej Lumit, i dërguan mbretit Dar.  Ja çfarë kishin shkruar në raportin që i dërguan: «Mbretit Dar, “Paqja qoftë me ju!  Le ta dijë mbreti se shkuam në provincën e Judës, në shtëpinë e Perëndisë së madh, dhe ajo po ndërtohet me gurë të mëdhenj, dhe në mure po vihen trarë. Populli po punon me zell dhe puna po ecën mirë falë përpjekjeve të tyre.  Kështu pyetëm pleqtë e tyre: ‘Kush ju dha urdhër të ndërtoni këtë shtëpi dhe të mbaroni këtë ndërtesë?’*+ 10  Gjithashtu i pyetëm cilët po merrnin drejtimin, që t’i shkruanim emrat e këtyre burrave e t’ju vinim në dijeni. 11  Kjo është përgjigjja që na dhanë: ‘Ne jemi shërbëtorët e Perëndisë së qiejve dhe të tokës dhe po rindërtojmë shtëpinë që u ngrit shumë vjet përpara, të cilën e ndërtoi dhe e mbaroi një mbret i madh i Izraelit.+ 12  Por, meqë etërit tanë e zemëruan Perëndinë e qiejve,+ ai i la në dorë të Nabukodonosorit,+ mbretit të Babilonisë, kaldeasit. Ai e shembi këtë shtëpi+ dhe e çoi popullin në mërgim në Babiloni.+ 13  Gjithsesi, vitin e parë të Kirit, mbretit të Babilonisë, mbreti Kir nxori një urdhër për të rindërtuar këtë shtëpi të Perëndisë.+ 14  Për më tepër, mbreti Kir i hoqi nga tempulli i Babilonisë enët prej ari dhe argjendi të shtëpisë së Perëndisë, të cilat Nabukodonosori i kishte marrë nga tempulli në Jerusalem dhe i kishte çuar në tempullin e Babilonisë.+ Ato iu dhanë një burri të quajtur Sheshbazar,*+ të cilin Kiri e caktoi guvernator.+ 15  Kiri i tha: “Merri këto enë. Shko, vëri në tempullin që është në Jerusalem, dhe le të rindërtohet shtëpia e Perëndisë në vendin e mëparshëm.”+ 16  Atëherë erdhi ky Sheshbazari dhe hodhi themelet e shtëpisë së Perëndisë+ në Jerusalem. Që atëherë e deri tani ajo po rindërtohet, por nuk është përfunduar.’+ 17  Tani, nëse mbreti e sheh të udhës, le të hetohen regjistrat e thesarit mbretëror atje në Babiloni për të parë nëse mbreti Kir nxori vërtet një urdhër që të rindërtohej kjo shtëpi e Perëndisë në Jerusalem.+ Pastaj të na dërgohet vendimi i mbretit për këtë çështje.”»

Shënimet

Ose «Përtej Eufratit».
Ose «strukturë me trarë».
Ose «strukturë me trarë».
Ka mundësi të jetë Zorobabeli që përmendet tek Ezd 2:2; 3:8.