Ezekieli 30:1-26

  • Profeci kundër Egjiptit (1-19)

    • Parathuhet sulmi i Nabukodonosorit (10)

  • Faraonit i thyhen krahët (20-26)

30  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ulërini: “Medet, erdhi dita!”,   sepse dita është afër, po, dita e Jehovait është afër.+ Ajo do të jetë një ditë plot re,+ një kohë e caktuar për kombet.+   Një shpatë do të vijë kundër Egjiptitdhe, kur në të të bien të vrarë, kur t’ia marrin pasuritë e kur t’i shemben themelet,+Etiopinë do ta mbërthejë paniku.   Etiopia,+ Puti,+ Ludi, tërë popujt e përzier,*Kubi dhe bijtë e vendit që kanë hyrë në një besëlidhje,*do të bien të gjithë të vdekur nga shpata.’   Kështu thotë Jehovai: ‘Edhe përkrahësit e Egjiptit do të bien;arroganca e fuqia e tij do të marrin fund.+ Nga Migdoli+ deri në Sienë+ do të bien të vdekur nga shpata,​—shpall Zotëria Sovran Jehova.—​  Ato do të bëhen vendet më të shkreta, dhe qytetet e Egjiptit do të jenë qytetet më të rrënuara.+  Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur t’i vë zjarrin Egjiptit e kur aleatët e tij të shpartallohen.  Atë ditë do të dërgoj lajmëtarë me anije, që t’i futin dridhmat Etiopisë, e cila ka siguri të madhe te vetja; atë do ta mbërthejë paniku kur t’i vijë dita Egjiptit, sepse ajo ditë ka për të ardhur.’ 10  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Do t’i jap fund hordhive* të Egjiptit me dorën e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë.+ 11  Ai dhe trupat e tij, më mizorët e kombeve,+ do të dërgohen për të shkatërruar vendin. Ata do të nxjerrin shpatat kundër Egjiptit dhe do ta mbushin vendin me të vrarë.+ 12  Unë do t’i kthej kanalet e Nilit+ në tokë të thatë dhe do t’ua shes vendin të ligjve. Vendin dhe gjithçka në të do ta shkretoj me anë të duarve të të huajve.+ Unë Jehovai kam folur.’ 13  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të shkatërroj edhe idhujt e pështirë* e do t’i shfaros perënditë e kota të Nofit.*+ Nuk do të ketë më princa* nga Egjipti, dhe unë do të shtie frikën në këtë vend.+ 14  Do ta shkretoj Patrosin,+ do t’i vë zjarrin Zoanit dhe do të ekzekutoj gjykimin mbi Nónë.*+ 15  Do ta derdh tërbimin tim mbi Sinin, fortesën e Egjiptit, dhe do ta shkatërroj popullin e Nosë. 16  Egjiptit do t’i vë zjarrin; Sinin do ta mbërthejë tmerri dhe Nosë do t’ia çajnë muret, kurse Nofin* do ta sulmojnë në mes të ditës. 17  Djemtë e Onit* dhe të Pibesetit do të bien të vdekur nga shpata dhe banorët e qyteteve do të shkojnë në robëri. 18  Tefnesi do të erret në mes të ditës kur të thyej atje zgjedhën e Egjiptit.+ Arroganca dhe fuqia e tij* do të marrin fund;+ atë do ta mbulojnë retë dhe banorët e fshatrave të tij do të shkojnë në robëri.+ 19  Unë do të ekzekutoj gjykimin tim mbi Egjiptin. Atëherë ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”» 20  Më pas, vitin e 11-të,* ditën e shtatë të muajit të parë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 21  «Bir njeriu, unë ia kam thyer krahun faraonit, mbretit të Egjiptit; ai s’ka për ta lidhur me fasha që të shërohet e të forcohet sa të mbajë shpatën. 22  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër faraonit, mbretit të Egjiptit;+ do t’ia thyej krahët, edhe të fortin, edhe krahun tashmë të thyer,+ dhe do t’ia rrëzoj shpatën nga dora.+ 23  Pastaj do t’i shpërndaj egjiptianët mes kombeve dhe do t’i hallakat sa andej këtej.+ 24  Unë do t’ia forcoj krahët* mbretit të Babilonisë+ dhe do t’i jap në dorë shpatën time.+ Kurse faraonit do t’ia thyej krahët, dhe ai do të rënkojë me zë të lartë para tij* sikur të ishte duke vdekur. 25  Unë do t’i forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, kurse krahët e faraonit do të lëshohen. Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur t’ia jap në dorë shpatën time mbretit të Babilonisë, dhe ai ta vringëllojë kundër Egjiptit.+ 26  Do t’i shpërndaj egjiptianët mes kombeve dhe do t’i hallakat sa andej këtej.+ Atëherë ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»

Shënimet

Ose «të gjithë ata nga kombet e tjera».
Ndoshta u referohet izraelitëve që ishin aleatë të Egjiptit.
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «ushtrive».
Ose «prijës».
Ose «të Memfisit».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Domethënë, mbi Tebën.
Ose «Memfisin».
Domethënë, e Heliopolit.
Domethënë, e Egjiptit.
I referohet vitit të 11-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Ose «do t’ia shtoj fuqinë».
Domethënë, para mbretit të Babilonisë.