Jobi 8:1-22
8 Pastaj e mori fjalën Beldadi,+ shuahiti:+
2 «Deri kur do të flasësh kështu?+
Fjalët e gojës sate janë veçse një erë e fortë!
3 Mos vallë jep gjykime të shtrembëra Perëndia?
Mos vallë e shtrembëron drejtësinë i Plotfuqishmi?
4 Nëse bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij,ai i ka lënë të korrin pasojat* e rebelimit të tyre.
5 Por, po t’i kthesh sytë nga Perëndia+e t’i përgjërohesh të Plotfuqishmit për miratim,
6 po të ishe vërtet i kulluar e i drejtë,+ai do të të bëhej krah* e do të të rikthente në vendin që të takon,
7 dhe pavarësisht fillimit tënd të papërfillshëm,e ardhmja jote do të ishte madhështore.+
8 Pyeti, të lutem, brezat e shkuar,vërua veshin gjërave që mësuan të parët e tyre.+
9 Se ne dje erdhëm në jetë e nuk dimë asgjë,ngaqë ditët tona në tokë janë si hije.
10 A nuk do të të mësonin ata?
A nuk do të t’i tregonin gjërat që dinë?*
11 A hedh shtat papirusi jashtë kënetës?
A rritet, vallë, kallami pa ujë?
12 Do të thahej më shpejt se çdo bimë tjetër,ndonëse ende i gjelbër dhe i pakëputur.
13 Kështu përfundojnë* të gjithë ata që e harrojnë Perëndinë,sepse shpresat e të ligut* do të shuhen.
14 Siguria e të ligut është e kotë,besimi i tij është i brishtë si një rrjetë* merimange.
15 Ai mbështetet te kjo rrjetë,* por ajo prishet;përpiqet të kapet pas saj, por ajo nuk mban.
16 Ai është si një bimë e njomë që rritet nën rrezet e diellit,dhe filizat e tij mbushin gjithë kopshtin.+
17 Në një grumbull gurësh i pleksen rrënjëte mes guralecëve kërkon shtëpi.
18 Por nëse e shkulin nga vendi i tij,vetë vendi do ta mohojë: ‘S’të kam parë kurrë!’+
19 Po, kështu do të zhduket,*+e të tjera bimë do të mbijnë në vend të tij.
20 Perëndia s’ka për t’i hedhur poshtë ata që mbajnë integritetin*dhe as s’ka për t’i mbështetur* të ligjtë.
21 Ai do të të kthejë sërish buzëqeshjen,e prej gojës sate do të dalin veç britma hareje.
22 Turpi do t’i mbulojë ata që të urrejnëdhe tenda e të ligjve nuk do të jetë më.»
Shënimet
^ Ose «ka lejuar të ndëshkoheshin».
^ Ose «do të bënte diçka për ty; do të të kushtonte vëmendje».
^ Ose «a nuk do të të thoshin fjalë që vijnë nga zemra?»
^ Fjalë për fjalë «Kështu janë shtigjet».
^ Ose «e apostatit».
^ Fjalë për fjalë «një shtëpi».
^ Fjalë për fjalë «shtëpi».
^ Ose «ky është fundi i udhës së tij».
^ Ose «të paqortueshmit». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «për t’i kapur për dore».