Ezekieli 23:1-49
23 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:
2 «Bir njeriu, ishin dy gra, bija të një nëne,+
3 të cilat u bënë prostituta në Egjipt+ dhe u morën me prostitucion që në rini. Atje ua shtypën gjoksin dhe ua përkëdhelën gjinjtë e virgjër.
4 E madhja quhej Ohola* dhe e motra Oholiba.* Ato u bënë të miat dhe më lindën bij e bija; Ohola është Samaria,+ kurse Oholiba Jerusalemi.
5 Ohola filloi ta shiste veten si prostitutë+ kur ishte ende imja. Plot epsh, ajo shkonte pas dashnorëve të saj të zjarrtë,+ fqinjëve të saj asirianë.+
6 Ata ishin guvernatorë të veshur me ngjyrë blu dhe mëkëmbës—që të gjithë djem tërheqës, kalorës të hipur në kuaj.
7 Ajo vazhdoi ta shiste veten si prostitutë tek e gjithë ajka e bijve të Asirisë dhe u ndot+ me idhujt e pështirë* të atyre që u shkoi pas plot epsh.
8 Ajo nuk hoqi dorë nga prostitucioni që bënte në Egjipt, sepse, kur ishte e re, egjiptianët flinin me të, ia përkëdhelnin gjinjtë e virgjër dhe shfrynin epshin e tyre.*+
9 Prandaj e lashë në duart e dashnorëve të saj të zjarrtë, në duart e bijve të Asirisë,+ pas të cilëve kishte shkuar plot epsh.
10 Ata ia nxorën sheshit lakuriqësinë,+ ia morën bijtë dhe bijat,+ kurse atë vetë e vranë me shpatë; asaj i doli nami i keq mes grave, dhe ata ekzekutuan gjykimin tim kundër saj.
11 Edhe pse motra e vet, Oholiba, e pa këtë, asaj iu ndezën epshe edhe më të degjeneruara, dhe ajo e shiti veten si prostitutë më keq se e motra.+
12 Shkoi plot epsh pas fqinjëve të saj, bijve të Asirisë,+ guvernatorëve e mëkëmbësve të veshur me madhështi, kalorësve të hipur në kuaj—që të gjithë djem tërheqës.
13 Unë pashë se ajo ishte ndotur dhe që të dyja kishin marrë të njëjtën rrugë.+
14 Por ajo u dha pas prostitucionit gjithnjë e më shumë. Kur pa figura burrash të gdhendura në mur, shëmbëlltyra të kaldeasve të skalitura e të lyera me bojë të kuqe në portokalli,*
15 me rripa në mes, me çallma të mëdha që valviteshin, me pamje luftëtarësh, të cilët portretizonin babilonasit e lindur në vendin e kaldeasve,
16 ajo filloi t’i dëshironte plot epsh dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.+
17 Kështu, bijtë e Babilonisë vinin pareshtur në shtratin ku ajo bënte dashuri dhe e ndotnin me epshin e tyre;* ajo u ndot me ta, e pastaj u largua nga ata e neveritur.
18 Kur s’hoqi dorë nga prostitucioni i vet i pacipë dhe vazhdoi të nxirrte sheshit lakuriqësinë e saj,+ unë u largova i neveritur nga ajo, siç isha larguar nga e motra.+
19 Ajo vazhdoi të bënte gjithnjë e më shumë prostitucion,+ duke kujtuar ditët e rinisë kur e shiste veten si prostitutë në Egjipt.+
20 Shkonte plot epsh pas dashnorëve të saj, si konkubinat* e atyre burrave që e kanë organin si të gomarit e si të kalit.
21 O Oholibë, sa mall kishe për sjelljen e ndyrë të rinisë sate në Egjipt,+ kur t’i përkëdhelnin gjinjtë, gjinjtë e tu të njomë.+
22 Prandaj kështu të thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’i nxis kundër teje dashnorët e tu,+ nga të cilët u largove e neveritur, dhe do t’i sjell kundër teje nga çdo anë+
23 bijtë e Babilonisë+ dhe gjithë kaldeasit,+ burrat e Pekodit,+ të Shoas dhe të Koas, bashkë me tërë bijtë e Asirisë. Të gjithë ata janë djem tërheqës, guvernatorë e mëkëmbës, luftëtarë e burra të zgjedhur me merak,* të gjithë kalorës të hipur në kuaj.
24 Ata do të të sulmojnë me karroca lufte me rrota që gjëmojnë dhe me trupa të mëdha ushtarake të mobilizuara, me mburoja të mëdha, shqyte* dhe helmeta;* ata do të zënë pozicion kundër teje nga të gjitha anët. Unë do t’u jap autoritet që të të gjykojnë, dhe ata do të të gjykojnë si t’u duket më mirë.+
25 Unë do ta zbraz indinjatën time mbi ty, dhe ata do të veprojnë me tërbim kundër teje. Do të të presin hundë e veshë dhe, kush mbetet i paprekur mes jush, do të bjerë i vdekur nga shpata. Bijtë e bijat e tua do t’i marrin dhe, kush mbetet i paprekur mes jush, do të përpihet nga zjarri.+
26 Ata do të t’i heqin rrobat+ dhe do të t’i marrin stolitë* e bukura.+
27 Kështu do t’i jap fund sjelljes sate të ndyrë dhe prostitucionit tënd,+ të cilat i fillove në Egjipt.+ Ti s’do t’i shohësh më ata dhe nuk do ta kujtosh më Egjiptin.’
28 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, pas pak do të të lë në duart e atyre që urren, nga të cilët u largove e neveritur.+
29 Ata do të veprojnë kundër teje me urrejtje, do të marrin gjithë frytin e mundit tënd+ dhe do të të lënë krejt lakuriq. Kështu, imoraliteti yt i turpshëm do të dalë lakuriq, sjellja jote e ndyrë dhe prostitucioni yt do të dalin në shesh.+
30 Do t’i pësosh këto gjëra, sepse shkove me ngulm pas kombeve si prostitutë,+ sepse u ndote me idhujt e tyre të pështirë.+
31 Ti ke ecur në rrugën e sat motre,+ prandaj kupën e saj do të ta vë ty në dorë.’+
32 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Ti do të pish kupën e thellë dhe të gjerë të motrës sate,+do të bëhesh gazi i botës e objekt talljesh,sepse kjo kupë është plot e përplot me to.+
33 Ti do të jesh krejt e dehur dhe e hidhëruar,do të fryhesh me kupën e llahtarisë e të shkretimit,me kupën e motrës sate, Samarisë.
34 Do ta pish e do ta kthesh me fund,+do t’ia bresh edhe copat e saj prej qeramike.
E pastaj do të shkulësh gjinjtë,sepse unë kam folur’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
35 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse më ke harruar e më ke shpërfillur krejt,*+ ti do të vuash pasojat e sjelljes sate të ndyrë dhe të prostitucionit tënd.’»
36 Pastaj Jehovai më tha: «Bir njeriu, a do të shpallësh gjykime kundër Oholës dhe Oholibës+ e t’ua përplasësh në fytyrë gjërat e neveritshme që kanë bërë me zakonet e tyre të neveritshme?
37 Ato kanë kryer kurorëshkelje*+ dhe duart i kanë të lyera me gjak. Jo vetëm që kanë kryer kurorëshkelje me idhujt e tyre të pështirë, por edhe bijtë që më kishin lindur, i kanë djegur në zjarr* si ushqim për ta.+
38 E sikur të mos mjaftonte, bënë edhe këtë: po atë ditë ndotën shenjtëroren time dhe përdhosën sabatet e mia.
39 Pasi therën bijtë e vet si flijime për idhujt e tyre të pështirë,+ po atë ditë erdhën për ta përdhosur shenjtëroren time.+ Ja, këtë bënë në shtëpinë time.
40 Madje dërguan lajmëtarë për të thirrur burra nga vende të largëta.+ Kur ata ishin rrugës, ti, o Oholibë, u lave, leve sytë dhe u zbukurove me stoli.+
41 U ule në një divan madhështor,+ para të cilit ishte një tryezë,+ dhe vure mbi të temjanin+ dhe vajin tim.+
42 Atje dëgjohej një turmë burrash që argëtoheshin, mes të cilëve kishte edhe pijanecë të ardhur nga shkretëtira; ata u vunë këtyre dy grave byzylykë në duar dhe kurora të bukura në kokë.
43 Atëherë unë thashë për atë grua të rraskapitur nga kurorëshkeljet: ‘E prapëseprapë ajo s’do të heqë dorë nga prostitucioni.’
44 Ata shkonin tek ajo, si shkon dikush te një prostitutë. Pikërisht ashtu shkuan tek Ohola dhe Oholiba, tek këto gra me sjellje të ndyrë.
45 Por burra të drejtë do t’i japin* gjykimin e merituar për shkeljen e kurorës+ dhe gjakderdhjen,+ sepse ato janë kurorëshkelëse dhe i kanë duart të lyera me gjak.+
46 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kundër jush do të dërgohet një ushtri, dhe ju do të bëheni objekt llahtarie e viktima të plaçkitjes.+
47 Ushtria do t’ju godasë me gurë+ dhe do t’ju vrasë me shpatë. Do t’jua vrasë bijtë e bijat+ dhe do t’jua djegë shtëpitë me zjarr.+
48 Unë do t’i jap fund sjelljes së ndyrë në vend, dhe të gjitha gratë kanë për të nxjerrë mësim e nuk do ta imitojnë më sjelljen tuaj të ndyrë.+
49 Ajo* do t’ju sjellë mbi kokë të këqijat e sjelljes suaj të ndyrë dhe të mëkateve që keni bërë me idhujt tuaj të pështirë. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.’»+
Shënimet
^ Do të thotë «tenda ime është tek ajo».
^ Do të thotë «tenda e saj».
^ Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
^ Ose «kryenin marrëdhënie imorale».
^ Ose «me bojë të kuqe».
^ Ose «me marrëdhëniet e tyre imorale».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «të thirrur».
^ Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
^ Ose «përkrenare».
^ Ose «bizhuteritë».
^ Ose «më ke kthyer krahët».
^ Fjalë për fjalë «i kanë kaluar në zjarr».
^ Domethënë, kanë tradhtuar Perëndinë.
^ Ka të ngjarë t’i referohet Oholibës.
^ Domethënë, ushtria.