Jeremia 17:1-27
17 Mëkati i Judës është shkruar me penë* hekuri;me një majë diamanti është skalitur në pllakën e zemrës së tyre
e në brirët e altarëve të tyre,
2 ndërkohë që bijtë e tyre kujtojnë altarët dhe shtyllat e shenjta*+
pranë një peme të harlisur, në kodrat e larta,+
3 nëpër male, në zona të hapura.
Të mirat dhe gjithë thesaret e tua do t’i jap si plaçkë,+po, vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit në mbarë territoret e tua.+
4 Trashëgiminë që të dhashë, do ta humbasësh për fajin tënd.+
Prandaj do të bëj që t’u shërbesh armiqve të tu në një vend që nuk e njeh,+sepse e ke ndezur zemërimin tim si zjarr.*+
Ai do të rrijë ndezur përgjithmonë.
5 Kështu thotë Jehovai:
‘I mallkuar është ai* që ka besim te njeriu,+që mbështetet te fuqia* e njeriut,+dhe zemra e të cilit largohet nga Jehovai.
6 Ai do të bëhet si një pemë e vetmuar në shkretëtirë.
Kur të vijë e mira, nuk do ta shohë,por do të banojë në vende të thata në shkretëtirë,në një tokë të kripur ku s’mund të jetojë askush.
7 I bekuar është ai* që ka besim te Jehovai,që e sheh Jehovain si sigurinë e vet.+
8 Ai do të bëhet si një pemë e mbjellë pranë ujërave,që i lëshon rrënjët pranë rrjedhës së ujit.
Kur të vijë të nxehtët, nuk do ta ndiejë,
përkundrazi gjethnajën do ta ketë gjithmonë të dendur.+
Në vitin e thatësirës, nuk do ta zërë ankthie do të japë vazhdimisht fryt.
9 Zemra është më e pabesë* se çdo gjë tjetër. Ajo është e rrezikshme.*+
E kush mund ta njohë?
10 Unë, Jehovai, hetoj zemrën+dhe shqyrtoj skutat më të thella të mendjes*për t’i dhënë secilit sipas udhëve të veta,sipas fryteve të veprave të tij.+
11 Si thëllëza që mbledh vezë që nuk janë të sajat,kështu është ai që vë pasuri në mënyrë të pandershme.*+
Kur të jetë në mes të jetës, do t’i humbasë,dhe në fund do të dalë i pamend.’
12 Vendi i shenjtërores sonë është një fron i lavdishëm,i lartësuar që nga fillimi.+
13 O Jehova, shpresa e Izraelit!
Të gjithë ata që të braktisin, do të turpërohen.
Ata që bëjnë apostazi ndaj teje,* do të shkruhen në dhé,*+sepse kanë braktisur Jehovain, burimin e ujit të jetës.*+
14 Shëromë, o Jehova, e do të shërohem!
Shpëtomë, e do të shpëtoj,+sepse ti je ai që lëvdoj!
15 Ja, ka nga ata që më thonë:
«Ku është fjala e Jehovait?+
Të plotësohet atëherë!»
16 Por unë vazhdova të të ndjek e të jem një bari.
As nuk e dëshiroja ditën e shkatërrimit.
Ti i di të gjitha fjalët e buzëve të mia;gjithçka e kam thënë përpara teje.
17 Mos u bëj shkak tmerri për mua.
Ti je streha ime në ditën e shkatërrimit.
18 U turpërofshin ata që më përndjekin,+ dhe jo unë!
I pushtoftë ata tmerri, dhe jo mua!
Sille ndaj tyre atë ditë të zezë,+dërrmoji e shkatërroji plotësisht!*
19 Kështu më tha Jehovai: «Shko e rri te porta e bijve të popullit, nga e cila hyjnë e dalin mbretërit e Judës, si edhe te të gjitha portat e Jerusalemit.+
20 Thuaju atyre: “Dëgjoni fjalën e Jehovait, o mbretër të Judës, mbarë ti, o Judë, dhe të gjithë ju, banorë të Jerusalemit, që hyni nga këto porta!
21 Kështu thotë Jehovai: ‘Ruani veten, dhe as mos mbani, as mos futni asnjë ngarkesë në portat e Jerusalemit gjatë ditës së Sabatit.+
22 Mos nxirrni asnjë ngarkesë jashtë shtëpive dhe mos bëni asnjë punë në ditën e Sabatit.+ Shenjtërojeni ditën e Sabatit, siç i urdhërova paraardhësit tuaj.+
23 Por ata nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë. Me kokëfortësi* nuk pranuan të bindeshin apo ta pranonin disiplinën.+
24 Megjithatë, nëse ju më bindeni pikë për pikë,—thotë Jehovai,—e nuk futni asnjë ngarkesë në portat e këtij qyteti ditën e Sabatit dhe e shenjtëroni atë ditë duke mos bërë asnjë punë,+
25 atëherë nga portat e këtij qyteti do të hyjnë edhe mbretër e princa që do të ulen në fronin e Davidit;+ do të hyjnë të hipur në karroca e kuaj—ata, burrat e Judës dhe banorët e Jerusalemit+—e ky qytet do të banohet përgjithmonë.
26 E do të vijnë njerëz nga qytetet e Judës, nga vendet rreth e qark Jerusalemit, nga vendi i Beniaminit,+ nga ultësira,+ nga rajoni malor dhe nga Negebi.* Ata do të sjellin në shtëpinë e Jehovait blatime të plota të djegura,+ flijime,+ blatime në drithë,+ temjan të bardhë dhe blatime falënderimi.+
27 Por, në qoftë se nuk më bindeni e nuk shenjtëroni ditën e Sabatit, mbani ngarkesa e i futni ato në portat e Jerusalemit ditën e Sabatit, atëherë unë do t’u vë zjarrin portave të tij. Ai do të përpijë kullat e fortifikuara të Jerusalemit+ dhe nuk do të shuhet.’”»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «kunj». Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «sepse për shkak të zemërimit tim, je ndezur si zjarr».
^ Ose «ai burrë i fuqishëm».
^ Ose «e ka shpresën te krahu».
^ Ose «ai burrë i fuqishëm».
^ Ose «mashtruese».
^ Një mundësi tjetër «e pashërueshme».
^ Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».
^ Ose «por jo me drejtësi».
^ Fjalë për fjalë «ujit të gjallë».
^ Domethënë, do të shkatërrohen.
^ Fjalë për fjalë «ndaj meje», me sa duket i referohet Jehovait.
^ Ose «shkatërroji dyfish».
^ Fjalë për fjalë «E ngurtësuan qafën».
^ Ose «nga jugu».