Jeremia 16:1-21
16 Jehovai më drejtoi edhe këtë fjalë:
2 «Mos merr grua dhe mos ki djem e vajza në këtë vend,
3 sepse kështu thotë Jehovai për djemtë e vajzat që lindin në këtë vend, për nënat që i lindin dhe për etërit që i sjellin në jetë:
4 ‘Do të vdesin nga sëmundje vdekjeprurëse.+ Nuk do të vajtohen dhe as do të varrosen. Do të bëhen si pleh mbi faqen e dheut+ e do të marrin fund nga shpata dhe zia e bukës.+ Kufomat e tyre do të bëhen ushqim për zogjtë e qiellit dhe egërsirat e tokës.’
5 Kështu thotë Jehovai:
“Mos hyr në një shtëpi ku shtrohet dreka për zi,e mos vajto e mos ua qaj hallin,+sepse unë ia kam hequr paqen këtij populli,—thotë Jehovai.
I kam hequr edhe dashurinë besnike dhe mëshirën.+
6 Si i madhi, edhe i vogli, do të vdesin në këtë vend;as do të varrosen,e as do t’i vajtojnë.
Askush nuk do të bëjë prerje në trup dhe as do të rruajë kokën për ta.*
7 Askush nuk do të sigurojë bukë për ata që vajtojnë,që t’i ngushëllojë për të vdekurin,dhe askush nuk do t’u japë të pinë kupën e ngushëllimitpër humbjen e babait a të nënës.
8 Gjithashtu, mos hyr në asnjë shtëpi ku festohet,që të ulesh me ta për të ngrënë e për të pirë.
9 Faktikisht kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, unë do t’i jap fund zërit të ngazëllimit e të gëzimit, zërit të dhëndrit e të nuses.’+
10 Kur t’ia thuash këtij populli gjithë këto fjalë, ata do të të pyesin: ‘Pse Jehovai ka shpallur tërë këtë të keqe për ne? Ç’faj e ç’mëkat kemi bërë kundër Jehovait, Perëndisë tonë?’+
11 Ti duhet t’u përgjigjesh: ‘Ngaqë paraardhësit tuaj më braktisën,+—thotë Jehovai,—dhe shkuan pas perëndive të tjera, u shërbyen e u përkulën para tyre.+ Po, më braktisën mua dhe nuk e respektuan ligjin tim.+
12 Megjithatë, ju keni vepruar shumë më keq se paraardhësit tuaj.+ Secili ndjek me kokëfortësi zemrën e vet të ligë, në vend që të më bindet.+
13 Prandaj, unë do t’ju flak në një vend që nuk e keni njohur as ju e as paraardhësit tuaj,+ dhe atje do t’ju duhet t’u shërbeni perëndive të tjera ditë e natë,+ sepse nuk do ta keni kurrsesi pëlqimin tim.
14 Megjithatë, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur nuk do të thuhet më: “Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori popullin e Izraelit nga vendi i Egjiptit!”,+
15 përkundrazi do të thuhet: “Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori popullin e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga gjithë vendet ku i kishte shpërndarë!” E unë do t’i kthej përsëri në tokën që u dhashë paraardhësve të tyre.+
16 Ja, unë do të thërras shumë peshkatarë,—thotë Jehovai.
Ata do t’i peshkojnë.
Pastaj do të dërgoj shumë gjuetarë,që do t’i kërkojnë në çdo mal, në çdo kodërdhe në të çarat e shkrepave.
17 Sytë e mi shohin çdo gjë që bëjnë.*
Ata nuk fshihen dot nga unë,dhe as fajin nuk e fshehin dot nga sytë e mi.
18 Para së gjithash, unë do të kërkoj një shpagim të plotë për fajin dhe mëkatet e tyre’,+ngaqë e kanë përdhosur vendin tim me figurat e pajeta* të idhujve të tyre të pështirë.
E kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme.’”»+
19 O Jehova, forca e kalaja ime,streha ime në ditë vuajtjeje!+
Te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokëse do të thonë: «Paraardhësit tanë trashëguan vetëm gënjeshtrën,kotësinë dhe gjëra pa vlerë.»+
20 A mund të bëjë njeriu perëndi për vete,kur ato nuk janë vërtet perëndi?+
21 «Prandaj, unë do t’u jap një mësim;këtë herë do t’u tregoj pushtetin dhe fuqinë time,dhe ata kanë për ta marrë vesh se emri im është Jehova.
Shënimet
^ Zakone pagane vajtimi që, me sa duket, ndiqeshin në Izraelin apostat.
^ Fjalë për fjalë «tërë udhët e tyre».
^ Fjalë për fjalë «me kufomat e».