Isaia 3:1-26
3 Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,po i heq Jerusalemit dhe Judës çdo mbështetje e përkrahje:
gjithë mbështetjen me bukë e ujë,+
2 të fuqishmin, luftëtarin, gjykatësin,profetin,+ fallxhorin, plakun,
3 kreun e 50-shes,+ fisnikun, këshilltarin,mjeshtrin e magjisë dhe hipnotizuesin e shkathët.+
4 Si princa do t’u jap djem,e njerëz të paqëndrueshëm do të sundojnë mbi ta.
5 Njerëzit do të shtypin njëri-tjetrin,secili shokun e vet.+
Djali do të sulmojë të moshuarindhe njeriu i papërfillshëm do të sfidojë fisnikun.+
6 Secili do ta kapë e do t’i thotë vëllait të vet në shtëpinë e të atit:
«Mantelin e ke. Prandaj bëhu komandanti ynëe sundo mbi këtë grumbull rrënojash!»
7 Por ai do të kundërshtojë:
«Nuk do t’jua fashoj unë plagët.*
Nuk kam as ushqim, as veshje në shtëpi.
Mos më vini mua komandant mbi popullin.»
8 Jerusalemi nuk mbahet dot në këmbëdhe Juda ka rënë,sepse flasin e veprojnë kundër Jehovait;ata rebelohen në praninë e tij të lavdishme.*+
9 Vetë shprehjet e fytyrës dëshmojnë kundër tyre;njësoj si banorët e Sodomës+flasin hapur për mëkatet e tyree nuk përpiqen t’i fshehin.
Mjerë ata, sepse po i sjellin të keqen vetes!
10 Thuajuni të drejtëve se do t’u vejë mbarë;ata do të shpërblehen për veprat e tyre.*+
11 Mjerë i ligu!
Atij do t’i bjerë e keqja,sepse do ta pësojë siç ka trajtuar të tjerët!
12 Popullin tim e keqtrajtojnë mbikëqyrësit e rreptëdhe gratë sundojnë mbi të.
O populli im, krerët e tu po të hallakatin,po të ngatërrojnë e po të çojnë në shtigje të gabuara.+
13 Jehovai po zë vend për të paraqitur akuzën;ngrihet që të japë vendimin për popujt.
14 Jehovai do t’i akuzojë e do t’i gjykojë pleqtë dhe princat e popullit të tij.
«Ju i bëtë shkrumb vreshtat.
Në shtëpitë tuaja gjendet ajo që i grabitët të varfrit.+
15 Si guxoni ta shtypni popullin tim dhe të dërrmoni të varfrit?!»,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
16 Jehovai thotë: «Bijat e Sionit janë fodulledhe ecin kokëpërpjetë,*hedhin shikime flirtuese teksa ecin lehtë-lehtëdhe byzylykët e këmbëve u tringëllijnë.
17 Prandaj Jehovai do t’ua mbushë kokën me dregëza bijave të Sionit.
Jehovai do të bëjë që të mbeten pa flokë.*+
18 Atë ditë Jehovai do t’ua heqë zbukurimet:
byzylykët e këmbëve, rrathët e kokës, zbukurimet në formë gjysmëhëne,+
19 vathët,* byzylykët dhe vellot,
20 shamitë e kokës, zinxhirët e vegjël të këmbëve,* rripat e kraharorit,*mbajtëset e parfumit* dhe hajmalitë,*
21 unazat e gishtave dhe të hundës,
22 rrobat për raste të veçanta, veshjet e sipërme, mantelet dhe çantat e vogla,
23 pasqyrat e dorës,+ veshjet prej linoje,*çallmat dhe vellot.
24 Në vend të vajit të balsamit,+ do të ketë erë kalbësire;në vend të rripit të mesit, litar;në vend të flokëve të krehur bukur, do të mbeten pa flokë;+në vend të veshjes luksoze, copë thesi;*+në vend të bukurisë, një damkë zjarri.*
25 Njerëzit e tu do të vdesin nga shpatadhe burrat e tu të fuqishëm do të bien në betejë.+
26 Në portat e qytetit do të vajtojnë e do të pikëllohen;+si një grua e mjerë, Sioni do të ulet përtokë.»+
Shënimet
^ Ose «Nuk do të bëhem shëruesi juaj».
^ Fjalë për fjalë «në sy të lavdisë së tij».
^ Fjalë për fjalë «do të shijojnë frytin e veprave të tyre».
^ Fjalë për fjalë «me qafën (gushën) të tendosur».
^ Ose «do t’ua zbulojë ballin».
^ Ose «varëset».
^ Zinxhirë të vegjël që lidhin të dyja kyçet e këmbëve.
^ Ose «jelekët».
^ Fjalë për fjalë «shtëpitë e shpirtit».
^ Ose «hajmalitë prej guaske».
^ Ose «të brendshmet».
^ Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, një shenjë që u bëhej me djegie në trup skllevërve ose të burgosurve.