Isaia 61:1-11
61 Fryma e Zotërisë Sovran Jehova është mbi mua,+pasi Jehovai më ka mirosur* që t’u shpall lajmin e mirë zemërbutëve.+
Ai më dërgoi që t’u lidh plagën zemërthyerve,që t’u shpall lirinë robërvedhe t’u hap plotësisht sytë të burgosurve,+
2 që të shpall vitin e favorshëm* të Jehovaitdhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë,+që të ngushëlloj të gjithë ata që mbajnë zi,+
3 që të kujdesem për ata që mbajnë zi për Sionin,t’u jap një mbulesë të bukur koke në vend të hirit,vajin e ngazëllimit në vend të vajtimitdhe veshjen e lëvdimit në vend të ligështimit të zemrës.
Ata do të quhen pemë të mëdha të drejtësisë,plantacioni i Jehovait, që t’i japin lavdi.*+
4 Ata do të rindërtojnë rrënojat e lashta,do të ngrenë vendet e shkretuara të së kaluarës+dhe do t’i restaurojnë qytetet e shkatërruara,+vendet e rrënuara brez pas brezi.+
5 «Të huajt+ do të vijnë e do të kullotin kopetë tuajadhe do të jenë bujqit e vreshtarët tuaj.+
6 Kurse ju do të quheni priftërinj të Jehovait;+do t’ju quajnë shërbëtorë të Perëndisë tonë.
Ju do të hani të mirat e kombeve+dhe do të krenoheni me lavdinë* e tyre.
7 Në vend të turpit, populli im do të ketë një pjesë të dyfishtëdhe në vend të poshtërimit, do të lëshojë britma gëzimi për pjesën e vet.
Po, ata do të zotërojnë një pjesë të dyfishtë në tokën e tyre.+
Do të jenë të gëzuar përgjithmonë.+
8 Se unë, Jehovai, e dua drejtësinë;+e urrej grabitjen e padrejtësinë.+
Unë jam besnik, prandaj do t’u jap një shpërblimdhe do të bëj një besëlidhje të përjetshme me ta.+
9 Pasardhësit* e tyre do të njihen mes kombeve+dhe bijtë e tyre do të njihen mes popujve.
Kur t’i shohin, të gjithë do t’i njohinse janë pasardhësit* që kam bekuar unë, Jehovai.»+
10 I madh do të jetë ngazëllimi im falë Jehovait.+
E gjithë qenia ime* do të gëzojë falë Perëndisë tim,sepse ai më ka veshur me rrobat e shpëtimit,+më ka mbështjellë me pelerinën e drejtësisë,si një dhëndër që vë në kokë një çallmë si të priftit,+dhe si një nuse që zbukurohet me stoli;
11 sepse ashtu si toka nxjerr filizat e sajdhe si kopshti bën të mbijë çka është mbjellë në të,edhe Zotëria Sovran Jehovado të bëjë që të mbijë drejtësia+ dhe lëvdimi+ para të gjitha kombeve.
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «vitin e miratimit».
^ Ose «që ta zbukurojnë».
^ Ose «me pasuritë».
^ Fjalë për fjalë «Fara».
^ Fjalë për fjalë «fara».
^ Ose «Shpirti im».