Ezekieli 32:1-32
32 Vitin e 12-të,* ditën e parë të muajit të 12-të, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:
2 «Bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme* për faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe thuaji:‘Ti ishe mes kombeve si një luan i ri e i fortë,* por ke marrë fund.
Ishe si përbindësh deti+ që turfulloje në lumenjtë e tu;me këmbë turbulloje ujërat dhe ndotje lumenjtë.’*
3 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Unë do ta hedh rrjetën time mbi ty me anë të një turme shumëkombëshe,dhe ata do të të nxjerrin me rrjetën time të peshkimit.*
4 Pastaj do të të flak në tokë e do të të vërvit në fushë,do të bëj që te ti të ulen gjithë zogjtë e qiellit,dhe kafshët e egra të mbarë tokës do t’i ngop me mishin tënd.+
5 Do të ta flak mishin në malee do t’i mbush luginat me copat e kërmës sate.+
6 Do ta ngop tokën deri në male me gjakun tënd që do të rrjedhë lumë,dhe ai do t’i mbushë plot përrenjtë e tu.*
7 Kur ti të shuhesh, unë do të mbuloj qiejt e do të errësoj yjet.
Diellin do ta mbuloj me re, dhe hëna nuk do të shkëlqejë.+
8 Për shkakun tënd, do të errësoj të gjithë ndriçuesit në qielle do ta mbuloj me terr vendin tënd,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
9 Unë do t’ua mbush zemrat me ankth shumë popujvekur t’ju çoj në robëri te kombet e tjera,në vende që nuk i keni njohur.+
10 Shumë popuj do t’i lë gojëhapur prej teje,e mbretërit e tyre do të dridhen të llahtarisur për shkakun tëndkur ta vringëlloj shpatën para tyre.
Ditën e rënies sate,të gjithë do të dridhen pareshtur nga frika e vdekjes.’
11 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Mbi ty do të bjerë shpata e mbretit të Babilonisë.+
12 Unë do të bëj që hordhitë* e tuatë vriten nga shpata e luftëtarëve të fuqishëm,nga më mizorët e kombeve, po, nga të gjithë këta.+
Ata do t’i japin fund krenarisë së Egjiptitdhe të gjitha hordhitë e tij do të shfarosen.+
13 Unë do t’ia shfaros të gjitha bagëtitë që rrinë pranë ujërave të tij të bollshme,+dhe ujërat nuk do të turbullohen më,as nga këmbët e njeriut, as nga thundrat e kafshëve.+
14 Në atë kohë, do t’i kthjelloj ujërate do të bëj që lumenjtë të rrjedhin si vaji,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
15 Kur ta kthej Egjiptin në një vend të shkretë e krejtësisht të pabanuar,në një vend të zhveshur nga gjithçka kishte,+e kur të shfaros gjithë banorët e tij,ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+
16 Kjo është një këngë e përvajshme,dhe njerëzit do ta këndojnë me vaje;bijat e kombeve do të këndojnë me vaje,po, do të këndojnë me vaje për Egjiptin e për gjithë hordhitë e tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
17 Pastaj, vitin e 12-të, ditën e 15-të të muajit, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:
18 «Bir njeriu, nisja vajit për hordhitë e Egjiptit dhe shpall se atë do ta zbresin në thellësitë e tokës, atë dhe bijat* e kombeve të fuqishme, bashkë me ata që përfundojnë në gropë.*
19 ‘O Egjipt, mendon se je më i bukur se gjithë të tjerët? Zbrit dhe prehu me të parrethprerët!’
20 ‘Ata do të bien mes atyre që janë vrarë me shpatë.+ Ai* është lënë në dorë të shpatës. Merreni zvarrë bashkë me tërë hordhitë e tij!
21 Nga thellësia e Varrit,* luftëtarët më të fuqishëm do t’i flasin atij dhe ndihmësve të tij, të cilët me siguri do të zbresin e do të prehen si të parrethprerët, të vrarë me shpatë.
22 Atje është Asiria dhe tërë turmat e saj. Varret e asirianëve janë rreth e përqark tij;* të gjithë ata kanë rënë të vdekur nga shpata.+
23 Varret e saj janë në thellësi të gropës;* rreth e qark varrit ka turmat e saj, të gjithë të vrarë nga shpata, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve.
24 Atje është Elami+ me tërë hordhitë e tij rreth e qark varrit, të gjithë të vrarë nga shpata. Ata kanë zbritur nën tokë të parrethprerë, po, ata që i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve. Tani do ta mbajnë mbi vete turpin bashkë me ata që përfundojnë në gropë.*
25 Kanë vënë një shtrat për të* në mes të të vrarëve, dhe të gjitha hordhitë e tij janë rreth e përqark varreve të tij. Të gjithë janë të parrethprerë, të vrarë me shpatë, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve; do ta mbajnë mbi vete turpin bashkë me ata që përfundojnë në gropë.* Elami është vënë në mes të të vrarëve.
26 Atje është Mesheku, Tubali+ dhe gjithë hordhitë e tyre. Varret e tyre janë rreth e përqark tij.* Të gjithë ata janë të parrethprerë, të shpuar tejpërtej nga shpata, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve.
27 A nuk do të prehen me luftëtarët e fuqishëm e të parrethprerë që kanë zbritur në Varr* me armët e tyre? Shpatat ua kanë vënë poshtë kokës* dhe mëkatet do t’ua vënë mbi eshtra, sepse këta luftëtarë të fuqishëm terrorizuan vendin e të gjallëve.
28 Ndërsa ti* do të dërrmohesh mes të parrethprerëve dhe do të prehesh bashkë me ata që janë vrarë me shpatë.
29 Atje është Edomi,+ mbretërit dhe tërë prijësit e tij, të cilët u vunë bashkë me ata që u vranë me shpatë, edhe pse ishin të fuqishëm; edhe ata do të prehen me të parrethprerët+ e me ata që përfundojnë në gropë.*
30 Atje janë tërë princat* e veriut dhe gjithë sidonitët+ që kanë zbritur në gropë të çnderuar me të vrarët, pavarësisht nga tmerri që ngjallën me fuqinë e tyre. Ata do të prehen të parrethprerë bashkë me të vrarët nga shpata dhe do ta mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që përfundojnë në gropë.*
31 Faraoni do ta shohë gjithë këtë dhe do të ngushëllohet për atë që u ndodhi hordhive të tij;+ faraoni dhe gjithë ushtria e tij do të vriten me shpatë,’—thotë Zotëria Sovran Jehova.
32 ‘Meqë i fuste tmerrin vendit të të gjallëve, faraoni do të prehet mes të parrethprerëve bashkë me të vrarët nga shpata, ai dhe gjithë hordhitë e tij,’—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
Shënimet
^ I referohet vitit të 12-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
^ Ose «kënge vajtimi».
^ Ose «luan i ri me krifë».
^ Fjalë për fjalë «lumenjtë e tyre».
^ Ose «me rrjetën time tratë».
^ Fjalë për fjalë «dhe shtrati i përrenjve do të mbushet me ty».
^ Ose «ushtritë».
^ Domethënë, popujt.
^ Ose «varr».
^ Domethënë, Egjipti.
^ Ose «e Sheolit», pra, e varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ka mundësi t’i referohet mbretit të Asirisë.
^ Ose «të varrit».
^ Ose «varr».
^ Domethënë, për kombin e Elamit.
^ Ose «varr».
^ Mund t’u referohet mbretërve të Meshekut dhe të Tubalit.
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ndoshta u referohet luftëtarëve që varroseshin me nderime ushtarake bashkë me shpatat e tyre.
^ Ndoshta i referohet faraonit ose Egjiptit.
^ Ose «varr».
^ Ose «sundimtarët».
^ Ose «varr».