Jeremia 4:1-31
4 «O Izrael, nëse do të kthehesh,—thotë Jehovai,—nëse do të kthehesh tek unëe nëse do të heqësh idhujt e tu të pështirë nga prania ime,atëherë nuk do të jesh më në arrati.+
2 Por, nëse betohesh:
‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron!’
duke thënë të vërtetën me ndershmëri e me drejtësi,atëherë kombet do të bekohen nga ai*dhe me të do të krenohen.»+
3 Se kështu u thotë Jehovai burrave të Judës e të Jerusalemit:
«Punoni arën tuaj dhe mos mbillni më mes gjembave.+
4 Rrethprituni për Jehovain,rrethpritni zemrën,+ o burra të Judës dhe banorë të Jerusalemit!
Me qëllim që tërbimi im të mos ndizet si zjarre të djegë aq shumë sa askush të mos e shuajë dot,për shkak të veprimeve tuaja të liga.»+
5 Tregoni në Judë, shpallni në Jerusalem,bërtitni dhe bjerini bririt në mbarë vendin!+
Bërtitni fort: «Mblidhuni dhe le të ikim në qytetet e fortifikuara!+
6 Ngrini një sinjal* në drejtim të Sionit!
Kërkoni strehë e mos rrini duarkryq!»
Perëndia thotë: «Do të sjell një të keqe nga veriu,+ një shkatërrim të madh.
7 Ai ka dalë si një luan nga shkurrnaja,+shkatërruesi i kombeve është nisur,+ka dalë nga vendi i vet, që t’jua kthejë vendin në objekt llahtarie.
Qytetet do të katandisen në rrënoja pa asnjë banor.»+
8 Prandaj vishuni me copë thesi,*+ vajtoni* e ulërini,sepse zemërimi i zjarrtë i Jehovait nuk është larguar nga ne.
9 «Atë ditë,—thotë Jehovai,—mbreti do të humbasë guximin,*+po ashtu edhe princat,priftërinjtë do të tmerrohen e profetët do të shtangen.»+
10 Atëherë unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ti e ke mashtruar krejtësisht këtë popull+ dhe Jerusalemin me fjalët: ‘Do të keni paqe’,+ ndërkohë që e kemi shpatën në grykë.»
11 Në atë kohë do t’i thuhet këtij populli dhe Jerusalemit:
«Era zhuritëse nga kodrat e zhveshura të shkretëtirësdo ta përfshijë bijën* e popullit tim;ajo nuk po vjen që të hedhë drithin në erë dhe as ta pastrojë.
12 Era e furishme po vjen nga këto vende sipas urdhrit tim.
Tani, unë do të shpall gjykimet kundër teje.
13 Ja! Armiku do të vijë si retë e shiutdhe karrocat e tij janë si erë shtrëngate.+
Kuajt e tij janë më të shpejtë se shqiponjat.+
‘Mjerë ne, sepse jemi shkatërruar!’
14 Pastroje zemrën nga e liga që të shpëtosh,+ o Jerusalem!
Deri kur do të ushqesh mendime të liga?
15 Se një zë njofton lajme nga Dani+dhe po shpall një të keqe nga malet e Efraimit.
16 Lajmëroni kombet për këtë!
Shpalleni kundër Jerusalemit!
Nga një vend i largët do të vijnë roja,*dhe do ta ngrenë zërin kundër qyteteve të Judës.
17 Ngrihen kundër Jerusalemit nga tërë anët si rojat e fushës,+sepse ai është rebeluar kundër meje,+—thotë Jehovai.
18 Për sjelljen dhe veprimet e tua do të paguash.+
Vërtet e hidhur është e keqja që të ka rënë, sepse të ka arritur deri në zemër.»
19 Oh, sa shumë ankth që kam!* Sa shumë ankth!
Ndiej dhembje të forta në zemër.* Zemra po më del vendit.
Nuk mund të hesht, sepse kam dëgjuar tingullin e bririt,kam dëgjuar sinjalin për luftë.*+
20 Kam dëgjuar shkatërrim pas shkatërrimi,sepse i tërë vendi është rrënuar.
Tendat e mia u shkatërruan papritur,pëlhurat e tendës sime në një çast.+
21 Deri kur do të shoh sinjalin?
Deri kur do të dëgjoj tingullin e bririt?+
22 «Se populli im është i marrë,+nuk më kushton vëmendje.
Janë bij pa arsye e pa mend.*
Janë të zgjuar* kur bëhet fjalë për të keqen,por nuk dinë të bëjnë të mirën.»
23 Pashë vendin, dhe ja, ishte bosh e i shkretë.+
Pashë qiejt, por nuk kishin më dritë.+
24 Pashë malet, dhe ja, po lëkundeshin,kurse kodrat po tronditeshin.+
25 Pashë, dhe ja, s’kishte këmbë njeriudhe zogjtë e qiellit kishin ikur të gjithë.+
26 Pashë dhe ja, pemishtja ishte kthyer në shkretëtirëdhe qytetet ishin rrafshuar të tëra.+
Këtë e shkaktoi Jehovainë zemërimin e tij të zjarrtë.
27 Se kështu thotë Jehovai: «I gjithë vendi do të bëhet i shkretë,+por nuk do t’i shfaros plotësisht.
28 Prandaj vendi do të mbajë zi,+qiejt do të errësohen,+sepse kam folur, e kam vendosurdhe s’do të ndryshoj mendje,* as do të heq dorë.+
29 Nga zhurma e kalorësve dhe e harkëtarëvei gjithë qyteti po ia mbath.+
Ata futen nëpër shkurrnajae ngjiten në shkëmbinj.+
Tërë qytetet janë braktisur,asnjeri nuk banon në to.»
30 Ç’do të bësh tani që je shkretuar?
Ti që visheshe me të kuqe të ndezur,që stoliseshe me zbukurime aridhe i zmadhoje sytë duke i lyer me të zezë.*
Por më kot zbukuroheshe,+sepse ata që të vinin pas me epsh, të hodhën poshtë,e tani kërkojnë të të marrin jetën.+
31 Unë dëgjova britma si të një gruaje që e kanë zënë dhimbjet,*rënkime si të një gruaje që po lind fëmijën e parë,dëgjova zërin e bijës së Sionit që gulçon.
Ajo i shtrin duart për ndihmë e thotë:+
«Mjerë unë, sepse jam rraskapitur nga vrasësit!»
Shënimet
^ Domethënë, Jehovai.
^ Ose «shtyllë sinjalizuese».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «bjerini gjoksit».
^ Fjalë për fjalë «zemrën».
^ Personifikim poetik, ndoshta për të shprehur keqardhje ose dhembshuri.
^ Fjalë për fjalë «vëzhgues», pra, ata që vëzhgojnë qytetin për të kuptuar se kur të sulmojnë.
^ Fjalë për fjalë «Oh, zorrët e mia!»
^ Fjalë për fjalë «në muret e zemrës».
^ Një mundësi tjetër «britmën e sulmuesve».
^ Ose «pa kuptueshmëri».
^ Ose «të mençur».
^ Ose «nuk do të më vijë keq».
^ Ose «me ton të zi sysh».
^ Një mundësi tjetër «një gruaje të sëmurë».