Isaia 2:1-22
2 Ja çfarë pa Isaia, biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin:+
2 Në ditët e fundit,*mali i shtëpisë së Jehovaitdo të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve+dhe do të ngrihet më lart se kodrat.
Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet.+
3 Shumë popuj do të vijnë e do të thonë:
«Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait,në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+
Ai do të na mësojë udhët e tij,dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»+
Se nga Sioni do të dalë ligji*dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.+
4 Ai do të gjykojë mes kombevedhe do t’i ndreqë gjërat* për shumë popuj.
Ata do t’i shndërrojnë* shpatat në plore*dhe heshtat në kiza për krasitje.+
Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,as do të mësojnë më të luftojnë.+
5 O shtëpi e Jakobit,eja, le të ecim në dritën e Jehovait!+
6 Ai e braktisi popullin e tij, shtëpinë e Jakobit,+sepse ndjekin zakonet që vijnë nga Lindja;merren me magji+ si filistinët,dhe fëmijët e të huajve janë të shumtë mes tyre.
7 Vendi i tyre është plot me argjend e ar,thesaret s’kanë fund.
Vendi është mbushur me kuaj,karrocat e tyre s’kanë mbarim.+
8 Vendi i tyre është plot me perëndi të kota,+dhe njerëzit përkulen para veprës së duarve të tyre,para asaj që bënë gishtat e tyre.
9 Po, përkulen, dhe e ulin veten,ndaj ti s’mund t’i falësh.
10 Hyr në shkëmb dhe fshihu në dhé,për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovaitdhe shkëlqimit të tij madhështor.+
11 Sytë fodullë do të ulendhe arroganca e njeriut do të përkulet.*
Vetëm Jehovai do të lartësohet atë ditë,
12 sepse ajo ditë i përket Jehovait të ushtrive.+
Ajo po vjen mbi çdo njeri kryelartë e fodull,mbi këdo, mbi ata të shtresës së lartë e të ulët;+
13 mbi tërë cedrat e Libanit, të lartë e madhështorë,e mbi tërë lisat e Bashanit;
14 mbi tërë malet e lartae tërë kodrat e lartuara;
15 mbi çdo kullë të lartë dhe mbi çdo mur të fortifikuar;
16 mbi tërë anijet e Tarshishit+e mbi tërë varkat e bukura.
17 Fodullëku i njeriut do të poshtërohet,dhe arroganca e tij do të përkulet.
Vetëm Jehovai do të lartësohet atë ditë.
18 Perënditë e kota do të zhduken krejt.+
19 Njerëzit do të hyjnë nëpër shpellat e shkëmbinjvedhe nëpër guvat e tokës,+për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovaitdhe shkëlqimit të tij madhështor,+kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet.
20 Atë ditë, njerëzit do t’i marrin perënditë e kota prej argjendi e ari,që kishin bërë për t’u përkulur para tyre,e do t’ua hedhin minjve* dhe lakuriqëve të natës,+
21 dhe do të hyjnë nëpër guvat e shkëmbinjvedhe nëpër të çarat e shkrepave,për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovaitdhe shkëlqimit të tij madhështor,kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet.
22 Për të mirën tuaj, mos i besoni më njeriut,sepse është po aq i brishtë sa fryma në flegrat e tij.
E pse të merret parasysh?!
Shënimet
^ Ose «Në pjesën e fundit të ditëve».
^ Ose «udhëzimi».
^ Ose «do t’i vërë gjërat në vijë».
^ Fjalë për fjalë «farkëtojnë».
^ Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
^ Ose «do të poshtërohet».
^ Ose «minjve hundëgjatë». Gjitarë të vegjël të pangopur.