Sipas Gjonit 5:1-47

  • Shërohet në Betzata një i sëmurë (1-18)

  • Autoriteti i Jezuit buron nga Ati (19-24)

  • Të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Jezuit (25-30)

  • Dëshmitë për Jezuin (31-47)

5  Pas kësaj erdhi festa+ e judenjve, dhe Jezui u ngjit në Jerusalem.  Atje, pranë Portës së Deleve,+ është një rezervuar i quajtur në hebraisht Betzatë, i rrethuar me pesë kolonada.  Brenda tyre dergjeshin shumë të sëmurë, të verbër, të çalë dhe njerëz me gjymtyrë të thara.*  *——  Atje ishte edhe një njeri që kishte 38 vjet i sëmurë.  Kur e pa tek dergjej atje dhe, meqë e dinte se ishte i sëmurë nga shumë kohë, Jezui e pyeti: «A dëshiron të shërohesh?»+  I sëmuri iu përgjigj: «Imzot, unë nuk kam njeri që të më futë në rezervuar kur trazohet uji. Sapo vij unë, një tjetër zbret përpara meje.»  Jezui i tha: «Ngrihu, merr shtrojën* dhe ec.»+  Kështu ai u shërua menjëherë, mori shtrojën dhe filloi të ecte. Atë ditë ishte Sabat, 10  prandaj disa judenj filluan t’i thoshin njeriut që u shërua: «Është Sabat dhe nuk është e ligjshme të mbash shtrojën.»+ 11  Por ai iu përgjigj: «Ai që më shëroi, më tha: ‘Merr shtrojën dhe ec.’» 12  Ata e pyetën: «Kush të tha: ‘Merre dhe ec.’» 13  Mirëpo, njeriu që u shërua, nuk e dinte kush ishte ai, sepse Jezui ishte larguar pa u ndier mes turmës. 14  Më pas Jezui e gjeti në tempull dhe i tha: «Dëgjo, ti u shërove. Tani mos mëkato më, që të mos të ndodhë ndonjë gjë më e keqe.» 15  Burri iku dhe u tha judenjve se ai që e kishte shëruar, ishte Jezui. 16  Për këtë arsye, judenjtë e përndiqnin* Jezuin, sepse i bënte këto gjëra gjatë Sabatit. 17  Por ai u thoshte: «Ati im vazhdon të punojë deri më tani, prandaj dhe unë vazhdoj të punoj.»+ 18  Ja pse judenjtë po kërkonin akoma më shumë ta vritnin, sepse, sipas tyre, jo vetëm që po shkelte Sabatin, por edhe po e quante Perëndinë Atin e vet,+ duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë.+ 19  Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them: Biri s’mund të bëjë as edhe një gjë me nismën* e vet, por vetëm atë që sheh se bën Ati,+ sepse gjithçka që bën Ai, bën edhe Biri, në të njëjtën mënyrë. 20  Në fakt, Ati e ka për zemër Birin+ dhe i tregon gjithçka që bën, dhe do t’i tregojë gjëra* edhe më të mëdha se këto, që ju të mrekulloheni.+ 21  Ashtu si Ati i ngre të vdekurit dhe u jep jetë,+ po kështu edhe Biri u jep jetë atyre që dëshiron;+ 22  sepse Ati nuk gjykon njeri, por gjithë gjykimin ia ka lënë në dorë Birit,+ 23  që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu si nderojnë Atin. Kushdo që nuk nderon Birin, nuk nderon as Atin që e dërgoi.+ 24  Me të vërtetë po ju them: kush i dëgjon fjalët e mia dhe i beson Atij që më dërgoi, ka jetë të përhershme+ dhe nuk gjykohet, por kalon nga vdekja në jetë.+ 25  Me të vërtetë po ju them: po vjen ora, madje tani ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë dhe ata që ia kanë vënë veshin, do të jetojnë. 26  Ashtu si Ati ka jetë në vetvete,*+ po kështu i ka lejuar edhe Birit të ketë jetë në vetvete+ 27  dhe i ka dhënë autoritet për të gjykuar,+ sepse ai është Biri i njeriut.+ 28  Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre,* do ta dëgjojnë zërin e tij+ 29  dhe do të dalin: ata që bënë gjëra të mira, në një ringjallje jete, ata që bënë* gjëra të poshtra, në një ringjallje gjykimi.*+ 30  Unë s’mund të bëj as edhe një gjë të vetme me nismën time. Unë gjykoj siç dëgjoj dhe gjykimi im është i drejtë,+ sepse nuk kërkoj të bëj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.+ 31  Nëse jap dëshmi vetëm unë për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.+ 32  Është një tjetër që jep dëshmi për mua, dhe unë e di se dëshmia që jep Ai për mua, është e vërtetë.+ 33  Ju dërguat njerëz te Gjoni, dhe ai ka dhënë dëshmi të vërtetë.+ 34  Megjithatë nuk kam nevojë për dëshminë e njerëzve, por i them këto gjëra që ju të mund të shpëtoni. 35  Ai njeri ishte si një llambë që digjej e ndriçonte, dhe juve ju pëlqeu që për pak kohë të gjenit gëzim falë dritës së tij.+ 36  Por unë kam një dëshmi më të madhe se ajo e Gjonit, sepse veprat që Ati im më caktoi të kryej, pikërisht veprat që po bëj, japin dëshmi se më dërgoi Ati.+ 37  Gjithashtu, vetë Ati që më dërgoi, dha dëshmi për mua.+ Ju nuk ia keni dëgjuar asnjëherë zërin, nuk ia keni parë fytyrën+ 38  dhe fjala e tij nuk qëndron në zemrat tuaja, ngaqë ju nuk besoni pikërisht atë që ai dërgoi. 39  Ju shqyrtoni Shkrimet,+ sepse mendoni se me anë të tyre do të keni jetë të përhershme, dhe pikërisht ato* japin dëshmi për mua.+ 40  E prapëseprapë, ju nuk doni të vini tek unë,+ që të keni jetë. 41  Ndryshe nga ju, unë nuk pranoj lavdi nga njerëzit 42  dhe e di mirë se ju nuk keni në zemër dashuri për Perëndinë. 43  Unë kam ardhur në emër të Atit tim, por ju nuk më pranoni. Sikur dikush tjetër të vinte në emër të vet, do ta pranonit. 44  Si mund të më besoni kur kërkoni lavdi nga njëri-tjetri dhe jo lavdinë që vjen nga i vetmi Perëndi?!+ 45  Mos mendoni se do t’ju padit tek Ati, sepse ka kush ju padit; është Moisiu,+ tek i cili keni varur shpresat. 46  Në fakt, po t’i besonit vërtet Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai shkroi për mua.+ 47  Por, nëse nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?!»

Shënimet

Ose «të paralizuara».
Ose «shtratin portativ».
Ose «nuk e linin të qetë».
Ose «iniciativën».
Fjalë për fjalë «vepra».
Ose «ka dhuratën e jetës».
Ose «varre përkujtimore».
Domethënë, që bënin vazhdimisht.
Mund t’u referohet gjërave që bëjnë pasi ringjallen.
Domethënë, Shkrimet.