Ezekieli 5:1-17

  • Portretizohet rënia e Jerusalemit (1-17)

    • Profeti rruan kokën e mjekrën dhe i ndan qimet në tri pjesë (1-4)

    • Jerusalemi është më keq se kombet (7-9)

    • Rebelët ndëshkohen në tri mënyra (12)

5  Ti, o bir njeriu, merr një shpatë të mprehtë dhe përdore si brisk berberi. Rruaj kokën dhe mjekrën, dhe pastaj merr një peshore e ndaji qimet në tri tufa.  Një të tretën digje në zjarr brenda qytetit sapo të jenë plotësuar ditët e rrethimit,+ një të tretën tjetër merre dhe prite me shpatë rreth e qark qytetit,+ kurse një të tretën e fundit shpërndaje që ta marrë era, dhe unë do të nxjerr një shpatë që ta ndjekë nga pas.+  Nga tufa e fundit, merr ca dhe mbështilli te palat* e veshjes sate.  Ca të tjera merri e hidhi në zjarr që të digjen e të bëhen hi. Ky zjarr do të përhapet në tërë shtëpinë e Izraelit.+  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ky është Jerusalemi! Unë e vura mes kombeve dhe mes vendeve që e rrethojnë.  Por ai u rebelua kundër ligjeve dhe vendimeve të mia gjyqësore, duke vepruar më me ligësi se kombet dhe vendet përreth,+ sepse populli i hodhi poshtë vendimet e mia gjyqësore dhe nuk eci sipas ligjeve të mia.’  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ngaqë ju keni hapur më shumë telashe se kombet përreth, nuk keni ecur sipas ligjeve të mia e nuk i keni zbatuar vendimet e mia gjyqësore, por në vend të kësaj keni zbatuar vendimet gjyqësore të kombeve përreth,+  Zotëria Sovran Jehova thotë kështu: ‘Ja, unë jam kundër teje, o qytet,+ dhe unë vetë do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor në sy të kombeve.+  Do të të bëj atë që s’e kam bërë kurrë dhe që s’kam për ta bërë më kurrë, për shkak të gjithë zakoneve të tua të neveritshme.+ 10  Si pasojë, etërit do të hanë bijtë+ dhe bijtë do të hanë etërit, e unë do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor kundër teje, dhe ata që do të mbeten, do t’i shpërndaj në të katër anët.’”*+ 11  Siç është e vërtetë që unë rroj,​—thotë Zotëria Sovran Jehova,—​meqë e ke ndotur shenjtëroren time me tërë ata idhuj të pështirë e me tërë ato zakone të neveritshme,+ unë do të të hedh poshtë.* Syrit tim nuk do t’i vijë keq dhe nuk do të më dhimbsesh fare.+ 12  Një e treta juaj do të vdesë nga murtaja* ose do të marrë fund nga zia e bukës, një e treta do të vritet nga shpata+ rreth e qark jush dhe një të tretën që mbetet, do ta shpërndaj në të katër anët* e do të nxjerr një shpatë që ta ndjekë nga pas.+ 13  Atëherë zemërimi im do të shuhet, furia ime do të fashitet e unë do të gjej qetësi.+ Kur të kem shfryrë tërë furinë time mbi ta, ata kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam folur ngaqë kërkoj me këmbëngulje të më përkushtohen vetëm mua.+ 14  Unë do të të kthej në gërmadhë dhe do të të poshtëroj në sytë e kombeve përreth dhe të të gjithë kalimtarëve.+ 15  Kur të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor me zemërim, furi dhe ndëshkime të ashpra, ti do të poshtërohesh e do të përbuzesh,+ do të bëhesh një shembull paralajmërues e i llahtarshëm për kombet përreth. Unë, Jehovai, kam folur. 16  Unë do të dërgoj kundër jush shigjetat vdekjeprurëse të zisë së bukës, që t’ju shkatërroj, po, do t’i dërgoj që t’ju shfaros.+ Do ta bëj më të rëndë zinë e bukës duke pakësuar rezervat e ushqimit.*+ 17  Unë do të dërgoj kundër jush zi buke dhe egërsira+ që do t’ju lënë pa fëmijë. Murtaja dhe gjakderdhja do të bëjnë kërdinë, dhe unë do të sjell kundër jush shpatën.+ Unë, Jehovai, kam folur.»

Shënimet

Ose «cepat».
Fjalë për fjalë «në çdo erë».
Ose «do të të pakësoj».
Ose «sëmundjet».
Fjalë për fjalë «në çdo erë».
Fjalë për fjalë «do t’i thyej shkopinjtë e bukës». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.