Isaia 8:1-22
8 Jehovai më tha: «Merr një pllakë+ të madhe dhe shkruaj qartë* mbi të ‘Maher-Shalal-Hash-Baz’.*
2 Dua të vërtetohet me shkrim* nga dëshmitarët e besueshëm, prifti Uriah+ dhe Zakaria, biri i Jeberekiahut.»
3 Pastaj pata marrëdhënie me* profeteshën.* Ajo mbeti shtatzënë e pas ca kohësh lindi një djalë.+ Atëherë Jehovai më tha: «Vërja emrin Maher-Shalal-Hash-Baz,
4 sepse para se djali të mësojë të thërrasë ‘babi’ dhe ‘mami’, pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarisë do të çohen para mbretit të Asirisë.»+
5 Jehovai vazhdoi të më thoshte:
6 «Meqë ky popull i ka përbuzur ujërat e Shiloahut*+ që rrjedhin ëmbëldhe ngazëllon për Rezinin e për birin e Remaliahut,+
7 ja, Jehovai do të ngrejë kundër tyreujërat e fuqishme e të bollshme të Lumit,*mbretin e Asirisë+ me gjithë lavdinë e tij.
Ai do të dalë nga tërë shtretërit,do të shpërthejë mbi gjithë brigjet e tij
8 dhe do të vërshojë në Judë.
Ai do ta përmbytë dhe do të kalojë nëpër të e do të arrijë deri te qafa.+
Me krahët e tij të shtrirë, do ta mbulojë vendin tënd nga skaji në skaj,o Emanuel!»*+
9 Vazhdoni të bëni keq, o popuj, por do të dërrmoheni!
Dëgjoni, të gjithë ju nga vise të largëta të tokës!
Përgatituni për betejë,* por do të dërrmoheni!+
Po, përgatituni për betejë, por do të dërrmoheni!
10 Thurni një plan, por ai do të prishet!
Thoni çfarë të doni, por nuk do të realizohet,sepse Perëndia është me ne!*+
11 Me dorën e vet të fuqishme, Jehovai më kapi e më paralajmëroi të mos ndiqja rrugën e këtij populli, me fjalët:
12 «Mos e quani komplot atë që ky popull quan komplot!
Mos iu frikësoni asaj që i frikësohet ai,as mos u dridhni prej saj!
13 Jehovain e ushtrive, Atë duhet të shenjtëroni,+Atij duhet t’i frikësoheni*dhe prej Tij duhet të dridheni.»+
14 Ai do të bëhet si një shenjtërore,por edhe si gur ku të përplasendhe si shkëmb ku të pengohen+të dyja shtëpitë e Izraelit;si grackë e si lakpër banorët e Jerusalemit.
15 Shumë prej tyre do të pengohen, do të bien dhe do të copëtohen;do të zihen në lak e do të kapen.
16 Mbështille dëshminë e shkruar;*vulose ligjin* mes dishepujve të mi.
17 Do të pres me zjarr* Jehovain,+ që po i mban sytë larg shtëpisë së Jakobit,+ dhe tek ai do të shpresoj.
18 Ja, unë dhe fëmijët që më dha Jehovai+ jemi në Izrael si shenja+ dhe mrekulli prej Jehovait të ushtrive, që banon në malin Sion.
19 Në rast se ju thonë: «Drejtojuni mediumeve* ose parashikuesve të fatit, të cilët pëshpëritin dhe flasin me zë të ulët», a nuk duhet që një popull t’i drejtohet Perëndisë së vet? A duhet t’u drejtohen të vdekurve për të gjallët?+
20 Aspak! Duhet t’i drejtohen ligjit dhe dëshmisë së shkruar.*
Kur nuk flasin sipas fjalës së Perëndisë, nuk kanë dritë.*+
21 Secili do të kalojë përmes vendit i munduar dhe i uritur;+ e meqë do të jetë i uritur e i indinjuar, do të mallkojë mbretin dhe Perëndinë e tij duke e hedhur vështrimin lart.
22 Pastaj do ta kthejë vështrimin nga toka dhe ja, do të shohë vetëm vuajtje, errësirë, terr, kohë të vështira, zymtësi e aspak ndriçim.
Shënimet
^ Mund të ketë kuptimin «nxiton drejt plaçkës, gati për të plaçkitur».
^ Ose «me një penë të zakonshme». Fjalë për fjalë «me një kunj që përdorin njerëzit». Shih Fjalorthin «Kunji».
^ Ose «të dëshmohet; të konfirmohet».
^ Fjalë për fjalë «iu afrova».
^ Domethënë, gruaja e Isaisë.
^ Shiloahu ishte një ujësjellës.
^ Domethënë, të Eufratit.
^ Ose «Ngjishni armët për luftë».
^ Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «vërtetimin».
^ Ose «udhëzimin».
^ Ose «me padurim».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «vërtetimit».
^ Fjalë për fjalë «agim».