Isaia 62:1-12

  • Emri i ri i Sionit (1-12)

62  Për hir të Sionit, nuk do të hesht+dhe për hir të Jerusalemit, nuk do të gjej prehjederisa drejtësia e tij të rrezatojë si drita e fortë+dhe shpëtimi i tij të shkëlqejë si një pishtar i ndezur.+   «Kombet do ta shohin drejtësinë tënde, o grua,+dhe tërë mbretërit, lavdinë tënde.+ Do të të thërrasin me një emër të ri,+të cilin do ta vendosë Jehovai me gojën e tij.   Do të bëhesh një kurorë e bukur në dorën e Jehovait,një çallmë mbretërore në dorën e Perëndisë tënd.   Ty nuk do të të quajnë më një grua e braktisur,+tokën tënde nuk do ta quajnë më të shkretuar.+ Përkundrazi do të quhesh ‘Kënaqësia Ime’+dhe toka jote do të quhet ‘E Martuara’,sepse unë, Jehovai, do të gjej kënaqësi te tidhe toka jote do të jetë si një e martuar;   sepse ashtu si një i ri martohet me një virgjëreshë,edhe bijtë e tu do të martohen me ty. Perëndia do të gëzohet për ty, ashtu si gëzohet dhëndri për nusen.+   Mbi muret e tua, o Jerusalem, kam vënë roja. Ata nuk do të heshtin asnjëherë, as ditën e as natën. Ju që lëvdoni Jehovain, mos pushoni   e lutjuni atij pa pushim derisa ta vendosë patundshmërisht Jerusalemin,po, derisa ta bëjë atë lëvdimin e tokës.»+   Me dorën e tij të djathtë dhe me krahun e tij të fuqishëm, Jehovai është betuar: «Drithin tënd nuk do t’ua jap më si ushqim armiqve të tu,dhe të huajt nuk do ta pinë verën tënde të re, për të cilën je munduar.+   Përkundrazi, drithin do ta hanë ata që e mbledhin, e për këtë do të lëvdojnë Jehovain, dhe verën do ta pinë në oborret e mia të shenjta ata që e vjelin.»+ 10  Kaloni, kaloni nga portat. Përgatitni rrugën që të kalojë populli.+ Shtrojeni, shtrojeni rrugën. Pastrojeni nga gurët.+ Ngrini një sinjal* për popujt.+ 11  Jehovai ka shpallur deri në skajet e tokës: «Thuajini bijës së Sionit: ‘Ja, shpëtimi yt po vjen.+ Me vete ka një shpërblimdhe para tij ka një pagë.’»+ 12  Ata do të quhen populli i shenjtë dhe të riblerët e Jehovait,+e ti do të quhesh ‘Qyteti i kërkuar’, ‘Qyteti që nuk është braktisur’.+

Shënimet

Ose «një shtyllë sinjalizuese».