Jobi 15:1-35

  • Fjalimi i dytë i Elifazit (1-35)

    • Pohon se Jobi nuk ka frikë nga Perëndia (4)

    • E quan Jobin arrogant (7-9)

    • ‘Perëndia nuk ka besim as te engjëjt e vet’ (15)

    • ‘I ligu mundohet’ (20-24)

15  Pastaj e mori fjalën Elifazi,+ temaniti:   «Me argumente boshe* do të përgjigjet i mençuri? Me erën e lindjes e mbush barkun?   Korrigjimi thjesht me fjalë është i kotë,vetëm fjalët nuk të vlejnë për gjë.   Prej teje venitet frika* nga Perëndia,ndaj njerëzve s’u bie ndër mend për Të.   Ti flet kështu ngaqë je fajtor*dhe i bën dredha fjalës me dashje.   Vetë goja jote të dënon, e jo unë;buzët e tua dëshmojnë kundër teje.+   Mos je ti i pari njeri që ka ardhur në jetë? Mos dole në dritë para se të dilnin kodrat?   Vallë ke mundësi të dëgjosh sekretet e Perëndisë?* Vetëm ti qenke i mençur?   Ç’di ti që s’e dimë edhe ne?+ Ç’kupton ti më shumë se ne? 10  Mes nesh është edhe flokëzbardhuri, edhe i moshuari,+burra më të vjetër se yt atë. 11  Nuk të mjafton ngushëllimi i Perëndisë,a një fjalë e thënë me ëmbëlsi? 12  Pse e lë veten në dorë të zemrës? Pse të flakërojnë sytë nga zemërimi? 13  Se ti kthehesh kundër vetë Perëndisë,s’i vë fre gojës dhe nxjerr fjalë të tilla. 14  Ç’është vdekatari që të jetë i pastër në sytë e Perëndisë? E si mund të jetë i drejtë njeriu i lindur nga një grua?+ 15  Perëndia nuk ka besim as te engjëjt e vet,*madje as qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij.+ 16  E jo më të ketë besim tek njeriu i pështirë e i korruptuar,+që e pi padrejtësinë si ujë! 17  Unë do të flas, e ti më dëgjo! Do të të tregoj atë që kam parë, 18  atë që thanë të mençurit siç ua përcollën etërit,+gjëra që nuk i mbajtën të fshehta. 19  Vetëm atyre iu dha ky vende mes tyre nuk vinte këmbë asnjë i huaj. 20  Gjatë gjithë ditëve të tij i ligu mundohet,njeriu tiran vuan për sa vjet rron. 21  Në veshë i ushtojnë zhurma të tmerrshme;+kusarët sulen kundër tij në kohë paqeje. 22  E di se nuk do t’i shpëtojë territ,+e di se e pret shpata. 23  Sillet lart e poshtë në kërkim të ushqimit,* po ku ka? E di mirë se po i afrohet dita e territ. 24  Vuajtjet dhe brengat e tmerrojnë pa pushim,e vënë poshtë si një mbret që është gati të vërsulet, 25  sepse ai ngre dorë kundër Perëndisëdhe orvatet të sfidojë* të Plotfuqishmin. 26  Turret kundër Tij me kokëfortësi,me mburoja të trasha e të forta.* 27  Fytyrën ia ka mbuluar dhjamidhe mesi i është trashur. 28  Banon në qytete që do të rrënohen,në shtëpi ku s’do të banojë kush,që do të katandisen në pirgje gurësh. 29  Ai s’do të pasurohet e s’do të grumbullojë të mira,as zotërimet nuk do t’i shtojë mbi faqen e dheut. 30  Nuk do të dalë dot nga terri;një flakë do ta zhuritë filizin e tij*dhe ai do të zhduket nga një e shfryrë e gojës së Perëndisë.*+ 31  Të mos e mashtrojë veten e të besojë në kotësi,se veç kotësinë do të marrë si shpërblim. 32  Po, kjo do të ndodhë para se t’i vijë dita,dhe degët e tij nuk do të harlisen kurrë.+ 33  Do të jetë si hardhia që nuk e mban rrushin e papjekur,dhe si ulliri që i flak tutje lulet e veta. 34  Nga të ligjtë* nuk vjen asgjë e frytshme,+dhe zjarri do t’i përpijë tendat e të korruptuarve. 35  Ata ngjizin telashe dhe pjellin të këqija;veç mashtrim është fryti i barkut të tyre.»

Shënimet

Fjalë për fjalë «Me njohuri prej ere».
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «Faji yt ta mëson gojën».
Ose «bisedat private të Perëndisë?»
Fjalë për fjalë «te të shenjtët e vet».
Fjalë për fjalë «të bukës».
Ose «orvatet të dalë mbi».
Fjalë për fjalë «mburoja me gunga të trasha».
Domethënë, çdo shpresë për të marrë veten.
Fjalë për fjalë «së tij».
Ose «Nga asambleja e apostatëve».