Ezekieli 25:1-17

  • Profeci kundër Amonit (1-7)

  • Profeci kundër Moabit (8-11)

  • Profeci kundër Edomit (12-14)

  • Profeci kundër Filistisë (15-17)

25  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga amonitët+ dhe profetizo kundër tyre.+  Thuaju amonitëve: “Dëgjoni fjalët e Zotërisë Sovran Jehova. Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse ti, o Amon, ke thënë: “Ah, sa mirë!” kur shenjtërorja ime u përdhos, kur vendi i Izraelit u shkretua e kur shtëpia e Judës mërgoi,  unë do të të dorëzoj në duart e popujve të Lindjes që të bëhesh pronë e tyre. Ata do të ngrenë brenda teje kampe* e do të vënë atje tendat e tyre. Ata do të hanë frytet e vendit tënd dhe do të pinë qumështin e kopeve të tua.  Unë do ta kthej Rabahun+ në kullotë devesh dhe vendin e amonitëve në vathë kopesh. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse ke përplasur duart+ e këmbët dhe gjithë përçmim ke gëzuar për të keqen e Izraelit,+  unë do ta ngre dorën kundër teje, që të të lë në duart e kombeve si plaçkë. Do të të shfaros nga popujt e do të të zhduk nga çdo vend.+ Unë do të të shuaj, e ti ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse Moabi+ dhe Seiri+ thanë: ‘Shtëpia e Judës është njësoj si gjithë kombet e tjera’,  unë do ta lë të pambrojtur atë anë* të Moabit ku janë qytetet e tij kufitare, bukurinë* e vendit të tij, nga Beth-Jeshimoti, Baal-Meoni e deri në Kiriataim.+ 10  Bashkë me amonitët do t’ua jap si pronë popujve të Lindjes,+ e kështu amonitët nuk do të kujtohen më mes kombeve.+ 11  Do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor kundër Moabit,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.” 12  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Me shpirt hakmarrës, Edomi ka dalë kundër shtëpisë së Judës dhe është bërë me faj të madh ngaqë ka marrë hak;+ 13  prandaj, ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Edhe kundër Edomit do ta ngre dorën, do të shfaros njerëz e bagëti, e do ta kthej në një vend të shkretë; nga Temani deri në Dedan+ ata do të bien të vdekur nga shpata.+ 14  Do të hakmerrem kundër Edomit me anë të popullit tim, Izraelit.+ Ata do të derdhin zemërimin dhe tërbimin tim mbi Edomin, e kështu Edomi do të provojë hakmarrjen time’”,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 15  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse filistinët janë përpjekur me shpirtligësi* të hakmerren e ta shkatërrojnë Izraelin, të shtyrë nga një armiqësi e vjetër,+ 16  ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta ngre dorën kundër filistinëve,+ do të shfaros keretitët+ dhe do të shuaj të gjithë banorët që do të mbeten në bregdet.+ 17  Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur të hakmerrem kundër tyre, po, kur të hakmerrem keqas kundër tyre duke i ndëshkuar ashpër.’”»

Shënimet

Ose «kampe të rrethuara me mure».
Ose «atë shpat».
Ose «stolinë».
Ose «me përçmim në shpirt».