Jobi 35:1-16
35 Elihu vazhdoi:
2 «A je kaq i bindur që ke të drejtë të thuash:
‘Jam më i drejtë se Perëndia.’+
3 Se ti thua: ‘E ç’rëndësi ka për ty* nëse bëj të mirën?
Mos kam fituar gjë ngaqë nuk kam mëkatuar?’+
4 Por unë do të të përgjigjem tydhe shokëve+ të tu bashkë me ty.
5 Ngriji sytë drejt qiellit dhe shih!Vështroji retë+ që janë më lart se ti!
6 Nëse ti mëkaton, ç’të keqe i bën atij?+
Nëse kryen më shumë faje,* ç’dëm i sjell?+
7 Nëse je i drejtë, mos po i jep diçka atij?
Ç’merr ai nga ti?+
8 Ligësia jote ndikon vetëm te një njeri si ti,dhe drejtësia jote, veç te një bir njeriu.
9 Njerëzit thërrasin për ndihmë prej shtypjes së madhe;klithin për lehtësim nga sundimi* i të fuqishmëve.+
10 Por asnjë nuk thotë: ‘Ku është Perëndia, Bërësi im i Madh,+ai që të nxit netëve t’i thurësh këngë lëvdimi?’+
11 Ai na mëson neve+ më tepër se kafshët e tokës,+e na bën më të mençur se zogjtë e qiellit.
12 Njerëzit thërrasin për ndihmë, por ai s’u përgjigjet+sepse ai e sheh krenarinë e të ligjve.+
13 Pa dyshim, Perëndia nuk i dëgjon kurrë britmat e shtirura;*+jo, i Plotfuqishmi nuk u kushton vëmendje.
14 Aq më pak do të të dëgjojë ty që ankohesh se nuk e sheh!+
Çështja jote ligjore është para tij, ndaj Atë duhet të presësh,+
15 se ai nuk të ka kërkuar llogari i zemëruar,as nuk ua ka vënë veshin fjalëve të tua të rrëmbyera.+
16 Prandaj Jobi e hap gojën më kot,dhe thotë fjalë pa fund ndonëse s’ka njohuri.»+
Shënimet
^ Ka shumë të ngjarë t’i referohet Perëndisë.
^ Ose «shkelje». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «krahu».
^ Ose «gënjeshtrat».