Ezekieli 45:1-25

  • Kontributi i shenjtë dhe qyteti (1-6)

  • Pjesa e prijësit (7, 8)

  • Prijësit duhet të jenë të ndershëm (9-12)

  • Kontributi i popullit dhe i prijësit (13-25)

45  Kur të ndani vendin si trashëgimi,+ duhet të jepni si kontribut për Jehovain një pjesë të shenjtë nga vendi.+ Ajo duhet të jetë 25.000 kute* e gjatë dhe 10.000 kute e gjerë;+ e gjithë kjo pjesë* do të jetë e shenjtë.  Brenda saj do të caktoni për shenjtëroren një pjesë toke katrore, 500 kute të gjatë dhe 500 kute të gjerë;*+ do të caktoni edhe 50 kute kullota në çdo anë të saj.+  Në këtë zonë, pra, duhet të matësh 25.000 kute gjatësi me 10.000 kute gjerësi, dhe në të do të jetë shenjtërorja, një gjë shumë e shenjtë.  Kjo do të jetë një pjesë e shenjtë për priftërinjtë,+ për shërbëtorët e shenjtërores, që i afrohen Jehovait për t’i shërbyer;+ po, do të jetë një vend për shtëpitë e tyre dhe një vend i shenjtë për shenjtëroren.  Për levitët, për shërbëtorët e tempullit, do të jepni një pjesë tjetër 25.000 kute të gjatë dhe 10.000 kute të gjerë;+ ata do të kenë në zotërim edhe 20 dhoma* ngrënieje.+  Gjithashtu, si pronë të qytetit, do të jepni një pjesë 25.000 kute të gjatë (pikërisht sa gjatësia e kontributit të shenjtë) dhe 5.000 kute të gjerë;+ ajo do t’i përkasë tërë shtëpisë së Izraelit.  Pjesa e prijësit do të jetë në të dyja anët e kontributit të shenjtë dhe të pjesës së caktuar për qytetin, pra, anash kontributit të shenjtë dhe pronës së qytetit; ajo do të jetë në perëndim dhe në lindje të tyre. Gjatësia e saj, nga kufiri perëndimor deri në atë lindor, do të përkojë me gjatësinë e pjesës së një prej fiseve fqinje.+  Ky vend do të bëhet pronë e tij në Izrael. Prijësit e mi nuk do ta keqtrajtojnë më popullin tim,+ por do t’ia japin vendin shtëpisë së Izraelit, sipas fiseve.’+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘E keni kaluar cakun, o prijës të Izraelit! Hiqni dorë nga dhuna dhe shtypja! Gjykoni me drejtësi dhe bëni atë që është e drejtë!+ Mjaft ia zhvatët pronat popullit tim!+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​ 10  Përdorni peshore të sakta, efa* të sakta dhe bato* të sakta.+ 11  Për efën dhe baton duhet të ketë një masë të përcaktuar: një bato duhet të jetë sa një e dhjeta e një homeri* dhe një efë sa një e dhjeta e një homeri. Homeri do të jetë masa standarde. 12  Një sikël*+ duhet të jetë 20 gera;* dhe 20 sikla plus 25 sikla plus 15 sikla do të jenë për ju një maneh.* 13  Ky është kontributi që duhet të paraqitni: një të gjashtën e një efe nga çdo homer grurë dhe një të gjashtën e një efe nga çdo homer elb. 14  Racioni i vajit do të llogaritet sipas batos. Një bato është një e dhjeta e korës;* është edhe një e dhjeta e homerit, sepse dhjetë bato janë një homer. 15  Nga kopeja e bagëtive të Izraelit duhet të jepni një dele për çdo 200 krerë. Të gjitha këto do të përdoren kur të paraqitet blatimi në drithë,+ blatimi i plotë i djegur+ dhe flijimi në bashkësi,+ që të bëhet shlyerja për popullin,+—thotë Zotëria Sovran Jehova. 16  I gjithë populli do t’ia japë këtë kontribut+ prijësit të Izraelit. 17  Prijësi nga ana e vet do të jetë përgjegjës për t’i paraqitur blatimet e plota të djegura,+ blatimin në drithë+ dhe blatimin në pije gjatë festave,+ hënave të reja, Sabateve+ dhe gjatë tërë festave të caktuara të shtëpisë së Izraelit.+ Pikërisht ai do të sigurojë blatimin për mëkatin, blatimin në drithë, blatimin e plotë të djegur dhe flijimet në bashkësi, që të bëhet shlyerja për shtëpinë e Izraelit.’ 18  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Muajin e parë, ditën e parë të muajit, të merret nga tufa një dem i ri e i shëndetshëm dhe të pastrohet shenjtërorja nga mëkati.+ 19  Prifti të marrë pak gjak nga blatimi për mëkatin dhe të lyejë me të shtalkën* e tempullit,+ katër qoshet e platformës së madhe të altarit dhe shtalkën e portës së oborrit të brendshëm. 20  Po njësoj do të bëhet edhe ditën e shtatë të muajit për këdo që ka mëkatuar pa dashje ose nga padija;+ dhe duhet të bëhet shlyerja për tempullin.+ 21  Muajin e parë, ditën e 14-të të muajit, do të kremtoni Festën e Kalimit.*+ Për shtatë ditë do të hani bukë pa maja.+ 22  Atë ditë, prijësi do të sigurojë një dem të ri si blatim për mëkatin, për vete dhe për tërë popullin.+ 23  Për shtatë ditët e festës ai do të sigurojë shtatë dema të rinj dhe shtatë desh të shëndetshëm si një blatim të plotë të djegur për Jehovain, çdo ditë nga një,+ dhe një cjap çdo ditë si blatim për mëkatin. 24  Veç këtyre, ai do të sigurojë edhe një efë drithë si blatim në drithë për çdo dem të ri, një efë drithë për çdo dash dhe një hin* vaj për çdo efë drithë. 25  Muajin e shtatë, duke filluar nga dita e 15-të e muajit, ai duhet të sigurojë të njëjtin blatim për mëkatin, të njëjtin blatim të plotë të djegur, të njëjtin blatim në drithë dhe të njëjtin racion vaji për shtatë ditët e festës së këtij muaji.’”+

Shënimet

Ose «Në gjithë shtrirjen e saj».
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «500 me 500».
Ose «20 salla».
Ose «mina». Shih Shtojcën B14.
Duket se i referohet hyrjes të së Shenjtës.
Ose «do të kremtoni Pashkën». Shih Fjalorthin.