Isaia 49:1-26

  • Caktimi i shërbëtorit të Jehovait (1-12)

    • Drita e kombeve (6)

  • Ngushëllim për Izraelin (13-26)

49  Më dëgjoni, o ishuj,dhe kushtoni vëmendje, o kombe të largëta!+ Jehovai më ka thirrur që para se të lindja.*+ Që kur isha në bark të nënës, e përmendi emrin tim.   Ai e bëri gojën time si një shpatë të mprehtë;më mbuloi me hijen e dorës së tij.+ Më bëri si një shigjetë të lëmuar;më fshehu në kukurën e tij.*   Ai më tha: «Ti je shërbëtori im, o Izrael;+nëpërmjet teje do ta pasqyroj shkëlqimin tim.»+   Unë thashë: «Kot u robtova. E harxhova fuqinë më kot, për gjëra pa vlerë. Por, me siguri, mua do të më gjykojë Jehovai,*Perëndia im do të më shpërblejë.»+   Dhe tani, Jehovai, Ai që më formoi që në bark të nënës si shërbëtorin e tij,më ka thënë ta kthej Jakobin tek ai,që Izraeli të mblidhet pranë tij.+ Unë do të lëvdohem në sytë e Jehovait,Perëndia im do të jetë bërë forca ime.   Ai më tha: «Nuk mjafton që je shërbëtori impër të ngritur fiset e Jakobitdhe për t’i kthyer të mbijetuarit nga Izraeli.* Të kam vënë edhe si dritë të kombeve,+që shpëtimi im të arrijë deri në skajet e tokës.»+  Jehovai Riblerësi i Izraelit, i Shenjti i tij,+ i thotë atij që e përbuzin,+ që kombet e urrejnë, shërbëtorit të sundimtarëve: «Mbretërit do të shohin e do të ngrihen në këmbëdhe princat do të përkulenpër shkak të Jehovait, që është besnik,+për shkak të të Shenjtit të Izraelit, që të ka zgjedhur.»+   Kështu thotë Jehovai: «T’u përgjigja në një kohë të favorshme*+dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.+ Të ruaja për të të dhënë si besëlidhje për popullin,+për të ripërtërirë vendin,për të marrë në zotërim trashëgiminë e shkretuar,+   për t’u thënë të burgosurve: ‘Dilni’,+dhe atyre që janë në errësirë:+ ‘Dilni në dritë.’ Ata do të ushqehen përgjatë rrugëvedhe kullotat e tyre do të jenë nëpër shtigje të rrahura.* 10  Nuk do t’i marrë as uria e as etja,+nuk do të vuajnë më as nga vapa përvëluese e as nga dielli,+sepse Ai që ka mëshirë për ta, do t’u prijë+e do t’i çojë te burimet e ujit.+ 11  Të gjitha malet e mia do t’i kthej në udhëdhe rrugët e mia do të jenë të ngritura.+ 12  Ja, disa po vijnë nga larg,+disa nga veriu dhe perëndimie disa të tjerë nga vendi i Sinimit.»+ 13  Brohoritni me hare, o qiej, dhe gëzo, o tokë!+ Malet le të gëzojnë me britma hareje,+sepse Jehovai e ka ngushëlluar popullin e tij.+ Ai u tregon mëshirë njerëzve të vet të munduar.+ 14  Por Sioni thoshte: «Jehovai më ka braktisur.+ Jehovai më ka harruar.»+ 15  A mund ta harrojë një grua foshnjën e gjiritdhe të mos i dhimbset fëmija i barkut? Edhe sikur ato të harrojnë, unë nuk do të të harroj kurrë.+ 16  Ja, unë të kam skalitur në pëllëmbët e duarve të mia. Muret e tua i kam gjithnjë para syve. 17  Bijtë e tu nxitojnë për t’u kthyer. Ata që të rrafshuan e të shkretuan, do të ikin prej teje. 18  Ngri sytë e shih përreth. Të tërë po mblidhen+ e po vijnë te ti. Jehovai thotë: «Siç është e vërtetë që unë rroj,ti do të zbukurohesh me të gjithë ata, sikur të ishin stolie do të vishesh me ta siç bën një nuse. 19  Megjithëse vendet e tua ishin të rrënuara e të shkretuara dhe toka jote ishte gërmadhë,+tani do të bëhet tepër ngushtë për të banuar,+kurse ata që të gllabëronin,+ do të jenë larg.+ 20  Fëmijët që të lindën, kur vajtoje për bijtë e humbur, do të të thonë: ‘Këtu jemi tepër ngushtë;na bëj vend që të banojmë.’+ 21  Atëherë do të thuash: ‘Po këta, kush m’i lindi,përderisa unë jam grua e mbetur pa fëmijë dhe shterpë,e çuar në mërgim dhe e burgosur? Kush i rriti?+ Kisha mbetur krejt e vetme,+prandaj nga kanë ardhur këta?’»+ 22  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Ja, unë do t’u bëj shenjë me dorë kombeve,e do të ngre një sinjal* për popujt.+ Ata do t’i sjellin bijtë e tu në krahë*e do t’i mbajnë bijat e tua mbi supe.+ 23  Mbretërit do të bëhen kujdestarët e tu+dhe princeshat e tyre do të jenë tajat* e tua. Ata do të përkulen para teje me fytyrën përdhe+dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua.+ Kështu ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai;ata që shpresojnë tek unë, nuk do të turpërohen.»+ 24  A mund t’i merret vallë preja një të fuqishmi? A mund t’i shpëtosh robërit nga tirani? 25  Por kështu thotë Jehovai: «Robërit do t’i merren edhe një të fuqishmi,+dhe ata që ka zënë pre tirani, do të çlirohen.+ Unë do t’i kundërvihem kujtdo që të kundërvihet+dhe do t’i shpëtoj bijtë e tu. 26  Ata që të keqtrajtojnë, do t’i bëj të hanë mishin e vet,do të dehen me gjakun e vet, sikur të ishte verë e ëmbël. Çdo njeri* ka për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+Shpëtimtari+ dhe Riblerësi yt,+i Fuqishmi i Jakobit.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «që në bark».
Ose «në këllëfin e tij me shigjeta».
Ose «Jehovai do të më sigurojë drejtësi».
Ose «ata nga Izraeli që kanë qenë mbrojtur».
Ose «të pranueshme».
Një mundësi tjetër «nëpër kodra të zhveshura».
Fjalë për fjalë «në gji».
Ose «një shtyllë sinjalizuese».
Ose «dadot».
Fjalë për fjalë «Çdo mish».