Jobi 3:1-26
3 Pas kësaj Jobi filloi të fliste e të mallkonte ditën që kishte lindur.*+
2 Ai tha:
3 «U shoftë dita që linda+ dhe nata kur dikush tha:
‘Është ngjizur një djalë!’
4 U bëftë errësirë ajo ditë!
Perëndia lart në qiell e harroftë!
Drita më mos e ndriçoftë!
5 Errësira e thellë* e marrtë sërish!
Një re e zezë e mbuloftë!
Gjithçka e zymtë e tmerroftë!
6 Terri atë natë e pushtoftë!+
Mes ditëve të vitit mos gëzoftë!
Mes ditëve të muajve mos u numëroftë!
7 Po, shterpë u bëftë ajo natë!
Britmë gëzimi në të mos u dëgjoftë!
8 E mallkofshin ata që mallkojnë ditën,ata që janë në gjendje të zgjojnë leviathanin!*+
9 Në mugëtirën e asaj nate, yjet u errësofshin!
Le të presë ajo më kot dritëne mos i paftë rrezet e agimit,
10 ngaqë nuk ia mbylli barkun nënës sime+dhe as ua fshehu dhembjen syve të mi.
11 Pse nuk vdiqa sapo erdha në jetë?!
Pse nuk dhashë frymë sapo dola nga barku i nënës?!+
12 Pse më priti prehri i saj dhe gjinjtë që të më mëndnin?
13 Se tani do të prehesha i qetë,+do të flija e do të pushoja+
14 bashkë me mbretërit e tokës dhe këshilltarët e tyre,të cilët ngritën për vete monumente që tani s’janë veçse rrënoja;*
15 ose me princat që zotëronin are që shtëpitë i kishin plot argjend.
16 Veç të kisha qenë si një foshnjë e dështuar,e askush të mos e merrte vesh,si një fëmijë që s’e sheh kurrë dritën e diellit!
17 Në varr, edhe të ligjve nuk u vlon më tërbimi,edhe të rraskapiturit prehen në paqe.+
18 Atje të gjithë të burgosurit kanë qetësi,e askush nuk i detyron më të punojnë.
19 Të vegjël e të mëdhenj janë njësoj atje,+dhe skllavi s’është më skllav i zotërisë së tij.
20 Pse e lë të shohë dritë njeriun që vuan?!
Pse i fal jetë shpirtvrerosurit?!*+
21 Pse nuk u vjen vdekja atyre që mezi e presin,+atyre që e kërkojnë më shumë se thesaret e fshehura,
22 atyre që s’do t’i mbante vendi nga gëzimidhe që do të ishin të lumtur kur ta gjenin varrin?
23 Pse Perëndia e lë të shohë dritë atë që e ka humbur rrugën,kur Ai vetë e ka lënë pa rrugëdalje?!+
24 Psherëtimat janë ushqimi im,+dhe rënkimet+ e mia janë si ujëra vërshuese,
25 sepse asaj që i tmerrohesha, ajo më ndodhi,dhe asaj që i trembesha, ajo më ra.
26 Nuk gjej aspak paqe, qetësi, prehje,sepse telashet s’më lënë të marr frymë.»
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «ditën e tij».
^ Ose «Errësira dhe hija e vdekjes».
^ Mendohet se i referohet krokodilit ose ndonjë kafshe tjetër të madhe e të fuqishme ujore.
^ Një mundësi tjetër «të cilët ngritën për vete vende të shkreta».
^ Ose «atij që ka një hall të madh?!»