Isaia 55:1-13

  • Ftesë për të ngrënë e për të pirë falas (1-5)

  • Kërkoni Jehovain dhe fjalën e tij të besueshme (6-13)

    • Udhët e Perëndisë më lart se udhët e njeriut (8, 9)

    • Fjala e Perëndisë do të përmbushet patjetër (10, 11)

55  «Ejani pranë ujit,+ të gjithë ju o të etur!+ Ejani, merrni e hani, ju që nuk keni pará! Po, ejani, merrni verë e qumësht+ falas.+   Pse paguani për diçka që nuk është bukë?! Pse i harxhoni fitimet* për diçka që nuk ju ngop?! Më dëgjoni me vëmendje dhe hani atë që është e mirë,+dhe do të kënaqeni jashtë mase me ushqime të zgjedhura.+   Ma vini veshin dhe ejani tek unë.+ Dëgjoni, dhe do të jetoni. Me siguri do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme+në përputhje me dashurinë besnike që i premtova Davidit, dhe ky premtim është i besueshëm.+   Unë e bëra atë dëshmitar+ për kombet,e bëra kreun+ dhe komandantin+ e kombeve.»   Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh,dhe njerëzit e një kombi që nuk të ka njohur, do të vrapojnë drejt teje,për hir të Jehovait, Perëndisë tënd,+ të Shenjtit të Izraelit, sepse do të të japë lavdi.+   Kërkojeni Jehovain ndërsa mund të gjendet.+ Thirreni ndërsa është ende afër.+   I ligu le ta lërë udhën e tij të ligë,+dhe shpirtkeqi të mos bluajë më mendime të këqija. Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë,+te Perëndia ynë, sepse ai do ta falë bujarisht.*+   «Se mendimet tuaja nuk janë mendimet e mia+dhe udhët tuaja nuk janë udhët e mia,​—thotë Jehovai.   Vërtet, ashtu si qiejt janë më lart se toka,edhe udhët e mia janë më lart se udhët tuaja,dhe mendimet e mia janë më lart se mendimet tuaja.+ 10  Dhe ashtu si shiu e bora bien nga qiellie nuk kthehen pa e ngopur tokën, pa e bërë të prodhojë e të blerojë,që bujku të marrë farën dhe njerëzit të kenë bukë për të ngrënë, 11  po ashtu edhe fjala që del nga goja ime,+nuk do të kthehet prapë tek unë pa dhënë fryt.+ Por me siguri do ta realizojë atë që më pëlqen*+dhe do ta përmbushë patjetër qëllimin për të cilin e dërgova. 12  Ju do të niseni plot gëzim+dhe në paqe do të ktheheni sërish.+ Malet e kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi kur t’ju shohin,+dhe tërë pemët e fushës do të duartrokasin.+ 13  Në vend të ferrave, do të rriten dëllinja,+e në vend të hithrave, do të dalin mërsina. Kjo do t’i sjellë lavdi* Jehovait,+e do të jetë një shenjë e përjetshme që nuk do të zhduket kurrë.»

Shënimet

Ose «paratë e fituara me mund».
Ose «do ta falë në masë të madhe».
Ose «vullnetin tim».
Ose «do t’i japë emër».