Jobi 11:1-20

  • Fjalimi i parë i Zofarit (1-20)

    • E akuzon Jobin për fjalë boshe (2, 3)

    • I thotë Jobit ta flakë të keqen (14)

11  Pastaj e mori fjalën Zofari,+ namatiti:   «A do të mbeten pa përgjigje gjithë këto fjalë?Fjalët e shumta, vallë e bëjnë dikë të drejtë?*   Fjalët e tua boshe, do t’ua mbyllin gojën njerëzve? Kujton se do të tallesh e askush s’do të të qortojë?+   Se ti thua: ‘Mësimi im është i kulluar+e unë jam i pastër në sytë e tu.’+   Por, ah, sikur Perëndia të fliste!Ah, sikur të hapte gojën që të të përgjigjej!+   Atëherë do të të tregonte të fshehtat e mençurisë,sepse mençuria praktike është e shumanshme. Kështu do të kuptoje se, disa nga fajet e tua, Perëndia s’do që t’i kujtojë.   A i zbulon dot gjërat e thella të Perëndisë?A i zbulon dot caqet e madhështisë së të Plotfuqishmit?   Mençuria e tij është më e lartë se qielli. E çfarë mund të arrish ti? Është më e thellë se Varri.* E çfarë mund të dish ti?   Është më e madhe se toka dhe më e gjerë se deti. 10  E nëse Ai e ndalon dikë rrugës dhe hap gjyq kundër tij,kush mund t’i kundërvihet? 11  Se ai e di mirë kur njerëzit janë mashtrues. Kur sheh një të keqe, vallë i mbyll sytë?! 12  Por kokëboshi ka për të marrë vesh,vetëm kur gomari i egër të sjellë në jetë një njeri.* 13  Ah, sikur ta përgatitje zemrën! Ah, sikur t’i shtrije duart drejt tij në lutje! 14  Flake tej të keqen nëse gjendet në duart e tua,dhe mos lejo që padrejtësia të zërë vend në tendat e tua. 15  Atëherë do të ecësh me kokën lart e me faqe të bardhë,do të jesh i patundur e s’do të kesh frikë. 16  Atëherë do t’i harrosh hallete do të të duken si ujëra që rrodhën tutje. 17  Jeta jote do të jetë më e shndritshme se mesdita,e madje edhe ditët e saj të errëta do të bëhen si drita e mëngjesit. 18  Do të ndihesh i sigurt, sepse ke shpresë,do t’i hedhësh sytë përreth e do të shtrihesh i qetë. 19  Do të shtrihesh, e askush nuk do të të trembë,dhe shumë njerëz do të kërkojnë pëlqimin tënd. 20  Të ligjve do t’u ikë drita e syrite s’do të kenë vend ku t’ia mbathin;vdekja do të jetë shpresa e tyre e vetme.»*+

Shënimet

Ose «A ka vallë të drejtë mburraveci?»
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «të vijë në jetë si njeri».
Ose «s’do të shpresojnë gjë tjetër, veç të japin frymë».