Ezekieli 29:1-21

  • Profeci kundër faraonit (1-16)

  • Egjipti do t’i jepet Babilonisë si shpërblim (17-21)

29  Vitin e 10-të,* ditën e 12-të të muajit të dhjetë, fjala e Jehovait m’u drejtua:  «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga faraoni, mbreti i Egjiptit, dhe profetizo kundër tij e kundër tërë Egjiptit.+  Thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje, o faraon, mbret i Egjiptit,+përbindëshi i madh i detit, ti që rri shtrirë në rrjedhat e Nilit*+ tënd. Ti thua: “Lumi Nil është imi. Unë e kam bërë atë për veten time.”+   Mirëpo unë do të të vë grremça në nofullae do të bëj që peshqit e Nilit tënd të kapen pas luspave të tua;do të të nxjerr nga Nili yt bashkë me tërë peshqit që janë në të e që janë kapur pas luspave të tua.   Ty dhe tërë peshqit e Nilit do t’ju lë në shkretëtirë. Ti do të biesh i vdekur në fushë të hapurdhe kufoma jote do të mbetet atje, e askush nuk do ta marrë.+ Unë do të të jap si ushqim për kafshët e egra të tokës dhe për zogjtë e qiellit.+   Atëherë të gjithë banorët e Egjiptit kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,sepse, aq sa mund të jetë mbështetje një fije kashte,* po aq ishin ata mbështetje për shtëpinë e Izraelit.+   Kur izraelitët të kapën nga dora, ti vetë u dërrmovedhe ua bëre edhe atyre shpatullën copë. Kur ata u mbështetën te ti, ti vetë u thevedhe ua këpute edhe atyre gjunjët.’”*+  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ja, unë do të sjell kundër teje shpatën+ dhe do të t’i shfaros njerëz e kafshë.  Egjipti do të kthehet në rrënojë e në shkreti;+ atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, sepse ti ke* thënë: ‘Lumi Nil është imi. Unë vetë e kam bërë.’+ 10  Prandaj unë jam kundër teje e kundër Nilit tënd, dhe do ta kthej Egjiptin në gërmadhë, në vend të thatë, të shkretë e krejtësisht të pabanuar+ nga Migdoli+ deri në Sienë,+ deri në kufi me Etiopinë. 11  Nëpër të nuk do të shkelë këmbë njeriu e bagëtie,+ dhe për 40 vjet do të mbetet i pabanuar. 12  Unë do ta kthej Egjiptin në vendin më të shkretë dhe, për 40 vjet, qytetet e tij do të jenë qytetet më të shkretuara;+ unë do t’i shpërndaj egjiptianët mes kombeve dhe do t’i hallakat sa andej këtej.”+ 13  Megjithatë, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Pas 40 vjetësh do t’i mbledh egjiptianët nga popujt ku ishin shpërndarë;+ 14  do t’i kthej prapë robërit egjiptianë në vendin e Patrosit+ ku kanë rrënjët, dhe atje do të bëhen një mbretëri e papërfillshme. 15  Egjipti do të bëhet më i dobët se mbretëritë e tjera dhe nuk do të mbizotërojë më mbi kombet;+ unë do ta pakësoj aq shumë numrin e tyre, sa të mos nënshtrojnë më asnjë komb.+ 16  Egjipti nuk do të jetë më kurrë burim sigurie për shtëpinë e Izraelit;+ ai do t’i shërbejë vetëm për t’i kujtuar sa gabim bëri kur iu drejtua egjiptianëve për ndihmë. Atëherë ka për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.”» 17  Tani, vitin e 27-të,* ditën e parë të muajit të parë, fjala e Jehovait m’u drejtua: 18  «Bir njeriu, Nabukodonosori,*+ mbreti i Babilonisë, e mundoi shumë ushtrinë e tij në luftën kundër Tirit.+ Të gjitha kokat u bënë tullace, të gjitha supet u rropën.* Mirëpo as ai, as ushtria e tij nuk morën ndonjë pagë për mundin e tyre kundër Tirit. 19  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë i jap Egjiptin Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë.+ Ai do t’ia marrë pasuritë, do të bëjë shumë plaçkë e do të zërë pre të madhe; kjo do të jetë paga për ushtrinë e tij. 20  Si shpërblim për mundin e tij kundër Tirit, unë do t’i jap Egjiptin, sepse ai punoi për mua,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 21  Atë ditë unë do të nxjerr një bri për shtëpinë e Izraelit,*+ dhe ty* do të të jap rast të flasësh mes tyre. Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»

Shënimet

I referohet vitit të 10-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Këtu dhe më poshtë «Nili» i referohet lumit dhe kanaleve të tij vaditëse.
Fjalë për fjalë «një kallam».
Fjalë për fjalë «mesin».
Fjalë për fjalë «ai ka».
I referohet vitit të 27-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «u bënë mish».
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «do t’i jap forcë shtëpisë së Izraelit». Shih Fjalorthin, «Briri».
Ka të ngjarë t’i referohet Ezekielit.