Isaia 11:1-16

  • Qeverisja e drejtë e degëzës së Jeseut (1-10)

    • Ujku do të rrijë bashkë me qengjin (6)

    • Njohuria për Jehovain mbush tokën (9)

  • Një mbetje e popullit do të rivendoset (11-16)

11  Nga cungu i Jeseut+ do të dalë një degëz+dhe nga rrënjët e tij një filiz+ që do të japë fryt.   Tek ai do të prehet fryma e Jehovait,+fryma e mençurisë+ dhe e aftësisë për të kuptuar,fryma e këshillës dhe e fuqisë,+fryma e njohurisë dhe e nderimit të thellë për Jehovain.*   Nderimi i thellë për Jehovain do të jetë kënaqësia e tij.+ Ai nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë,as do të korrigjojë vetëm sipas fjalëve që i bien në vesh.+   Do t’i gjykojë të përvuajturit me paanshmëri*dhe do të korrigjojë me ndershmëri,në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi. Ai do ta godasë tokën me thuprën e gojës së tij+e do t’i vrasë të ligjtë me frymën e buzëve.+   Drejtësia do të jetë brezi i mesit të tij,dhe besnikëria brezi i ijëve të tij.+   Ujku do të rrijë* me qengjin;+leopardi do të shtrihet pranë kecit. Viçi, luani* dhe kafsha e majme do të jenë të gjithë bashkë,*+dhe një djalë i vogël do t’u prijë.   Lopa do të kullotë bashkë me arushën;të vegjlit e tyre do të shtrihen pranë e pranë. Luani do të hajë kashtë si demi.+   Foshnja e gjirit do të luajë mbi folenë e kobrës,dhe një vogëlush do ta vërë dorën te foleja e gjarprit helmues.   Askush nuk do të bëjë asnjë dëm+dhe nuk do të prishë asgjë në tërë malin tim të shenjtë,+sepse njohuria për Jehovain do të vërshojë në tokën mbarë,ashtu si ujërat mbushin detin.+ 10  Atë ditë rrënja e Jeseut+ do të ngrihet si sinjal* për popujt.+ Kombet do t’i drejtohen atij për udhëheqje,*+dhe vendi ku ai banon, do të bëhet i lavdishëm. 11  Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë, që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,* nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+ 12  Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit,+ si edhe do t’i mbledhë të shpërndarët e Judës nga të katër skajet e tokës.+ 13  Xhelozia e Efraimit do të zhduket,+dhe ata që janë armiqësorë ndaj Judës do të shfarosen. Efraimi nuk do të jetë xheloz për Judën,as Juda nuk do të jetë armiqësore ndaj Efraimit.+ 14  Ata do t’u sulen shpateve të filistinëve në perëndim;së bashku do të plaçkitin popujt e Lindjes. Do të pushtojnë* Edomin+ e Moabin+dhe do t’i nënshtrojnë amonitët.+ 15  Jehovai do ta ndajë* gjirin* e detit të Egjiptit+dhe do t’i tregojë grushtin Lumit.*+ Me një erë* zhuritëse, ai do t’ia godasë* shtatë përrenjtë,dhe do t’i bëjë njerëzit të ecin përmes tij me sandale. 16  Për ata që do të mbeten nga populli i tij,+ do të ketë një rrugë kryesore+ që del nga Asiria,ashtu si kishte një të tillë për Izraelin ditën kur doli nga Egjipti.

Shënimet

Fjalë për fjalë «e frikës nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Ose «me drejtësi».
Një mundësi tjetër «Viçi dhe luani do të hanë së bashku».
Ose «luani i ri me krifë».
Ose «do të rrijë përkohësisht».
Ose «Kombet do ta kërkojnë».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Domethënë, Babilonia.
Ose «Do ta shtrijnë fuqinë mbi».
Një mundësi tjetër «do ta thajë».
Fjalë për fjalë «gjuhën».
Domethënë, Eufratit.
Ose «një frymë».
Një mundësi tjetër «do ta ndajë në».