Letra drejtuar hebrenjve 3:1-19

  • Jezui—më i madh se Moisiu (1-6)

    • Perëndia ka ndërtuar gjithçka (4)

  • Paralajmërim për mungesën e besimit (7-19)

    • «Sot, nëse e dëgjoni zërin e tij» (7, 15)

3  Prandaj, vëllezër të shenjtë, pjesëmarrës të thirrjes* qiellore,+ mendoni për shembullin e Jezuit, të cilin ne e pranojmë* si apostull* dhe kryeprift.+  Ai ishte besnik ndaj Atij që e emëroi si të tillë,+ siç ishte edhe Moisiu teksa kujdesej për tërë shtëpinë* e Atij.+  Megjithatë, ai* konsiderohet i denjë të marrë më shumë lavdi+ se Moisiu, përderisa ai që ndërton një shtëpi, nderohet më shumë se vetë shtëpia.  Sigurisht, çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia.  Tani, Moisiu ishte besnik si shërbëtor teksa kujdesej për tërë shtëpinë e Atij, dhe shërbimi që kreu, ishte dëshmi e gjërave që do të shpalleshin më pas.  Kurse Krishti ishte besnik si bir+ teksa kujdesej për shtëpinë e Perëndisë. Ne jemi shtëpia e Atij,+ nëse vazhdojmë të kemi liri fjale dhe nëse e mbajmë të patundur deri në fund shpresën për të cilën krenohemi.  Prandaj, siç thotë fryma e shenjtë:+ «Sot, nëse e dëgjoni zërin e tij,  mos i ngurtësoni zemrat si në rastin kur paraardhësit tuaj provokuan zemërimin tim të hidhur, si ditën kur më vunë në provë në shkretëtirë.+  Atje, ata më vunë në provë e më sfiduan, ndonëse i kishin parë veprat e mia për 40 vjet.+ 10  Prandaj m’u neverit ai brez dhe thashë: ‘Ndjekin gjithnjë me kokëfortësi tekat e zemrës së tyre dhe nuk i kanë njohur udhët e mia.’ 11  Kështu i zemëruar, u betova: ‘Nuk do të hyjnë* në pushimin tim.’»+ 12  Hapni sytë, vëllezër, se mos ndonjëri nga ju, duke u larguar nga Perëndia i gjallë, zhvillon një zemër të ligë që i mungon besimi.+ 13  Por vazhdoni të inkurajoni çdo ditë njëri-tjetrin, për sa kohë të quhet «sot»,+ që asnjërit nga ju të mos i ngurtësohet zemra nga fuqia mashtruese e mëkatit. 14  Vërtet, ne marrim pjesë me Krishtin,* vetëm nëse e mbajmë të patundur deri në fund sigurinë që patëm në fillim,+ 15  sikurse thuhet: «Sot, nëse e dëgjoni zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat si në rastin kur paraardhësit tuaj provokuan zemërimin tim të hidhur.»+ 16  Cilët ishin ata që e dëgjuan, e megjithatë provokuan zemërimin e tij të hidhur? A nuk ishin në fakt të gjithë ata që dolën nga Egjipti nën drejtimin e Moisiut?+ 17  Për më tepër, cilët iu neveritën Perëndisë për 40 vjet?+ A nuk ishin ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë në shkretëtirë?+ 18  Dhe cilëve iu betua se nuk do të hynin në pushimin e tij? A nuk ishin ata që s’u bindën? 19  Kështu, shohim se ata nuk mundën të hynin në pushimin e tij, ngaqë u mungonte besimi.+

Shënimet

Ose «të ftesës».
Ose «e rrëfejmë».
I referohet kombit të Izraelit.
Domethënë, Jezui.
Ose «Nuk do të bashkohen me mua».
Ose «bëhemi pjesëmarrës të Krishtit».