Hozea 11:1-12

  • Dashuria e Perëndisë për Izraelin që nga djalëria (1-12)

    • «Nga Egjipti e thirra tim bir» (1)

11  «Kur Izraeli ishte djalë, unë e desha+dhe nga Egjipti e thirra tim bir.+   Sa më shumë ata* u thërritnin izraelitëve,aq më shumë këta iknin prej tyre. Vazhdonin t’u+ bënin flijime shëmbëlltyrave të Baalit+dhe u paraqitnin flijime shëmbëlltyrave të skalitura.+   Isha unë që e mësova Efraimin të ecte,+ duke e marrë në krahë,+por ai nuk e pranoi se e kisha shëruar unë.   I tërhiqja me litarët e njeriut*, me kordonët e dashurisë.+Për ta isha si dikush që u hoqi zgjedhën nga qafa,*dhe me ëmbëlsi i çova ushqim gjithsecilit.   Ata nuk do të kthehen në vendin e Egjiptit, por Asiria do të jetë mbreti i tyre,+sepse nuk pranuan të ktheheshin tek unë.+   Në qytetet e tyre do të vërtitet një shpatë+që do t’ua shkatërrojë shulat dhe do t’i përlajë për shkak të planeve të tyre të liga.+   Populli im e ka ndarë mendjen të jetë jobesnik ndaj meje.+ Ndonëse u thirrën për t’u ngjitur lart,* askush nuk çohet.   Si mund të të braktis, o Efraim?!+ Si mund të të dorëzoj, o Izrael?! Si mund të të trajtoj si Admahun?! Si mund të të bëj si Seboimi?!+ Kam ndryshuar mendje,*e në të njëjtën kohë më është ndezur dhembshuria.+   Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë. Nuk do ta shkatërroj përsëri Efraimin,+sepse unë jam Perëndi, e jo njeri. Jam i Shenjti mes jush,dhe nuk do të vij kundër jush me furi. 10  Ata do të ecin pas Jehovait, dhe ai do të ulërijë si luan;+kur të ulërijë, bijtë e tij do të vijnë duke u dridhur nga perëndimi.+ 11  Si një zog do të dridhen kur të dalin nga Egjiptidhe si një pëllumb nga vendi i Asirisë.+ Do t’i vë të banojnë në shtëpitë e tyre,​—thotë Jehovai.+ 12  Efraimi më thotë vetëm gënjeshtra. Ngado që shkoj, shoh mashtrimet e Izraelit.+ Por Juda ecën akoma me Perëndinë. Ajo është besnike ndaj Më të Shenjtit.»+

Shënimet

Domethënë, profetët dhe të tjerët që dërgoheshin për të udhëzuar Izraelin.
Ose «litarët e mirësisë», si ata që përdorin prindërit për ta mësuar fëmijën të ecë.
Fjalë për fjalë «si ata që u heqin zgjedhën nga nofullat».
Domethënë, te një formë adhurimi shumë e lartë.
Ose «Zemra më ka ndryshuar».