Ezekieli 36:1-38

  • Profeci për malet e Izraelit (1-15)

  • Rivendosja e Izraelit (16-38)

    • ‘Do ta shenjtëroj emrin tim të madh’ (23)

    • «Si kopshti i Edenit» (35)

36  Ti bir njeriu, profetizo për malet e Izraelit dhe u thuaj: “O male të Izraelit, dëgjoni çfarë thotë Jehovai.  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Armiku ka thënë për ju: “Ah, sa mirë! Edhe vendet e larta të lashtësisë janë bërë prona jonë!”’”+  Atëherë ti profetizo dhe thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse ju kanë shkretuar e ju kanë sulmuar nga të gjitha anët, që të bëheshit pronë e atyre që mbijetojnë* mes kombeve, e meqenëse ju marrin nëpër gojë e shpifin për ju,+  dëgjoni, o male të Izraelit, çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova! Kështu u thotë Zotëria Sovran Jehova maleve, kodrave, përrenjve, luginave, rrënojave të shkretuara+ dhe qyteteve të braktisura, të cilat të mbijetuarit e kombeve përreth i kanë plaçkitur e i kanë bërë objekt talljesh,+  po, Zotëria Sovran Jehova u thotë këtyre: “Me zell të zjarrtë+ do të flas kundër të mbijetuarve të kombeve dhe kundër tërë Edomit, të cilët me gëzim të madh e gjithë përçmim*+ e kanë marrë vendin tim për pronë, që t’i shtien në dorë kullotat e tij dhe ta plaçkitin.’”+  Prandaj profetizo për vendin e Izraelit dhe thuaju maleve, kodrave, përrenjve dhe luginave: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë do të flas me zell të zjarrtë e me tërbim kundër kombeve, sepse keni duruar poshtërimin e tyre.’+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë betohem* se kombet përreth do të mbajnë mbi vete turpin e tyre.+  Kurse ju, o male të Izraelit, do të keni pemë me shumë degë e do të jepni fryt për popullin tim, Izraelin,+ sepse ai do të kthehet së shpejti.  Ja, unë jam me ju dhe do ta kthej vëmendjen nga ju, e ju do të kultivoheni e do të mbilleni. 10  Do ta shumoj popullin tuaj, tërë shtëpinë e Izraelit, po, të gjithën. Qytetet do të banohen përsëri+ dhe rrënojat do të rindërtohen.+ 11  Po, do ta shumoj popullin dhe bagëtinë tuaj;+ ata do të shtohen e do të jenë të frytshëm. Do të bëj që të banoheni si më parë+ dhe që t’ju shkojë mbarë më shumë se në të kaluarën.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 12  Do të bëj që populli, po, populli im, Izraeli, të ecë mbi ju e t’ju shtjerë në dorë.+ Ju do të bëheni trashëgimia e tij e nuk do ta lini më pa fëmijë.’+ 13  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse për ju thonë: ‘Jeni vend që i përpin banorët dhe i lë kombet e veta pa fëmijë’, 14  atëherë ju as do t’i përpini më banorët, as do t’i lini më kombet tuaja pa fëmijë,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​ 15  Unë nuk do t’ju bëj më objekt fyerjeje mes kombeve apo që të duroni talljet e popujve,+ dhe nuk do të jeni më shkak pengese për kombet tuaja,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.”» 16  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 17  «Bir njeriu, shtëpia e Izraelit e ndotte vendin me udhët e veprimet e saj+ kur banonte në të. Për mua, udhët e saj ishin të papastra si menstruacionet e grave.+ 18  Atëherë unë derdha mbi ta tërbimin tim ngaqë kishin derdhur gjak në vend+ dhe e kishin ndotur me idhujt e tyre të pështirë.*+ 19  Kështu i shpërndava nëpër kombe dhe i hallakata sa andej këtej.+ I gjykova sipas udhëve dhe veprimeve të tyre. 20  Por kur shkuan te këto kombe, popujt e tyre e përdhosën emrin tim të shenjtë+ duke thënë: ‘Këta janë populli i Jehovait, por u desh të iknin nga vendi i tij.’ 21  Prandaj do të veproj për hir të emrit tim të shenjtë, të cilin shtëpia e Izraelit e ka përdhosur mes kombeve ku ka shkuar.+ 22  Thuaji, pra, shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nuk e bëj këtë për ju, o shtëpi e Izraelit, por për emrin tim të shenjtë, të cilin ju e keni përdhosur mes kombeve ku keni shkuar.+ 23  Unë kam për ta shenjtëruar emrin tim të madh,+ që u përdhos mes kombeve, po, që ju e përdhosët mes tyre. Kështu, kur të shenjtërohem mes jush, para syve të tyre,​—thotë Zotëria Sovran Jehova,—​kombet kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 24  Unë do t’ju marr nga kombet, do t’ju mbledh nga të gjitha vendet e do t’ju kthej përsëri në vendin tuaj.+ 25  Do t’ju laj me ujë të pastër dhe ju do të bëheni të pastër.+ Do t’ju pastroj nga të gjitha papastërtitë+ dhe idhujt tuaj të pështirë.+ 26  Do t’ju jap një zemër të re+ dhe do t’ju përtërij mendjen.*+ Do t’jua heq zemrën prej guri+ që keni dhe do t’ju jap një zemër të butë.* 27  Do të vë brenda jush frymën time dhe do të bëj që të ecni sipas rregullave të mia.+ Ju do të ndiqni e do të zbatoni vendimet e mia gjyqësore. 28  Pastaj do të banoni në vendin që u dhashë paraardhësve tuaj, dhe ju do të jeni populli im e unë do të jem Perëndia juaj.+ 29  Unë do t’ju çliroj nga tërë papastërtitë tuaja, do t’i jap urdhër drithit e ai do të prodhojë me bollëk; jo, nuk do t’ju sjell më zi buke.+ 30  Do ta shtoj frytin e pemëve dhe prodhimin e arave, që të mos turpëroheni më para kombeve për shkak të zisë së bukës.+ 31  Atëherë do t’i kujtoni udhët tuaja të liga dhe veprimet tuaja jo të mira; do t’ju neveritet vetja nga fajet dhe zakonet tuaja të neveritshme.+ 32  Por ta dini se këtë nuk e bëj për hatrin tuaj,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​Përkundrazi, t’ju vijë turp e u skuqshi për udhët tuaja, o shtëpi e Izraelit!’ 33  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën kur t’ju pastroj nga tërë fajet tuaja, do të bëj që qytetet të banohen+ dhe rrënojat të rindërtohen.+ 34  Toka e djerrë, që ishte e shkretuar në sytë e të gjithë kalimtarëve, do të kultivohet. 35  Njerëzit do të thonë: “Toka e djerrë është bërë si kopshti i Edenit,+ dhe qytetet që ishin rrënuar, braktisur e rrafshuar, tani janë të fortifikuara dhe të banuara.”+ 36  Kombet që do të kenë mbetur përreth jush, kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam ndërtuar ato që ishin rrafshuar dhe kam mbjellë tokën e lënë djerr. Unë, Jehovai, kam folur dhe e kam bërë këtë.’+ 37  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta lejoj shtëpinë e Izraelit të më kërkojë edhe këtë: t’i shumoj njerëzit e tyre si një kope delesh. 38  Qytetet që ishin të rrënuara, do të mbushen plot e përplot me njerëz.+ Ata do të jenë si një grumbull i madh të shenjtësh,* si kopeja e Jerusalemit* gjatë festave.+ Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»

Shënimet

Fjalë për fjalë «e mbetjes».
Ose «me përçmim në shpirt».
Fjalë për fjalë «Unë ngre dorën».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «prej mishi». Domethënë, një zemër të ndjeshme ndaj drejtimit të Perëndisë.
Një mundësi tjetër «si një kope delesh flijimi në Jerusalem».