Isaia 65:1-25
65 «Lashë të më kërkonin ata që nuk pyetën për mua.
Lashë të më gjenin ata që nuk më kërkuan.+
Një kombi që nuk lutej në emrin tim i thashë: ‘Ja ku jam, ja ku jam!’+
2 Tërë ditën kam pritur krahëhapur një popull kokëfortë,+që ecën në një udhë të keqe,+siç i thotë mendja e vet,+
3 drejt një populli që më fyen vazhdimisht me pafytyrësi,*+duke flijuar nëpër kopshte+ e duke paraqitur tym blatimesh mbi tulla.
4 Ata ulen mes varreve,+dhe e kalojnë natën në vende të fshehta,*hanë mish derri+dhe mbajnë nëpër enë lëngun e gjërave të ndyra.*+
5 Ata thonë: ‘Qëndro aty ku je. Mos m’u afro,sepse jam më i shenjtë se ti.’*
Këta janë për mua si tym në flegrat e hundës,si zjarri që digjet gjatë gjithë ditës.
6 Ja, është shkruar para meje;unë nuk do të hesht,përkundrazi do t’i ndëshkoj,+do t’i ndëshkoj për gjithçka,*
7 për fajet që kanë bërë ata vetë dhe për fajet që kanë bërë paraardhësit e tyre,+—thotë Jehovai.
Meqenëse kanë paraqitur tym blatimesh në maledhe më kanë poshtëruar në kodra,+në fillim do t’i ndëshkoj për gjithë veprat e liga.»*
8 Kështu thotë Jehovai:
«Ashtu si dikush sheh një bistak rrushi, nga i cili mund të nxirret verë e re,dhe thotë: ‘Mos e prish, se në të ka një të mirë’,*po ashtu do të bëj edhe unë për hir të shërbëtorëve të mi;nuk do t’i shkatërroj të gjithë.+
9 Nga Jakobi do të nxjerr pasardhës*dhe nga Juda atë që do të trashëgojë malet e mia;+të zgjedhurit e mi do ta zotërojnë këtë venddhe shërbëtorët e mi do të banojnë atje.+
10 Për popullin tim që më kërkon,Sharoni+ do të kthehet në kullotë për dhentëdhe lugina* e Akorit+ në një vend ku do të pushojnë gjedhët.
11 Por ju jeni mes atyre që më braktisin mua, Jehovain,+që harrojnë malin tim të shenjtë,+që shtrojnë tryezën për perëndinë e Fatit të Mirëdhe mbushin kupat me verë të përzier për perëndinë e Riskut.
12 Ja pse risku juaj do të jetë shpata+dhe që të gjithë do të gjunjëzoheni për t’u vrarë,+sepse kur ju thirra, nuk u përgjigjët,kur ju fola, nuk më dëgjuat.+
Ju bënit atë që ishte e keqe në sytë e midhe zgjodhët të bënit gjëra që nuk i pëlqej.»+
13 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
«Ja, shërbëtorët e mi do të hanë, kurse ju do të keni uri.+
Ja, shërbëtorët e mi do të pinë,+ kurse ju do të keni etje.
Ja, shërbëtorët e mi do të gëzojnë,+ kurse juve do t’ju vijë turp.+
14 Ja, nga gëzimi i zemrës, shërbëtorët e mi do të lëshojnë britma të hareshme,kurse ju do të bërtitni nga dhembjet e zemrëse do të ulërini nga vuajtjet e shpirtit.
15 Ju do të lini pas një emër që të zgjedhurit e mi do ta përdorin si mallkimdhe vdekja do t’ju vijë nga dora ime, dora e Zotërisë Sovran Jehova,kurse shërbëtorët e mi do t’i thërras me një emër tjetër.+
16 Kushdo në tokë që kërkon një bekim,do të bekohet nga Perëndia i së vërtetës,*dhe kushdo në tokë që betohet,do të betohet për mua, Perëndinë e së vërtetës.*+
Vuajtjet* e mëparshme do të harrohen,do të fshihen nga sytë e mi,+
17 sepse unë po krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re.+
Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje*dhe as do të zgjohen më në zemër.+
18 Prandaj ngazëlloni e jini të gëzuar përjetë për atë që po krijoj,sepse ja, Jerusalemin do ta bëj burim gëzimie popullin e tij burim ngazëllimi.+
19 Do të gëzoj për Jerusalemine do të ngazëlloj për popullin tim.+
Atje s’do të dëgjohet më asnjë e qarë,asnjë rënkim nga hallet.+
20 Nuk do të ketë më asnjë foshnjë që të jetojë vetëm pak ditë,asnjë të moshuar që nuk i mbush ditët e tij;sepse kush do të vdesë njëqind vjeç, do të konsiderohet djalë i ridhe mëkatari do të mallkohet, edhe nëse do të jetë njëqind vjeç.*
21 Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to,+do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre.+
22 S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër,s’do të mbjellin që të hajë një tjetër,sepse ditët e popullit tim do të zgjasin sa ditët e një peme+dhe të zgjedhurit e mi do të kënaqen plotësisht me veprën e duarve të tyre.
23 Nuk do të robtohen* më kot*+e nuk do të lindin fëmijë që t’i shohin të vuajnë,sepse ata dhe pasardhësit e tyrejanë pasardhës* të bekuar nga Jehovai.+
24 Madje para se të thërrasin, unë do t’u përgjigjem;ndërkohë që do të jenë ende duke folur, unë do t’i dëgjoj.
25 Ujku dhe qengji do të kullotin së bashku,luani do të hajë kashtë si demi.+
Gjarpri do të ushqehet me pluhur.
Nuk do të bëjnë asnjë të keqe dhe asnjë dëm në tërë malin tim të shenjtë»,+—thotë Jehovai.
Shënimet
^ Ose «para fytyrës».
^ Një mundësi tjetër «në kasolle rojtarësh».
^ Ose «të papastra».
^ Një mundësi tjetër «që shenjtëria ime të mos kalojë te ti».
^ Ose «do t’u jap shpagim të plotë në gji».
^ Ose «do t’u jap shpagim të plotë në gji».
^ Fjalë për fjalë «një bekim».
^ Fjalë për fjalë «një farë».
^ Ose «ultësira».
^ Ose «i besnikërisë». Fjalë për fjalë «i Aminit».
^ Ose «e besnikërisë». Fjalë për fjalë «e Aminit».
^ Ose «Hallet».
^ Ose «nuk do të kujtohen më».
^ Një mundësi tjetër «dhe ai që nuk i ka mbushur njëqind vjeç, do të quhet i mallkuar».
^ Ose «Nuk do të punojnë fort».
^ Ose «për asgjë».
^ Fjalë për fjalë «farë».