Jeremia 8:1-22
8 Në atë kohë,—thotë Jehovai,—do t’i nxjerrin nga varret kockat e mbretërve të Judës, kockat e princave, kockat e priftërinjve, kockat e profetëve dhe kockat e banorëve të Jerusalemit.
2 Do t’i shpërndajnë përpara diellit, hënës e gjithë ushtrisë së qiejve që i deshën, u shërbyen, i ndoqën, i kërkuan dhe para të cilëve u përkulën.+ Ato nuk do t’i mbledhin dhe as do t’i varrosin. Do të bëhen si pleh mbi faqen e dheut.+
3 E të mbijetuarit e kësaj familjeje të keqe do të zgjedhin vdekjen dhe jo jetën, në të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj’,—thotë Jehovai i ushtrive.
4 Duhet t’u thuash atyre: “Kështu thotë Jehovai:
‘Nëse bien, a nuk do të ngrihen përsëri?
Nëse kthehet njëri, a nuk do të kthehet edhe tjetri?
5 Pse tregohet gjithmonë i pabesë ndaj meje ky popull i Jerusalemit?
Ata jepen pas mashtrimit;nuk pranojnë të kthehen.+
6 U kushtova vëmendje dhe i dëgjova, por ata nuk thoshin të vërtetën.
Nuk ka asnjeri që të pendohet për ligësinë e vet dhe të pyesë: “Ç’kam bërë?!”+
Secili kthehet vazhdimisht në udhën që ndjek shumica, si një kalë që sulet në betejë.
7 Edhe lejleku në qiej i di mirë kohët* e tij;turtulli, dejka e mëllenja* e dinë kohën kur të kthehen.*
Por populli im nuk e kupton kohën kur unë, Jehovai, do t’i gjykoj.+
8 Si mund të thoni ju njerëz: “Ne jemi të mençur dhe kemi ligjin* e Jehovait”,kur faktikisht pena*+ gënjeshtare e skribëve* është përdorur vetëm për gënjeshtra?
9 Të mençurit do të turpërohen,+do të tmerrohen e do të zihen në lak.
Ja, ata kanë hedhur poshtë fjalën e Jehovait,e çfarë mençurie kanë?
10 Prandaj gratë e tyre do t’ua jap burrave të tjerë,arat do t’ua jap pronarëve të tjerë;+sepse nga më i vogli deri te më i madhi, secili nxjerr fitime të pandershme;+nga profeti deri te prifti, secili zhvat tjetrin.+
11 Ata përpiqen ta shërojnë shkel e shko* shembjen* e bijës së popullit tim, duke thënë:
“Ka paqe! Ka paqe!”,kur paqe s’ka.+
12 A u vjen turp për gjërat e neveritshme që kanë bërë?
Nuk u vjen aspak turp!
Ata as nuk e dinë çfarë është turpi!+
Prandaj do të bien mes të rënëve;kur unë t’i ndëshkoj, do t’u merren këmbët,+—thotë Jehovai.
13 Kur t’i vjel, do të marrin fund,—thotë Jehovai.
Nuk do të ketë rrush në hardhi e nuk do të ketë fiq në pemë, dhe gjethet do t’u thahen.
Ata do t’i humbasin gjërat që u kam dhënë.’”»
14 «Pse rrimë ulur këtu?
Mblidhuni, të hyjmë në qytetet e fortifikuara+ dhe le të vdesim atje,sepse vetë Jehovai, Perëndia ynë, na ka dënuar me vdekje,dhe ai na jep të pimë ujë të helmuar,+ngaqë kemi mëkatuar kundër Jehovait.
15 Shpresohej për paqe, por nuk erdhi asgjë e mirë.
Shpresohej për një kohë shërimi, por erdhi tmerri.+
16 Nga Dani dëgjohet turfullima e kuajve.
Prej hingëllimave të hamshorëve,mbarë vendi dridhet.
Ata vijnë dhe përpijnë vendin e gjithçka në të,qytetin e banorët e tij.»
17 «Ja, unë po dërgoj mes jush gjarpërinj,gjarpërinj helmues që nuk mund të zbuten,*dhe ata do t’ju kafshojnë»,—thotë Jehovai.
18 Pikëllimi im është i pashërueshëm.
Zemra më është ligështuar.
19 Nga një vend i largët thërret për ndihmëbija e popullit tim:
«A nuk është Jehovai në Sion?
A nuk është mbreti në të?»
«Pse më kanë fyer me shëmbëlltyrat e skalitura,me perënditë e huaja të kota?»
20 «E korra ka kaluar, vera ka përfunduar,kurse ne s’kemi shpëtuar.»
21 Jam tronditur për rrënimin e bijës së popullit tim;+jam brengosur;më ka pushtuar llahtaria.
22 A nuk ka balsam* në Galad?+
Nuk ka asnjë shërues* atje?+
Pse nuk është shëruar bija e popullit tim?+
Shënimet
^ Ose «stinët».
^ Një mundësi tjetër «krilla».
^ Ose «kohën e shtegtimit».
^ Ose «udhëzimin».
^ Fjalë për fjalë «kunji». Shih Fjalorthin.
^ Ose «sekretarëve».
^ Ose «përciptazi».
^ Ose «thyerjen».
^ Ose «nuk mund të magjepsen».
^ Ose «balsam qetësues».
^ Ose «mjek».