Isaia 15:1-9
-
Shpallje kundër Moabit (1-9)
15 Shpallje kundër Moabit.+
Meqë u plaçkit brenda një nate,Ari+ i Moabit mori fund.
Meqë u plaçkit brenda një nate,Kiri+ i Moabit mori fund.
2 Është ngjitur në tempull* dhe në Dibon,+në vendet e larta,* që të qajë.
Moabi ulërin për Nebon+ dhe për Medebën.+
Tërë kokat janë rruajtur;+ çdo mjekër është hequr.+
3 Nëpër rrugët e tij, njerëzit janë veshur me copë thesi.*
Mbi tarraca e nëpër sheshe të gjithë ulërijnëdhe zbresin duke qarë.+
4 Heshboni dhe Elealehu+ thërrasin;zëri u dëgjohet deri në Jahaz.+
Prandaj burrat e armatosur të Moabit vazhdojnë të bërtasin.
Ai po dridhet.
5 Zemra ime qan për Moabin.
Të arratisurit e tij kanë arritur deri në Zoar+ dhe në Eglath-Shelishijah.+
Të përpjetën e Luhitit e ngjitin duke qarë,rrugës për në Horonaim ulërijnë për katastrofën.+
6 Se ujërat e Nimrimit janë shteruar,bari i njomë është tharë; s’ka më as bar, as gjelbërim.
7 Prandaj i marrin me vete tepricat dhe pasuritë;ata kalojnë matanë luginës* së plepave.
8 Klithma jehon anembanë territorit të Moabit.+
Ulërima arrin deri në Eglaim;ulërima arrin deri në Ber-Elim,
9 sepse ujërat e Dimonit janë mbushur me gjak.
Unë do të sjell mbi Dimonin diçka edhe më të keqe:
një luan për ata që ia mbathin nga Moabidhe për ata që do të mbeten në vend.+