Josiu 12:1-24

  • Mbretërit që u mundën në lindje të Jordanit (1-6)

  • Mbretërit që u mundën në perëndim të Jordanit (7-24)

12  Këta janë mbretërit e vendit që u mundën nga izraelitët, të cilët shtinë në dorë vendin e tyre në anën lindore të Jordanit, nga lugina e Arnonit*+ deri në malin e Hermonit+ dhe tërë Arabahun drejt lindjes:+  Sihoni,+ mbreti i amoritëve, që banonte në Heshbon. Sundimi i tij fillonte nga qyteti i Aroerit,+ që ishte buzë luginës së Arnonit,+ pastaj shtrihej nga mesi i luginës së Arnonit deri në luginën e Jabokut,* përfshinte gjysmën e Galadit e shkonte deri te lugina e Jabokut, që ishte në kufi me amonitët.  Ai sundonte edhe në anën lindore të Arabahut deri në detin e Kineretit*+ dhe, në anën e tij lindore, deri në detin e Arabahut, që është Deti i Kripur,* në drejtim të Beth-Jeshimotit, dhe drejt jugut poshtë shpateve të Pisgahut.+  Mbreti tjetër ishte Ogu,+ mbreti i Bashanit, një nga të fundit e refaimëve.+ Ai banonte në Ashtarot e në Edrei  dhe sundonte në malin e Hermonit, në Salekah dhe në tërë Bashanin,+ deri në kufi me geshuritët e me makathitët,+ si edhe mbi gjysmën e Galadit deri në territorin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.+  Këta i mundi Moisiu, shërbëtori i Jehovait, dhe izraelitët.+ Pas kësaj, Moisiu, shërbëtori i Jehovait, ua dha në zotërim vendin e tyre rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.+  Këta janë mbretërit e vendeve që Josiu dhe izraelitët mundën në anën perëndimore të Jordanit, nga Baal-Gadi+ në luginën e Libanit+ deri në malin e Halakut,+ që ngjitet deri në Seir+ (më pas, vendet e tyre Josiu ua dha në zotërim fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,+  në rajonin malor, në Shefelah, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negeb,+ domethënë vendin e hititëve, amoritëve,+ kananitëve, perezitëve, hivitëve dhe jebusitëve):+   mbreti i Jerikosë,+ mbreti i Ait,+ pranë Bethelit, 10  mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit,+ 11  mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit, 12  mbreti i Eglonit, mbreti i Gezerit,+ 13  mbreti i Debirit,+ mbreti i Gederit, 14  mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit, 15  mbreti i Libnahut,+ mbreti i Adulamit, 16  mbreti i Makedahut,+ mbreti i Bethelit,+ 17  mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit, 18  mbreti i Afekut, mbreti i Lasharonit, 19  mbreti i Madonit, mbreti i Hazorit,+ 20  mbreti i Shimron-Meronit, mbreti i Akshafit, 21  mbreti i Tanakut, mbreti i Megidos, 22  mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit+ në Karmel, 23  mbreti i Dorit në shpatet e Dorit,+ mbreti i Gojimit në Gilgal 24  dhe mbreti i Tirzahut; gjithsej 31 mbretër.

Shënimet

Ose «vadi i Arnonit». Shih Fjalorthin.
Ose «vadin e Jabokut». Shih Fjalorthin.
Domethënë, liqenin e Genesaretit ose detin e Galilesë.
Domethënë, Deti i Vdekur.