Jeremia 25:1-38
25 Në vitin e katërt të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, që ishte viti i parë i mbretërimit të Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, Jeremisë iu drejtua një mesazh për popullin e Judës.
2 Kjo është fjala që profeti Jeremia tha për* mbarë popullin e Judës dhe banorët e Jerusalemit:
3 «Që nga viti i 13-të i mbretërimit të Josisë,+ birit të Amonit, mbretit të Judës, e deri sot, në këta 23 vjet, më është drejtuar fjala e Jehovait dhe ju kam folur herë pas here,* por nuk më keni dëgjuar.+
4 E Jehovai ju dërgonte herë pas here* gjithë shërbëtorët e tij, profetët, por ju nuk dëgjonit dhe as e kthyet veshin nga ai. +
5 Ata ju thoshin: ‘Kthehuni, ju lutem, secili nga udha e ligë dhe nga veprimet e liga,+ që të vazhdoni të banoni për një kohë të gjatë në vendin që Jehovai jua dha para shumë kohësh juve e paraardhësve tuaj.
6 Mos shkoni pas perëndive të tjera për t’u shërbyer dhe për t’u përkulur para tyre, që të mos e fyeni me veprën e duarve tuaja; përndryshe ai do të sjellë mbi ju të keqen.’
7 Por ju nuk më dëgjuat,—thotë Jehovai.—Përkundrazi, më fyet me veprën e duarve tuaja, për të keqen tuaj.+
8 Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Meqë nuk iu bindët fjalëve të mia,
9 unë po thërras tërë fiset e veriut,+—thotë Jehovai,—dhe Nabukodonosorin,* mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim,+ e do t’i sjell kundër këtij vendi,+ kundër banorëve të tij e kundër tërë kombeve rreth e qark.+ Ju dhe këto kombe do t’ju caktoj për shfarosje* e do t’ju bëj objekt llahtarie e talljesh,* një vend të shkretë përgjithnjë.
10 Do t’u jap fund zërave të tyre të ngazëlluar e të gëzuar,+ zërit të dhëndrit e të nuses,+ zhurmës së mokrës* dhe dritës së llambës.
11 I gjithë vendi do të kthehet në rrënojë e do të bëhet objekt llahtarie, dhe këto kombe do t’i shërbejnë për 70 vjet mbretit të Babilonisë.+
12 Por, kur të jenë mbushur 70 vjet,+ do t’i kërkoj llogari* mbretit të Babilonisë dhe atij kombi për fajin e tyre,+—thotë Jehovai,—dhe do ta katandis në shkreti përgjithmonë vendin e kaldeasve.+
13 Do të sjell mbi atë vend të gjitha gjërat që kam thënë kundër tij, gjithë ç’është shkruar në këtë libër që Jeremia ka profetizuar kundër tërë kombeve,
14 sepse shumë kombe e mbretër të mëdhenj+ do t’i bëjnë skllevër,+ dhe unë do t’i shpaguaj sipas veprimeve e veprave të duarve të tyre.’»+
15 Kështu më tha Jehovai, Perëndia i Izraelit: «Merre nga dora ime këtë kupë me verën e tërbimit tim dhe jepua të gjitha kombeve ku do të të dërgoj, që ta pinë.
16 Ata do ta pinë, do t’u merren këmbët e do të sillen si të çmendur, për shkak të shpatës që do të dërgoj mes tyre.»+
17 Kështu e mora kupën nga dora e Jehovait dhe ua dhashë ta pinin të gjitha kombet ku më dërgoi Jehovai.+
18 Fillova me Jerusalemin e qytetet e Judës,+ mbretërit dhe princat e tij, për t’i kthyer në shkreti, në objekt llahtarie e talljesh, si dhe në diçka për t’u përdorur si mallkim,+ siç po ndodh sot.
19 Pastaj vazhdova me faraonin, mbretin e Egjiptit, bashkë me shërbëtorët, princat dhe tërë popullin e tij,+
20 si edhe gjithë të huajt që jetonin atje; gjithë mbretërit e vendit të Uzit; gjithë mbretërit e vendit të filistinëve;+ Ashkelonin;+ Gazën; Ekronin dhe të mbijetuarit e Ashdodit;
21 Edomin;+ Moabin+ dhe amonitët;+
22 gjithë mbretërit e Tirit, gjithë mbretërit e Sidonit+ dhe gjithë mbretërit e ishujve të detit;
23 Dedanin,+ Temën, Buzin dhe tërë ata që i kanë flokët të prerë te tëmthat;+
24 gjithë mbretërit e arabëve+ dhe mbretërit e popujve të ndryshëm që banojnë në shkretëtirë;
25 gjithë mbretërit e Zimrit; gjithë mbretërit e Elamit+ dhe gjithë mbretërit e medëve;+
26 gjithë mbretërit e veriut afër dhe larg, njëri pas tjetrit, dhe gjithë mbretëritë e tjera që janë mbi faqen e dheut. Pas tyre do të pijë edhe mbreti i Sheshakut.*+
27 «Thuaju atyre: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Pini derisa të deheni, të villni e të bini përtokë, aq sa të mos ngriheni dot më+ për shkak të shpatës që do të dërgoj mes jush.’”
28 Në qoftë se nuk pranojnë ta marrin kupën nga dora jote që ta pinë, thuaju: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Do ta pini se s’bën!
29 E nëse unë po e sjell të keqen duke filluar nga qyteti që mban emrin tim,+ a do t’ju lë ju pa ndëshkuar?!+
Nuk do t’ju lë pa ndëshkuar, sepse do të thërras një shpatë kundër gjithë banorëve të tokës,—thotë Jehovai i ushtrive.’”
30 Ti do t’u profetizosh atyre të gjitha këto fjalë dhe do t’u thuash:
‘Nga lart Jehovai do të ulërijë si një luandhe nga banesa e shenjtë do të bëjë që zëri i tij të dëgjohet.
Do të ulërijë kundër vendbanimit të tij;do të nxjerrë një britmë triumfuese kundër tërë banorëve të tokës,që do të ushtojë si kënga e atyre që shtypin rrush në shtypëse.
31 Një zhurmë do të përhapet deri në skajet e tokës,sepse Jehovai ka një çështje me kombet.
Ai do të gjykojë vetë çdo njeri.*+
Të ligjtë do t’ia dorëzojë shpatës,—thotë Jehovai.’
32 “Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
‘Ja, një e keqe do të përhapet komb më komb,+dhe një furtunë e madhe do të shpërthejë nga skajet më të largëta të tokës.+
33 Atë ditë të vrarët nga Jehovai do të jenë nga njëri skaj i tokës në tjetrin. Ata nuk do t’i vajtojnë, as do t’i mbledhin a t’i varrosin. Do të bëhen si pleh mbi faqen e dheut.’
34 Ulërini dhe bërtitni, o barinj!
Zhgërryhuni, o të parët e kopesë,sepse erdhi koha të thereni dhe të shpërndaheni,e ju do të bini si një enë e çmuar.
35 Barinjtë nuk kanë ku të ikin,dhe s’ka shpëtim për të parët e kopesë.
36 Dëgjoni klithmën e barinjvedhe ulërimën e të parëve të kopesë,sepse Jehovai po u shkatërron kullotën.
37 Vendbanimet e qeta janë bërë të pajetanga zemërimi i zjarrtë i Jehovait.
38 Ai ka dalë si një luan i ri* nga strofka,+sepse vendi i tyre është bërë objekt llahtarie,nga shpata mizoredhe nga zemërimi i tij i zjarrtë.”»
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
^ Ose «i tha».
^ Fjalë për fjalë «ju kam folur duke u çuar herët».
^ Fjalë për fjalë «ju dërgonte duke u çuar herët».
^ Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezarin», një variant tjetër i këtij emri.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «do ta ndëshkoj».
^ Me sa duket ky është një emër kriptografik për Babelin (Babiloninë).
^ Fjalë për fjalë «çdo mish».
^ Ose «luan i ri me krifë».