Ezekieli 2:1-10

  • Ezekieli caktohet si profet (1-10)

    • «Duan apo s’duan të dëgjojnë» (5)

    • Tregohet një rrotull me këngë të përvajshme (9, 10)

2  Ai më tha: «Bir njeriu,* çohu në këmbë që të të flas.»+  Pasi dëgjova këtë, fryma e Perëndisë hyri tek unë dhe më ngriti në këmbë,+ që të dëgjoja Atë që po më fliste.  Ai vazhdoi: «Bir njeriu, unë po të dërgoj te populli i Izraelit,+ te kombet rebele* që kanë ngritur krye kundër meje.+ Ata dhe paraardhësit e tyre e kanë shkelur ligjin tim deri sot e kësaj dite.+  Unë po të dërgoj te këta njerëz sfidues* dhe zemërgur,+ të cilëve duhet t’u thuash: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova.’  Duan apo s’duan të dëgjojnë​—sepse janë një shtëpi rebele+—​ata kanë për ta marrë vesh se mes tyre ka qenë një profet.+  Mirëpo ti, o bir njeriu, mos ki frikë nga ata+ dhe nga fjalët e tyre, ndonëse je rrethuar nga driza e gjemba*+ dhe banon mes akrepave. Mos ki frikë nga fjalët e tyre+ dhe mos u tmerro nga fytyrat e tyre,+ edhe pse janë shtëpi rebele.  Tregoju fjalët e mia, duan apo s’duan të dëgjojnë, sepse janë popull rebel.+  O bir njeriu, dëgjo çfarë po të them e mos u bëj rebel si kjo shtëpi rebele. Hape gojën e haje këtë që po të jap.»+  Unë pashë dhe ja, drejt meje u zgjat një dorë,+ në të cilën ishte një rrotull e shkruar.*+ 10  Kur e hapi përpara syve të mi, vura re që rrotulla ishte e shkruar nga të dyja anët.+ Në të ishin shkruar këngë të përvajshme,* rënkime dhe vajtime.+

Shënimet

E para nga 93 rastet që del shprehja «bir njeriu» tek Ezekieli.
Ka të ngjarë t’i referohet popullit të Izraelit dhe popullit të Judës.
Ose «të pacipë».
Një mundësi tjetër «ndonëse populli është kryeneç dhe si diçka që të pickon».
Ose «një rrotull libri».
Ose «këngë vajtimi».