Josiu 13:1-33

  • Vendi që ende duhej pushtuar (1-7)

  • Ndarja e vendit në lindje të Jordanit (8-14)

  • Trashëgimia e rubenitëve (15-23)

  • Trashëgimia e gaditëve (24-28)

  • Trashëgimia e Manaseut në lindje (29-32)

  • Jehovai është trashëgimia e levitëve (33)

13  Mirëpo Josiu ishte i moshuar dhe afër fundit të jetës.+ Prandaj Jehovai i tha: «Ti je i moshuar dhe nuk të mbetet edhe shumë kohë për të jetuar. Por ka akoma mjaft tokë për t’u shtënë në dorë.*  Ja vendi që mbetet:+ tërë rajonet e filistinëve dhe të geshuritëve+  (nga degëzimi i Nilit* në lindje të* Egjiptit deri lart në kufi me Ekronin në veri, që dikur njihej si territori i kananitëve),+ duke përfshirë territorin e pesë sundimtarëve filistinë+—gazitët, ashdoditët,+ ashkelonitët,+ gititët,+ ekronitët;+ dhe të avimëve+  në jug; tërë vendi i kananitëve; Mearahu që është i sidonitëve,+ deri në Afek që shtrihet në kufi me amoritët;  vendi i gebalitëve+ dhe tërë Libani në drejtim të lindjes, nga Baal-Gadi rrëzë malit të Hermonit deri në Lebo-Hamath;*+  tërë banorët e rajonit malor, nga Libani+ deri në Misrefot-Maim;+ dhe tërë sidonitët.+ Të gjithë këta unë do t’i dëboj* para izraelitëve.+ Ty të takon vetëm t’ia caktosh këtë vend Izraelit si trashëgimi, siç të kam urdhëruar.+  Tani duhet t’ua ndash këtë vend si trashëgimi nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.»+  Gjysma tjetër e fisit të Manaseut, bashkë me rubenitët dhe gaditët, morën si trashëgimi vendin që u dha Moisiu në anën lindore të Jordanit, siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtori i Jehovait:+  nga Aroeri,+ që është buzë luginës së Arnonit,*+ duke përfshirë edhe qytetin që është në mes të luginës dhe tërë rrafshnaltën* e Medebës deri në Dibon; 10  tërë qytetet e Sihonit, mbretit të amoritëve, i cili mbretëronte në Heshbon, deri në kufi me amonitët;+ 11  gjithashtu Galadin dhe territorin e geshuritëve, të makathitëve,+ tërë malin e Hermonit dhe tërë Bashanin+ deri në Salekah;+ 12  tërë mbretërinë e Ogut në Bashan, i cili mbretëronte në Ashtarot e në Edrei. (Ogu ishte një nga të fundit e refaimëve.)+ Moisiu i mundi ata dhe i dëboi.*+ 13  Por izraelitët nuk i dëbuan*+ geshuritët e makathitët; ata banojnë edhe sot e kësaj dite mes Izraelit. 14  Vetëm fisit të levitëve ai nuk i dha trashëgimi.+ Trashëgimia e tyre, siç u premtoi ai,+ janë blatimet e bëra me zjarr për Jehovain,+ Perëndinë e Izraelit. 15  Pastaj Moisiu i dha një trashëgimi fisit të rubenitëve, sipas familjeve. 16  Territori i tyre fillonte nga Aroeri, që është buzë luginës së Arnonit,* dhe përfshinte qytetin që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën pranë Medebës, 17  Heshbonin me tërë qytezat e tij+ që janë në rrafshnaltë, Dibonin, Bamot-Baalin, Beth-Baal-Meonin,+ 18  Jahazin,+ Kedemotin,+ Mefatin,+ 19  Kiriataimin, Sibmahun,+ Zeret-Shaharin në malin e luginës,* 20  Beth-Peorin, shpatet e Pisgahut+ dhe Beth-Jeshimotin,+ 21  pra, tërë qytetet e rrafshnaltës dhe tërë mbretërinë e Sihonit, mbretit të amoritëve, që mbretëronte në Heshbon.+ Moisiu mundi Sihonin,+ si edhe Evin, Rekemin, Zurin, Hurin dhe Rebain,+ prijës midianitë dhe vasalë* të Sihonit që banonin në vend. 22  Një nga ata që izraelitët vranë me shpatë ishte edhe Balami,+ biri i Beorit, që ishte fallxhor.+ 23  Kufiri i rubenitëve ishte Jordani. Ky ishte territori, me qytetet dhe fshatrat e tyre, që iu dha si trashëgimi rubenitëve, sipas familjeve. 24  Veç kësaj, Moisiu i dha një trashëgimi fisit të Gadit, gaditëve, sipas familjeve. 25  Territori i tyre përfshinte Jazerin,+ tërë qytetet e Galadit, gjysmën e vendit të amonitëve+ deri në Aroer, që gjendet përballë Rabahut,+ 26  dhe shkonte nga Heshboni+ deri në Ramat-Mizpeh e në Betonim, dhe nga Mahanaimi+ deri në kufi me Debirin. 27  Në luginë* kishte Beth-Haramin, Beth-Nimrahun,+ Sukotin,+ Zafonin, pjesën tjetër të mbretërisë së Sihonit, mbretit të Heshbonit,+ me Jordanin si kufi deri në skajin e poshtëm të detit të Kineretit,*+ në anën lindore të Jordanit. 28  Kjo ishte trashëgimia e gaditëve, sipas familjeve, me qytetet dhe fshatrat e tyre. 29  Më tej, Moisiu i dha një trashëgimi gjysmës së fisit të Manaseut, sipas familjeve.+ 30  Territori i tyre shtrihej nga Mahanaimi,+ dhe përfshinte tërë Bashanin, tërë mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashanit, dhe tërë fshatrat me tenda të Jairit+ në Bashan, gjithsej 60 qyteza. 31  Gjysma e Galadit dhe Ashtaroti me Edrein,+ që ishin qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan, iu dhanë bijve të Makirit,+ birit të Manaseut, domethënë, gjysmës së bijve të Makirit, sipas familjeve. 32  Këto u dha si trashëgimi Moisiu në rrafshinat e shkreta të Moabit, përtej Jordanit, në lindje të Jerikosë.+ 33  Por fisit të levitëve, Moisiu nuk i dha trashëgimi.+ Jehovai, Perëndia i Izraelit, është trashëgimia e tyre, siç u premtoi ai.+

Shënimet

Ose «për t’u pushtuar».
Fjalë për fjalë «përballë».
Ose «nga Shihori».
Ose «hyrjen e Hamathit».
Ose «do t’i shpronësoj».
Ose «pllajën».
Ose «vadit të Arnonit». Shih Fjalorthin.
Ose «i shpronësoi».
Ose «nuk i shpronësuan».
Ose «vadit të Arnonit». Shih Fjalorthin.
Ose «e ultësirës».
Domethënë, mbretër që i ishin nënshtruar Sihonit.
Ose «ultësirë».
Domethënë, të liqenit të Genesaretit ose të detit të Galilesë.