Isaia 10:1-34

  • Dora e Perëndisë kundër Izraelit (1-4)

  • Asiria—​shkopi i zemërimit të Perëndisë (5-11)

  • Ndëshkim ndaj Asirisë (12-19)

  • Një mbetje nga Jakobi do të kthehet (20-27)

  • Perëndia do të gjykojë Asirinë (28-34)

10  Mjerë ata që shkruajnë rregulla të dëmshme+dhe nxjerrin vazhdimisht dekrete shtypëse,   për t’i mohuar të drejtën ligjore të varfrit,për t’u mohuar drejtësinë të përvuajturve të popullit tim,+për t’ua marrë zotërimet vejushavedhe për të plaçkitur jetimët!*+   Ç’do të bëni ditën kur të lahen hesapet,*+kur shkatërrimi të vijë nga larg?+ Te kush do t’ia mbathni për ndihmë+dhe ku do ta lini pasurinë* tuaj?   Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të kërruseni mes të burgosurvedhe të bini mes të vrarëve. Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.+   «Ja! Asiriani,+shkopi i zemërimit tim!+ Në dorë ka thuprën e dënimit që do t’i jap unë!   Unë do ta dërgoj atë kundër kombit apostat,+kundër popullit që shkaktoi zemërimin tim të furishëm;do ta urdhëroj t’i marrë shumë plaçkë e shumë pre,dhe ta shkelë si baltën e rrugëve.+   Por ai s’do të ketë këtë qëllim,dhe s’do të kurdisë këto plane në zemër,sepse është i vendosur të shfarosëdhe të zhdukë, jo pak, por shumë kombe.   Ai thotë: ‘A nuk janë princat e mi të gjithë mbretër?+   A nuk është Kalnoja+ si Karkemishi?+ A nuk është Hamathi+ si Arpadi?+ A nuk është Samaria+ si Damasku?+ 10  Dora ime ka pushtuar mbretëritë e perëndive të kota,mbretëri që kishin shëmbëlltyra të skalitura më shumë se Jerusalemi e Samaria.+ 11  A nuk do të veproj edhe me Jerusalemin e idhujt e tijnjësoj si kam bërë me Samarinë e me perënditë e saj të kota?’+ 12  Kur Jehovai të mbarojë punë me malin Sion dhe me Jerusalemin, Ai do ta ndëshkojë* mbretin e Asirisë për paturpësinë e zemrës dhe për sytë e tij krenarë e arrogantë,+ 13  sepse ai thotë: ‘Do të veproj me fuqinë e dorës simedhe me mençurinë time, sepse jam i mençur. Do t’ua heq popujve kufijtë+dhe do t’ua zhvat thesaret,+si një i fuqishëm do t’i nënshtroj banorët e tyre.+ 14  Ashtu si dikush zgjat dorën drejt një foleje,edhe dora ime do të kapë pasuritë e popujve;ashtu si dikush mbledh vezët e braktisura,unë do të mbledh gjithë tokën! Askush s’do të rrahë krahët, s’do të hapë gojën dhe s’do të këndojë.’» 15  A i mburret sëpata atij që pret me të? A i mburret sharra atij që sharron me të? A mund ta vërtitë shkopi+ atë që e mban në dorë? Ose, a mund ta ngrejë lart bastuni atë që e mban në dorë? 16  Prandaj Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,do t’i tretë burrat e bëshëm të Asirisë,+dhe lavdisë së saj do t’i vërë një zjarr që ta përpijë.+ 17  Drita e Izraelit+ do të bëhet një zjarr,+dhe i Shenjti i tij një flakë,e cila do të ndizet e, në një ditë, do t’ia përpijë barërat e këqija dhe ferrat. 18  Ai do t’i japë fund plotësisht lavdisë së pyllit dhe të pemishtes së tij;kjo do të jetë si një njeri që e tret sëmundja.+ 19  Në pyllin e tij do të mbeten aq pak pemësa do t’i numërojë edhe një djalë i vogël. 20  Atë ditë, ata që do të mbeten nga Izraelidhe të mbijetuarit e shtëpisë së Jakobit,nuk do të mbështeten kurrë më tek ai që i goditi,+por do të mbështeten me besnikëri te Jehovai,i Shenjti i Izraelit. 21  Vetëm një mbetje, mbetja e Jakobit,do të kthehet te Perëndia i Fuqishëm.+ 22  Ndonëse populli yt, o Izrael,është si kokrrizat e rërës së detit,vetëm një mbetje do të kthehet.+ Një shfarosje është vendosur për popullin tënd,+dhe ndëshkimi i drejtë do të vërshojë mbi ta si një përmbytje.+ 23  Po, shfarosja që ka vendosur Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,do të ekzekutohet në tërë vendin.+ 24  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive: «O populli im që banon në Sion, mos ki frikë nga asiriani që të godiste me thupër+ dhe që e ngrinte bastunin kundër teje ashtu si Egjipti,+ 25  sepse edhe fare pak, dhe dënimi do të mbarojë; do ta drejtoj zemërimin tim ndaj tyre që t’i shkatërroj.+ 26  Jehovai i ushtrive do të vringëllojë kundër tij një kamxhik+ si në rastin kur mundi Midianin pranë shkëmbit të Orebit.+ Ai do ta shtrijë bastunin e tij mbi det, siç bëri në rastin e Egjiptit.+ 27  Atë ditë ngarkesa e mbretit asirian do të të hiqet nga kurrizi.+ Zgjedha e tij do të të hiqet nga qafa+dhe do të thyhet+ për shkak të vajit.»* 28  Ai ka sulmuar Aiathën,+ka kaluar nëpër Migrondhe në Mikmash+ grumbullon plaçkën e tij. 29  Ata kanë kaluar vaun;*natën e kalojnë në Gebë;+Ramahu dridhet, Gibeahu+ i Saulit ia ka mbathur.+ 30  Bërtitni e ulërini, o banorë të Galimit! Hap sytë, o Laishah! I shkreti ti, o Anatoth!+ 31  Madmenahu ia ka mbathur. Banorët e Gebimit kanë kërkuar strehë. 32  Pikërisht sot, ai do të ndalet në Nob.+ Ai i tregon grushtin me kërcënim malit të qytetit të Sionit,kodrës së Jerusalemit. 33  Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,po i krasit degët me një zhurmë të tmerrshme;+Pemët më të larta po priten,dhe më madhështoret janë rrëzuar. 34  Ai i pret me sëpatë* shkurret e pyllit,dhe Libani do të bjerë nga një i fuqishëm.

Shënimet

Ose «fëmijët pa baba».
Ose «ditën e ndëshkimit».
Ose «lavdinë».
Fjalë për fjalë «Unë do ta ndëshkoj».
Mund t’i referohet vajit për mirosjen e mbretërve të Izraelit ose vajit si ai që u përdor për pishtarët nga 300 burrat e Gideonit.
Ose «me vegël hekuri».