Jeremia 9:1-26

  • Trishtimi i thellë i Jeremisë (1-3a)

  • Jehovai i kërkon llogari Judës (3b-16)

  • Vajtime për Judën (17-22)

  • Mburremi ngaqë njohim Jehovain (23-26)

9  Ah, sikur koka ime të ishte si ujërat,sytë e mi si burim lotësh!+ Atëherë do të qaja ditë e natëpër të vrarët e popullit tim.   Ah, sikur të kisha një strehë udhëtarësh në shkretëtirë! Atëherë do ta lija popullin tim e do të ikja prej tyre,sepse të gjithë janë kurorëshkelës,+një bandë tradhtarësh.   Gjuhën e tendosin si hark;në vend mbizotëron gënjeshtra, dhe jo besnikëria.+ «Ata zhyten gjithnjë e më shumë në ligësi,dhe nuk më kushtojnë vëmendje,+​—thotë Jehovai.   Secili të ruhet nga tjetri*dhe të mos ketë besim as te i vëllai,sepse edhe i vëllai është i pabesë,+edhe shoku është një shpifës.+   Secili mashtron shokun e vet,e asnjë nuk thotë të vërtetën. E kanë mësuar gjuhën që të thotë gënjeshtra.+ E lodhin veten duke bërë gjëra të gabuara.   Ti banon i rrethuar nga mashtrimi. Të zhytur në mashtrimin e tyre, ata s’kanë pranuar të më njohin»,​—thotë Jehovai.   Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Unë do t’i shkrij me qëllim që t’i rafinoj.+ Çfarë të bëj tjetër me bijën e popullit tim?!   Gjuha e tyre është një shigjetë vdekjeprurëse që nxjerr veç mashtrime. Me gojë, dikush i flet paqësisht shokut të vet,por me zemër i ngre pritë.   A nuk duhet t’u kërkoj llogari për këto gjëra?​—thotë Jehovai. A nuk duhet të hakmerrem kundër një kombi të tillë?+ 10  Unë do të qaj e do të vajtoj për maletdhe do t’ia nis një kënge të përvajshme* për kullotat e shkretëtirës,*sepse janë djegur që atje të mos shkelë më këmbë njeriue që zëri i bagëtisë të mos dëgjohet. Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.+ 11  Do ta bëj Jerusalemin grumbuj gurësh,+ strofkë çakejsh;+një vend të shkretë, pa asnjë banor, do t’i bëj qytetet e Judës.+ 12  Cili është aq i mençur sa ta kuptojë këtë? Cilit i ka folur Jehovai me gojën e vet, që t’ua tregojë të tjerëve? Pse është rrënuar vendi? Pse është djegur si shkretëtirae askush nuk kalon nëpër të?» 13  Jehovai thotë: «Ngaqë hodhën poshtë ligjin* që u dhashë. Nuk e ndoqën ligjin tim dhe nuk iu bindën zërit tim. 14  Përkundrazi, me kokëfortësi, ndoqën zemrën e tyre+ dhe shkuan pas shëmbëlltyrave të Baalit, siç i kishin mësuar etërit e tyre.+ 15  Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, unë do ta bëj këtë popull të hajë pelin dhe të pijë ujë të helmuar.+ 16  Do t’i shpërndaj mes kombeve që as ata e as etërit e tyre nuk i njihnin+ dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, derisa t’i shfaros.’+ 17  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Mendohuni për atë që po ndodh. Thirruni vajtueseve që këndojnë këngë të përvajshme.*+ Dërgoni fjalë të vijnë edhe vajtueset më të zonja, 18  që të shpejtojnë dhe t’ia nisin një vajtimi për ne,që lotët të na shkojnë çurge qepallat të na rëndohen prej lotëve.+ 19  Se nga Sioni është dëgjuar zëri i vajtimit:+ ‘Oh, si jemi shkretuar! Oh, sa turp na vjen,sepse na u desh të largoheshim nga vendi, e banesat na i kanë rrëzuar.’+ 20  Dëgjoni, o gra, fjalën e Jehovait. E pranoftë veshi juaj fjalën e gojës së tij. Mësojuni bijave tuaja këtë vajtime mësojini njëra-tjetrës këtë këngë të përvajshme,*+ 21  sepse vdekja ka hyrë nga dritaret tona;ka hyrë brenda kullave tona të fortifikuara,që të rrëmbejë fëmijën nga rrugadhe të riun nga sheshet.”+ 22  Thuaj: “Këtë shpall Jehovai: ‘Kufomat e njerëzve do të bien si pleh në arë,si rreshti me drithë të sapokorrur pas korrësite që askush nuk e mbledh.’”»+ 23  Kështu thotë Jehovai: «Le të mos mburret i mençuri për mençurinë e tij;+le të mos mburret i fuqishmi për fuqinë;le të mos mburret i pasuri për pasurinë.+ 24  Por ai që mburret, le të mburret për këtë: që ka gjykim të thellë dhe njohuri për mua,+ Jehovain,që tregoj dashuri besnike, që gjykoj me drejtësi dhe bëj atë që është e drejtë në tokë,+sepse te këto gjëra unë gjej kënaqësi,+​—thotë Jehovai. 25  Ja, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur do t’i kërkoj llogari çdo të rrethpreri, por që është i parrethprerë;+ 26  do t’i kërkoj llogari Egjiptit,+ Judës,+ Edomit,+ amonitëve,+ Moabit+ dhe të gjithë atyre që i kanë flokët të prerë te tëmthat, të cilët banojnë në shkretëtirë,+ sepse tërë kombet janë të parrethprera dhe gjithë shtëpia e Izraelit është e parrethprerë në zemër.»+

Shënimet

Ose «i afërmi». Shih Fjalorthin.
Ose «kënge vajtimi».
Ose «udhëzimin».
Ose «këngë vajtimi».
Ose «këngë vajtimi».