Jobi 20:1-29

  • Fjalimi i dytë i Zofarit (1-29)

    • Ndihet i ofenduar nga Jobi (2, 3)

    • Lë të kuptohet se Jobi është i lig (5)

    • Pohon se Jobi kënaqet me mëkatin (12, 13)

20  Zofari,+ namatiti, ia ktheu:   «Mendimet turbulluese më nxitin të flas,nga gjithë acarimi që ndiej përbrenda.   Ndihem i ofenduar nga fjalët qortuese që dëgjova,ndaj detyrohem të përgjigjem siç e gjykoj unë.*   Me siguri e ke ditur gjithnjë këtë që do të të them,se kështu ka qenë që kur u krijua njeriu* në tokë,+   që britma e gëzuar e të këqijve është jetëshkurtërdhe gëzimi i të ligut* zgjat veç një çast.+   Ndonëse madhështia e tij arrin qiejtdhe koka e tij prek retë,   ai do të zhduket përgjithmonë si jashtëqitja e vet;ata që e shihnin, do të thonë: ‘Ku është?’   Do të venitet si një ëndërr e nuk do të gjendet më,do të zhduket si një vegim* nate.   Syri që dikur e shihte, s’do ta vërë më re,e as vendi i vet s’do ta shohë më.+ 10  Fëmijët e tij do të kërkojnë përkrahjen e fukarenjve,dhe me duart e veta do ta kthejë mbrapsht pasurinë.+ 11  Forca rinore që i mbushte kockat,do të dergjet bashkë me të në pluhur. 12  Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij,edhe sikur ta fshehë nën gjuhë, 13  edhe sikur ta shijojë e të mos e heqë,por të vazhdojë ta mbajë në gojë, 14  ushqimi do t’i thartohet në bark,do t’i kthehet si helm* kobrash në zorrë. 15  Pasuritë që ka gllabëruar, do t’i vjellë;Perëndia do t’ia nxjerrë nga barku. 16  Ai do të thithë helmin e kobrës;do të vdesë nga dhëmbët* e nepërkës. 17  Nuk do t’i shohë kurrë përrenjtë plot ujë,as mjaltin dhe gjalpin që rrjedhin rrëke. 18  Zotërimet e veta do t’i kthejë mbrapsht pa i shijuar;*pasurinë e nxjerrë nga tregtia s’do ta gëzojë,+ 19  sepse dërrmoi dhe braktisi të varfrin;rrëmbeu shtëpinë që nuk e ndërtoi vetë. 20  Mirëpo brenda vetes s’do të gjejë prehje;pasuria s’do ta ndihmojë të shpëtojë. 21  S’i ka mbetur gjë tjetër për të gllabëruar,ndaj edhe begatia e tij s’e ka të gjatë. 22  Kur të jetë në kulmin e bollëkut, do ta pushtojë ankthi,hallet do ta mbysin me gjithë forcën e tyre. 23  Teksa mbush barkun,Perëndia* do të shfryjë mbi të zemërimin e Tij të zjarrtë,do ta derdhë si shi mbi të, deri brenda zorrëve. 24  Kur t’ia mbathë nga armët prej hekuri,do ta shpojnë shigjetat e harqeve prej bakri. 25  Nga shpina do të shkulë një shigjetë,një armë vezulluese do të heqë nga tëmthi;tmerret do ta mbërthejnë.+ 26  Thesaret e tij i pret errësira e plotë;një zjarr që nuk e ndezi e nuk i fryu kush, ka për ta përpirë,rrënimi i pret ata që mbeten gjallë në tendën e tij. 27  Qielli do t’ia nxjerrë në shesh fajin;toka do të ngrihet kundër tij. 28  Një përmbytje do t’ia fshijë tej shtëpinë,një përrua i rrëmbyer, ditën e zemërimit të Perëndisë.* 29  Ky është shpërblimi nga Perëndia për njeriun e lig,trashëgimia që Perëndia ka vendosur për të.»

Shënimet

Ose «ashtu si fryma ime e gjykon». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Ose «njerëzimi; Adami».
Ose «i apostatit».
Ose «vrer».
Fjalë për fjalë «gjuha».
Ose «pa i gëlltitur».
Fjalë për fjalë «Ai».
Fjalë për fjalë «të tij».