Jobi 22:1-30

  • Fjalimi i tretë i Elifazit (1-30)

    • ‘Ç’i hyn në punë njeriu Perëndisë?’ (2, 3)

    • Akuzon Jobin për lakmi dhe padrejtësi (6-9)

    • ‘Kthehu te Perëndia dhe do ta marrësh veten’ (23)

22  Elifazi,+ temaniti, iu përgjigj:   «Ç’i hyn në punë njeriu Perëndisë? Ç’i hyn në punë njeriu me gjykim të thellë?+   A i intereson të Plotfuqishmit* nëse ti je i drejtë?!Ç’leverdi ka ai nëse ti mban integritetin?!*+   Mos vallë të ndëshkon e hap gjyq kundër tejengaqë tregon nderim të thellë për të?   Apo ngaqë e ke mbushur kupën me ligësinë tëndedhe ngaqë fajet e tua s’kanë fund?!+   Se ti u merr një peng vëllezërve kot më kot,ia zhvat tjetrit rrobën dhe e lë lakuriq.*+   Të lodhurit nuk i jep asnjë gllënjkë ujë,dhe të uriturit, asnjë copë bukë.+   Vendin e ka në dorë njeriu i fuqishëm,+dhe në të banojnë të privilegjuarit.   Kurse vejushat i përzë duarboshdhe jetimëve* ua pret krahët. 10  Ja pse të rrethojnë gracka* ngado+e tmerre të papritura të shtijnë frikën; 11  ja pse është kaq errësirë sa nuk sheh dote të mbulojnë ujëra vërshuese. 12  A nuk është Perëndia lart në qiej? Shih sa lart janë të gjitha yjet! 13  Por ti thua: ‘E ku di gjë Perëndia? A gjykon dot ai përmes territ të zi? 14  Retë ia pengojnë pamjen,ndaj nuk sheh teksa ecën nëpër kupën* qiellore.’ 15  A do të ndjekësh udhën e lashtëku kanë shkelur të ligjtë, 16  këta njerëz që i ka rrëmbyer vdekja* para kohe,themelet e të cilëve i ka marrë lumi?*+ 17  Ata i thoshin Perëndisë së vërtetë: ‘Na lër rehat!’, dhe ‘Ç’mund të na bëjë i Plotfuqishmi?’, 18  ndonëse ishte ai që ua mbushte shtëpitë me të mira. (Një mendim të tillë të lig as e çoj ndër mend.) 19  Mirëpo të drejtët do të gëzojnë kur të shohin rrënimin e tyre,i pafajshmi do të tallet me ta: 20  ‘Kundërshtarët tanë janë shuar,dhe ç’ka mbetur prej tyre, do ta përpijë zjarri.’ 21  Njihe Perëndinë që të gëzosh paqe,atëherë do të të vijnë veç të mira. 22  Pranoje ligjin që del nga goja e tij,dhe rrënjosi në zemër fjalët e tij.+ 23  Nëse kthehesh tek i Plotfuqishmi, do ta marrësh veten;+nëse e heq padrejtësinë nga tenda jote, 24  nëse e hedh floririn* përtokëdhe arin e Ofirit+ në grykat* shkëmbore, 25  atëherë i Plotfuqishmi do të bëhet floriri ytdhe argjendi më i zgjedhur për ty. 26  I Plotfuqishmi do të jetë kënaqësia jotedhe ti do t’i ngresh sytë* drejt Perëndisë. 27  Do t’i përgjërohesh e ai do të të dëgjojë,e atëherë do t’i plotësosh zotimet e tua. 28  Çfarëdo që të vendosësh të bësh, do të ketë sukses;në udhët e tua do të shkëlqejë drita. 29  Se po të flasësh gjithë arrogancë, do të poshtërohesh;por të përulurin,* ai do ta shpëtojë. 30  Ai do ta shpëtojë të pafajshmin,e me siguri edhe ty, nëse duart i ke të pastra.»

Shënimet

Ose «A kënaqet i Plotfuqishmi».
Ose «i zhvesh ata që s’kanë ç’të veshin».
Ose «fëmijëve pa baba».
Fjalë për fjalë «gracka zogjsh».
Ose «rrethin».
Ose «që u është shkurtuar jeta».
Ose «i ka zhdukur përmbytja?»
Ose «copëzat e arit».
Ose «në vadet». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fytyrën».
Ose «atë që i mban sytë përdhe».