Sipas Gjonit 10:1-42

  • Bariu dhe vathat (1-21)

    • Jezui është bariu i shkëlqyer (11-15)

    • «Kam edhe dele të tjera» (16)

  • Judenjtë përballen me Jezuin në Festën e Kushtimit (22-39)

    • Shumë judenj nuk pranojnë të besojnë (24-26)

    • «Delet e mia e dëgjojnë zërin tim» (27)

    • Biri është në unitet me Atin (30, 38)

  • Shumë veta matanë Jordanit besojnë (40-42)

10  «Me të vërtetë po ju them: ai që nuk hyn në vathën e deleve nga dera, por hyn në ndonjë mënyrë tjetër, është hajdut dhe plaçkitës.+  Kurse ai që hyn nga dera, është bariu i deleve,+  dhe këtij ia hap derën portieri.+ Delet e dëgjojnë zërin e tij,+ ai i thërret me emër delet e veta dhe i nxjerr nga vatha.  Kur i ka nxjerrë gjithë delet e veta, ai u prin dhe ato e ndjekin, sepse ia njohin zërin.  Një të panjohur nuk do ta ndiqnin kurrsesi, por do të largoheshin menjëherë prej tij, sepse nuk e njohin zërin e të panjohurve.»  Jezui u tregoi atyre këtë krahasim,* por judenjtë nuk e kuptuan ç’po u thoshte.  Prandaj Jezui tha përsëri: «Me të vërtetë po ju them: unë jam dera për delet.+  Të gjithë ata që kanë ardhur si bariu i vërtetë në vendin tim, janë hajdutë dhe plaçkitës, por delet nuk i kanë dëgjuar.  Unë jam dera, dhe kushdo që hyn në vathë nëpërmjet meje, do të shpëtojë, do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.+ 10  Hajduti vjen vetëm që të vjedhë, që të presë e që të shkatërrojë.+ Unë erdha që ato të kenë jetë, e ta kenë pafundësisht. 11  Unë jam bariu i shkëlqyer,+ dhe bariu i shkëlqyer jep jetën* për delet.+ 12  Kush punësohet që të kujdeset për kopenë, nuk është bari dhe delet nuk i ka të vetat. Prandaj kur e sheh ujkun që vjen, i braktis delet e ia mbath—ujku i rrëmben e i shpërndan andej-këtej—​ 13  sepse ai është thjesht i punësuar dhe nuk merakoset për delet. 14  Unë jam bariu i shkëlqyer. Unë i njoh delet e mia, dhe delet e mia më njohin,+ 15  ashtu si Ati më njeh mua dhe unë e njoh Atin.+ Unë jap jetën* për delet.+ 16  Kam edhe dele të tjera, që nuk janë të kësaj vathe.+ Edhe atyre do t’u prij,* dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, e do të bëhen një kope e vetme me një bari të vetëm.+ 17  Ja pse Ati më do,+ sepse jap jetën time,*+ që të mund ta marr përsëri. 18  Askush nuk ma merr jetën, por e jap me nismën time. Unë kam autoritet ta jap dhe ta marr përsëri atë.+ Këtë urdhërim e kam marrë nga Ati im.» 19  Judenjtë u përçanë+ përsëri për shkak të këtyre fjalëve. 20  Shumë thoshin: «Ai ka një demon dhe ka luajtur mendsh. Ç’e dëgjoni?!» 21  Të tjerët thoshin: «Këto nuk janë fjalët e një të demonizuari. A mundet një demon t’u hapë sytë të verbërve?» 22  Në atë kohë, në Jerusalem u bë Festa e Kushtimit. Ishte dimër 23  dhe Jezui po ecte në tempull, në kolonadën e Solomonit.+ 24  Atëherë judenjtë e rrethuan dhe filluan ta pyetnin: «Deri kur do të na mbash* në ajër? Nëse ti je Krishti, na e thuaj troç.» 25  Jezui iu përgjigj: «Jua thashë, e prapëseprapë ju nuk besoni. Veprat që po bëj në emër të Atit tim, japin dëshmi për mua.+ 26  Por ju nuk besoni sepse nuk jeni delet e mia.+ 27  Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin.+ 28  Unë u jap jetë të përhershme,+ dhe ato nuk do të shkatërrohen kurrën e kurrës, e askush nuk do të m’i rrëmbejë nga dora.+ 29  Delet që Ati më ka dhënë, janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër, dhe askush s’mund t’ia rrëmbejë Atit nga dora.+ 30  Unë dhe Ati jemi një.»*+ 31  Judenjtë morën përsëri gurë që ta vritnin. 32  Jezui u tha: «Ju tregova shumë vepra të shkëlqyera nga Ati. Për cilën prej tyre po më vritni me gurë?» 33  Judenjtë iu përgjigjën: «Nuk po të vrasim për ndonjë vepër të shkëlqyer, por për blasfemi*+ sepse ti e bën veten perëndi ndonëse je njeri.» 34  Jezui u tha: «A nuk është shkruar në Ligjin tuaj: “Unë thashë: ‘Ju jeni perëndi.’”*+ 35  Nëse Perëndia i quajti ‘perëndi’+ ata kundër të cilëve u drejtua fjala e tij—dhe ai shkrim nuk anulohet dot—​ 36  mua që Ati më shenjtëroi dhe më dërgoi në botë, më thoni: ‘Ti blasfemon’, ngaqë thashë se jam Biri i Perëndisë?!+ 37  Nëse nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni. 38  Por nëse i bëj, edhe pse nuk më besoni mua, besojuni veprave,+ që të kuptoni dhe të besoni gjithnjë se Ati është në unitet me mua, dhe unë jam në unitet me Atin.»+ 39  Prandaj u përpoqën sërish ta kapnin, por ai u iku nga duart. 40  Kështu shkoi përsëri matanë Jordanit, në vendin ku pagëzonte Gjoni në fillim,+ dhe qëndroi atje. 41  Shumë njerëz vajtën tek ai dhe nisën të thoshin: «Gjoni vërtet nuk kreu asnjë shenjë,* por gjithë sa tha për këtë njeri, ishin të vërteta.»+ 42  Atje, shumë veta treguan besim tek ai.

Shënimet

Ose «ilustrim».
Ose «shpirtin».
Ose «shpirtin».
Ose «do t’i mbledh».
Ose «shpirtin tim».
Ose «do të na e mbash shpirtin».
Ose «jemi në unitet».
Ose «Ju jeni si perëndi».
Ose «mrekulli».