Jobi 32:1-22
32 Kështu ata të tre nuk i kthyen më përgjigje, se Jobi ishte i bindur për drejtësinë e vet.*+
2 Mirëpo Elihu, biri i Barakelit, buzitit,+ nga familja e Ramit, u zemërua shumë. Atij iu ndez zemërimi kundër Jobit, se u përpoq ta shpallte veten më të drejtë se Perëndia.+
3 U zemërua shumë edhe me tre shokët e Jobit, sepse nuk kishin ditur t’i përgjigjeshin siç duhet, përkundrazi, kishin bërë fajtor Perëndinë.+
4 Para se t’i përgjigjej Jobit, Elihu priti të mbaronin ata, meqë ishin më të moshuar.+
5 Kur pa se ata të tre nuk kishin ç’ti thoshin më Jobit, Elihut iu ndez zemërimi edhe më shumë.
6 Kështu Elihu, biri i Barakelit, buzitit, filloi të thoshte:
«Unë jam i ri,*kurse ju të moshuar.+
Ndaj nga respekti u përmbajta+
e s’guxova t’ju thosha atë që di.
7 Mendova: ‘Të flasë mosha,*dhe të tregojnë mençuri vitet e shumta.’
8 Por aftësinë për të kuptuarnjeriut ia jep fryma e shenjtë, po, fryma e të Plotfuqishmit.+
9 Mosha s’të bën* medoemos të mençur,s’janë vetëm të moshuarit që kuptojnë ç’është e drejtë.+
10 Prandaj them: ‘Më dëgjoni,se edhe unë do t’ju tregoj atë që di.’
11 Prita të flisnit ju;i dëgjova arsyetimet tuaja+ ndërsa kërkonit të gjenit fjalët.+
12 Ju ndoqa me vëmendje,por asnjëri s’mundi t’i tregonte Jobit se e kishte gabim*ose t’u jepte përgjigje argumenteve të tij.
13 Prandaj mos thoni: ‘Kemi mençuri,se atë po e ndreq Perëndia, jo njeriu.’
14 Jobi s’i drejtoi ato fjalë kundër meje,prandaj nuk do t’i përgjigjem me arsyetimet tuaja.
15 Ju u shtangët, s’u përgjigjët më;s’kishit më asgjë për të thënë.
16 Prita, por ju nuk po flisnit më;thjesht rrinit atje e s’përgjigjeshit.
17 Prandaj do të përgjigjem unë;edhe unë do t’ju tregoj atë që di,
18 sepse kam plot fjalë për të thënë;fryma e Perëndisë më nxit të flas.
19 Brenda* ndihem si vera e mbyllur,si kacekët e rinj të verës që janë gati të pëlcasin.+
20 Më lini të flas që të gjej lehtësim,do të hap gojën e do të përgjigjem.
21 S’do të mbaj anën e askujt,+askujt s’do t’i bëj lajka,*
22 se nuk di të bëj lajka,përndryshe Bërësi im do të më shfaroste në çast.
Shënimet
^ Ose «ishte i drejtë në sytë e vet».
^ Fjalë për fjalë «i vogël në ditë».
^ Fjalë për fjalë «Të flasin ditët».
^ Ose «Ditët e shumta s’të bëjnë».
^ Ose «ta korrigjonte Jobin».
^ Fjalë për fjalë «Barku im».
^ Ose «s’do t’i drejtohem me tituj nderi».