Jobi 1:1-22

  • Integriteti dhe pasuria e Jobit (1-5)

  • Satanai vë në diskutim motivet e Jobit (6-12)

  • Jobi humb zotërimet dhe fëmijët (13-19)

  • Jobi nuk fajëson Perëndinë (20-22)

1  Në vendin e Uzit ishte një burrë që quhej Job,*+ një njeri me integritet* dhe i ndershëm,*+ që nderonte thellësisht Perëndinë* dhe i qëndronte larg së keqes.+  Atij i kishin lindur shtatë djem e tri vajza.  Në zotërimet e Jobit përfshiheshin 7.000 kokë dhen, 3.000 deve, 1.000 qe,* 500 gomarica dhe një numër i madh shërbëtorësh. Prandaj ai ishte më i pasuri e më i nderuari ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.  Djemtë e tij shtronin gosti në shtëpinë e tyre, secili në ditën e caktuar,* dhe ftonin edhe tri motrat e tyre, që të hanin e të pinin së bashku.  Kur mbaronin ditët e gostisë, Jobi u çonte fjalë fëmijëve të vinin tek ai që t’i shenjtëronte.* Ai ngrihej herët në mëngjes dhe paraqiste flijime të djegura+ për secilin prej tyre, sepse thoshte: «Kushedi, mbase fëmijët e mi kanë mëkatuar dhe e kanë mallkuar Perëndinë në zemrën e tyre.» Kështu bënte Jobi gjithmonë.+  Tani, erdhi dita që bijtë e Perëndisë së vërtetë*+ u paraqitën para Jehovait+ dhe zunë vendin e tyre. Me ta hyri+ edhe Satanai.+  Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Nga vjen?» Satanai ia ktheu Jehovait: «Jam endur nëpër tokë dhe i kam rënë lart e poshtë.» +  Jehovai i tha Satanait: «E ke vënë re Jobin, shërbëtorin tim? Në mbarë tokën nuk ka njeri si ai, me integritet dhe të ndershëm,*+ që nderon thellësisht Perëndinë dhe i qëndron larg së keqes.»  Kështu Satanai ia ktheu Jehovait: «Kot ka frikë Jobi nga Perëndia?!+ 10  S’ke ngritur ti një gardh mbrojtës rreth tij,+ rreth shtëpisë dhe rreth gjithçkaje që ka?! Ti e ke bekuar punën e duarve të tij,+ dhe kopetë e tij janë përhapur në mbarë vendin. 11  Provo njëherë të zgjatësh dorën e t’i prekësh* çdo gjë që ka, e ke për të parë po nuk të mallkoi sy më sy.»* 12  Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Mirë pra, gjithçka e tija është në dorën tënde.* Por, atë vetë mos e prek!» Kështu Satanai u largua nga prania* e Jehovait.+ 13  Më vonë, ditën kur djemtë dhe vajzat e Jobit po hanin e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të madh,+ 14  një lajmëtar vajti te Jobi dhe i tha: «Qetë po lëronin tokën dhe gomaricat po kullotnin afër tyre 15  kur sabeatitët i sulmuan dhe i grabitën, kurse shërbëtorët i vranë me shpatë. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.» 16  Ai ishte ende duke folur, kur erdhi një tjetër dhe tha: «Prej qiellit ra zjarr nga Perëndia,* që u vuri flakën deleve e shërbëtorëve dhe i përpiu. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them. 17  Ai ishte ende duke folur, kur erdhi një tjetër dhe tha: «Kaldeasit+ bënë tri grupe, iu turrën deveve dhe i morën, kurse shërbëtorët i vranë me shpatë. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.» 18  Ai ishte ende duke folur, kur erdhi edhe një tjetër dhe tha: «Djemtë dhe vajzat e tua po hanin e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të madh. 19  Papritur, nga shkretëtira erdhi një erë e fortë, që goditi të katër qoshet e shtëpisë, kështu shtëpia u shemb mbi fëmijët e tu dhe ata vdiqën. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.» 20  Pas këtyre fjalëve, Jobi u ngrit, shqeu veshjen e tij dhe rroi kokën. Pastaj ra përtokë, u përkul 21  dhe tha: «Lakuriq dola nga barku i nënës,e lakuriq do të vdes.*+ Jehovai m’i dha,+ Jehovai m’i mori. Qoftë përherë i lëvduar emri i Jehovait!» 22  Pavarësisht nga gjithçka që kaloi, Jobi nuk mëkatoi dhe nuk e akuzoi Perëndinë për asnjë padrejtësi.*

Shënimet

Fjalë për fjalë «i frikësohej Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Ose «i paqortueshëm dhe i drejtë».
Mund të ketë kuptimin «objekt armiqësie».
Fjalë për fjalë «500 pendë qe».
Ose «secili sipas radhës».
Domethënë, që të ishin të pastër në sytë e Perëndisë.
Idiomë hebraike që u referohet bijve engjëllorë të Perëndisë.
Ose «të paqortueshëm dhe të drejtë».
Ose «t’i marrësh».
Ose «në fytyrë».
Ose «është nën kontrollin tënd».
Fjalë për fjalë «fytyra».
Një mundësi tjetër «ra një vetëtimë».
Fjalë për fjalë «do të kthehem».
Ose «nuk e fajësoi në asnjë mënyrë Perëndinë».